TIRANË- Tre burgim të përjetshëm, 127 vite e 6 muaj burg dhe 80.9 milionë lekë të reja gjobë kërkon prokuroria e Tiranës në Gjykatën e Apelit për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, duke kërkuar kështu prishjen e vendimit të dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit të akuzës, ku katër prokurorët e çështjes firmosen dhe nisen drejt Gjykatës së Apelit ankimin për vendimin e dhënë nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado dhe anëtarët Fatmira Hajdari e Shefkije Demiraj.
“Ankimi është bërë i pa arsyetuar pasi ende nuk është zbardhur vendimi i argumentuar nga treshja gjykuese e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ankimi jonë është bërë për të kapur afatet dhe pas zbardhjes së vendimit të arsyetuar do të përgatisim edhe argumentet pse jemi kundër vendimit të dhënë më datë 12 Mars 2012”-thanë prokurorët për “Shekullin”. Sipas prokurorisë, të pandehurit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli duhet të dënohen me “burgime të përjetshme” për vrasjet indirekte të kryer në Gërdec.
Ndërsa për 25 të pandehurit e tjerë, prokuroria kërkon nga Gjykata e Apelit dënimin me 127 vite e 6 muaj burg dhe 80.9 milionë lekë të reja gjobë. Por, kjo kërkesë e prokurorisë, u rrëzua nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila në vendimin e saj përveç se ia ndryshoi kualifikimin e veprës penale, nga vrasje në shkelje të rregullave në punë, vendosi edhe dënimet minimale ndaj tyre. Sipas vendimit, Gjykata i deklaroi fajtor vetëm 19 prej të pandehurve dhe i dënuar në total 90 vite burg dhe 26.5 milion lekë gjobë, ndërsa 9 të tjerë i deklaroi të pafajshëm, për njërin prej tyre vendosi kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme.
F.Vezaj