Bëhet fjalë për të famshmin Remi Gaillard i cili para disa vjetësh ka hyrë në fushë duke u hequr si futbollist. Kur lojtarët ngrenë me radhë kupën e festojnë fitoren, të njëtën gjë bën edhe ai. adje, duke kaluar shumë lehtë policinë, ai arrin të zbresë në fushë e të festojë bashkë me idhujt e tij.
Ai ngre disa herë kupën dhe vrapon në fushë duke përshëndetur tifozët e tjerë në stadium, bën foto, bën xhiron e nderit dhe askujt nuk i bie në sy prania e këtij të huaji. Për më shumë se 2 orë i riu dha autografe e qëndroi edhe në dhomat e zhveshjes, deri sa u diktua nga trajneri.