Dy priftërinj nga Kolumbia, që u gjetën të vrarë në kryeqytetin Bogota një vit më parë, kanë punësuar vetë vrasësit që të bënin ekzekutimin e tyre. Sipas BBC, ky është varianti që ka paraqitur në gjykatë prokuroria. Kjo e fundit tha se priftërinjtë kishin bërë një pakt vetëvrasës pasi njëri ishte diagnostikuar me SIDA, por kontraktuan vrasës për shkak se nuk e bënin vetëvrasjen.
Por të afërmit e priftërinjve thonë se ata ishin viktima të një grabitje të armatosur. Ata kanë hedhur poshtë akuzat se të dy priftërinjtë ishin të përfshirë në një marrëdhënie homoseksuale.
Dy nga vrasësit u kapën pas përgjimit të telefonatave që ishin bërë nga telefonat e priftërinjve. Ata u thanë vrasësve që të bënin të dukej sikur ishte një grabitje e armatosur.