Qyteterimi Maya ka ekzistuar qe nga viti 250 pas eres se re deri ne 950 pas eres sere,
ne Ameriken qendrore -disa teori konsiderojne si fajtore te zhdukjes se ketij qyteterimi trazirat e medha sociale dhe shperthimin e semundjeve. Por nje studim iri i kryer nga nje ekip shkencetaresh, me te miret e fushes, i cili mbron me shume tezen e fundit te shtuar ne listen e teorive shkaktare te zhdukjes se Maya, vjen te µvertetoje¶ teorine me dominuese te koheve te fundit, se qyteterimiMaya u zhduk per shkak te mungeses se reshjeve te shiut, pra si pasoj e thatesires se madhe qe kaptoirajonin. Mungesa e reshjeve te shiut Keshilli i Studimit te Natyres dhe Ambientit iBritanise se Madhe, sponsorizoje nje studim disa vjeçar mbishkaqet e zhdukjes se qyteterimit Maya. Ky studim u krye nga nje ekip studiuesish dhe shkencetaret me te miret e fushes nga Meksika dhe Britania, te cilet pohojne se shkak i zhdukjes se Maya ishte mungesa e madhe e shiut, sidomos ne periudhen e veres. Sipas studiuesve, gjate periudhes qe nga viti 800 deri ne 950 pas eres se re, pasoj nje periudhe thatesire me nje reduktim te madhe te reshjeve te shiut, nga 25 deri ne 45% ne nivel vjetor. Ky reduktim, teorikisht ne plane te pare nuk ishte dhe aq irendesishem dhe i rrezikshem qe te mund te shkaterronte nje qyteterim te tere, por siç edhe pohojne studiuesit: “Çeshtja e mungeses se shiut, perberi nje fenomen te çrregullt jo te “niveluar”, ndaj mungesa e tij ishte shume me e theksuar gjate periudhes se veres”.
Thuajse mungesa e plote e reshjeve te shiut, gjate gjithe veres ne kombinim me temperaturat e larta, çdo vit krijonte thatesira te medha. Thatesira e veres, ishte aq shume e theksuar, saqe solli pasoja te njepasnjeshme qe çuan ne rrenimin dhe shkaterrimin perfundimtar te Perandorise se qyteterimit Maya.
Shpjegimi
“Per me shume se nje shekull, studiohet teoria e ndryshimeve klimaterike e sidomos ajo e thatesirave, sishkaktare e shkaterrimit dhe rrenimit te qyteterimit Maya. Edhe pse shume studiues, kishin zhvilluar dhe mbronin fuqishem tezat mbi ekstremet e dukurive natyrale, siç rezultoi, deri me sot askush prej tyre nuk kishte llogaritur periudhen kohore te thatesires e cila goditi qyteterimin Maya. Duke studiuar shume te dhena te ndryshme te mbledhura me menyren me te mire te mundshme, gjithmone ne nivelshkencore, arritem te krijojme nje model klimaterik qe kombinonte me ndikimin dhe pasojat klimaterike qe vijoji ne rajonet e qyteterimit Maya”, deklaroi Martin Medina Elizante, profesor i Qendres per Kerkimin Shkencor ne Jukatan te Meksikes, i cili ishte anetar i ekipit te hulumtuesve.
“Vera ishte periudha kur Maya-t, depozitonin dhe isherbenit rrjetit te sistemit te tyre te ujit te embel. Ne shume zona, siç ishte ajo e Jukatan, nuk kishte lumenj apo perrenj dhe shiu ishte furnitori i vetem i depozitave te tyre te ujit. Kushtet e thatesires gjate muajve te veres -fenomen i cili zgjati dhe u perserit per shume vite rresht- patisi pasoj mungesa te theksuara deri tragjike te ujit te embel, gje e cila udhehoqi ne trazira te medha sociale, si dhe shpernguljen e popullates dhe njekohesisht shkaterrimin e qyteterimit”, pohon Elko Rolling, profesor ne Universitetin e Southampton, i cili ishte kreu i ekipit te studimit, si deh rezultatin e studimit te tyre ai e publikoi ne revisten shkencore “Science”.
Ky hulumtim konsiderohet si i nje rendesie te veçante, pasi perben studimin me te kompletuar deri me tani dhe te dhenat e tij, jane dhe paralajmeruese dhe trokasin ne dyert e shkencetareve dhe te qyteterimit te sotem modern njerezor, me qellim marrjen e masave parandaluese ne rast te nje rreziku te tille, e aq me shume nese airishfaqet te njejtin rajon gjeografik: “Ekzistojne diferenca te medha ndermjet dy epokave, por sinjali irrezikut eshte mese isakte. Nje periudhe e shoqeruar me mungesa te reshjeve te shiut, e cila ne plane te pare do te dukej jo e rendesishme, jo shqetesuese etj, mund te kthehet ne nje problem shumet te madh diakronik. Sot kemi privilegjin e diturise dhe shkences, ndaj duhet te reagojme dhe te veprojme ne perputhje me rrethanat qe t¶i paraprijme çdo te keqe”, theksohet ne raportin e shkencetareve.