Të kesh shumë miq në Facebook. Të pranosh miqësinë e njerëzve të panjohur. Të mos kthehesh të njëjtën vëmendje që të kushtojnë të tjerët. Dhe e fundit: Të ndryshosh shumë shpesh fotografinë e profilit, të etiketosh imazhe dhe të azhornosh me statuse.
Janë pikërisht këto, arsyet e një personi në Facebook, i cili shfaq shenja narcisizmi.
Është një studim i publikuar në revistën “Personality and individual differences”, i cili ka vënë në dukje lidhjen mes narcisizimit dhe rrjetit social.
Studimi mbron tezën se fakti që mund të kesh shumë miq në Facebook lidhet me një personalitet që e cilëson si diçka “tepër të rëndësishme dhe me vlera” diçka të tillë.
Në vitet e fundit lidhja mes narcisizmit dhe rrjetit social, ka qenë një zonë tepër e preferuar studimesh për psikologjinë..
Autori i hulumtimit të sipërpërmendur është pjesë e departamentit të komunikacionit në universitetin e Western Illinois: pohon se janë të dhëna të një “ane të errët” të Facebook.
Analiza është kryer mbi një grup prej 300 personash mes moshës 18 dhe 65 vjeç.
Është vënë re se në bazë të disa sjelljeve të caktuara shumë persona shfaqin shenja narcisizmi në Facebook.
E megjithatë ende nuk është e qartë se sa e shpeshtë është kjo lidhje.
Mbetet ende për tu qartësuar fakti nëse është personaliteti që ndikon në zgjedhjet që bëjmë në Facebook apo anasjelltas.