Forumi Kuq E Zi
Raporti i pronave, BB pranon gabimet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Raporti i pronave, BB pranon gabimet Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Raporti i pronave, BB pranon gabimet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Raporti i pronave, BB pranon gabimet Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Raporti i pronave, BB pranon gabimet BankaboteroreIsh-pronarët duket se kanë bindur zyrën e Bankës Botërore në Tiranë që të rishikojë raportin e vlerësimit të pronave në vend, hartuar në qershor të vitit 2011, dhe ku jepen rekomandime për kthimin, kompensimin dhe legalizimin.

Sugjerimet për zgjidhjen e problemeve, të dhëna nga ekspertët e bankës janë kundërshtuar ashpër nga anëtarët e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, pasi sipas tyre, nuk janë marrë në konsideratë rekomandimet e tyre të ofruara vazhdimisht.

Me anë të një letre, kopja e së cilës disponohet nga gazeta “Shqip”, drejtoresha e BB-së, në Tiranë, Kseniya Lvovsky, pranon se në raport nuk janë përfshirë komentet e aktorëve të ndryshëm në çështjen e pronave.

“Bazuar në komentet e shumta që kemi marrë në lidhje me studimet mbi të drejtën e pronësisë nga një numër i gjerë aktorësh, gjatë dhe pas publikimit në shtator, autorët janë aktualisht në procesin e rishikimit të studimit”, thotë Lvovsky, në letrën që i ka dërguar për sqarim sekretarit të përgjithshëm, Agim Toro.

Më tej, në letër thuhet se, “rishikimet do të përfshijnë më mirë komentet dhe këndvështrimet e ndryshme mbi këtë çështje, përfshirë edhe komentet e ofruara nga ju (Agim Toros, në emër të shoqatës)”.

Një ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i shoqatës, Agim Toro, në intervistën e dhënë për gazetën ngre dyshime të forta për njëanshmëri të bankës në favor të qeverisë, duke shkelur sipas tij, parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Çfarë rekomandon banka

Në raportin e publikuar së fundmi mbi çështjen e pronësisë, ekspertët e Bankës Botërore ngrenë disa shqetësime mbi procesin e ngadaltë të kthimit dhe kompensimit të pronës, si dhe analizojnë stadin aktual ku ndodhen legalizimet.

BB pranon se qeveria e ka të pamundur të kompensojë financiarisht ish-pronarët, duke i sugjeruar të ulë masën e kthimit, e vlefshme edhe për tokën.

“Duhet riparë kërkesa ligjore për të dhënë kompensim me vlerat e tregut, duke qenë se duket qartë që nuk është e përballueshme financiarisht dhe nuk përputhet me praktikën ndërkombëtare”, thotë banka, duke dhënë si shembull rastet në disa vende të Europës Qendrore, të cilat kanë miratuar legjislacione për kthimin e pronave të shtetëzuara gjatë regjimit komunist dhe për pagesën e kompensimit për pronarët e shpronësuar pronat e të cilëve nuk mund të kthehen.

Mirëpo, shton banka, ligji shqiptar është i vetmi rast që kërkon kompensim me vlerën aktuale të tregut. Për shembull, në Poloni shkalla e kompensimit monetar është caktuar 20% e vlerës aktuale të tregut, ndërsa ligji letonez parashikon kompensim të vlerës së pronës në momentin e shpronësimit në vitin 1941.

“Në bazë të niveleve të kompensimit të pjesshëm të dhënë deri tani, kompensimi, qoftë edhe pjesërisht, i të gjithë kërkuesve që nuk e kanë marrë ende kompensimin do të ishte të paktën 625 milionë euro (më shumë se 7% e PPB-së së Shqipërisë në vitin 2009), ndërkohë që kjo kosto rritet me rritjen e vlerës së pasurive të paluajtshme në vend”, shton institucioni i lartë financiar në botë.

Në përfundim të analizës, BB thotë se, me ritmet e tanishme të dhënies së fondeve AKKP-së, do të duheshin disa dekada për t’i kompensuar plotësisht ish-pronarët sipas ligjit.

Tjetër propozim i BB, që ka acaruar ish-pronarët ka të bëjë me legalizimet. Propozimi është që të futen në proces legalizimi edhe 80 mijë objektet e ndërtuara pas skadimit të afatit, miratuar nga qeveria.

Çfarë duan ish-pronarët

Kategoria e ish-pronarëve shprehet se nuk u besohet kur dëgjojnë bankën të ofrojë si zgjidhje kompensimin e pjesshëm. “Është sikur qeveria jonë, t’i kthejë BB-së vetëm gjysmën e borxhit, me argumentin se nuk ka mundësi më tepër. Natyrisht që bankës nuk do t’i vijë dhe nuk do e pranojë”, bën krahasimet Toro.

Shoqata e pronarëve nuk pranon në radhë të parë faturën financiare të kompensimit të nxjerrë nga banka. Sipas tyre, fondi arrin në rreth 30 miliardë euro, e llogaritur mbi çmimet e tokës të miratuara nga vetë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. “Çuditërisht, BB kërkon ta ulë këtë vlerë kompensimi monetar, deri në mundësinë që ka qeveria shqiptare”, tregon Toro.

Ish-pronarët hedhin dyshime mbi faktin se, pse nuk janë thërritur në hartimin e raportit, pse u anashkaluan rekomandimet dhe studimi i tyre. Në intervistën e publikuar një ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i shoqatës bënte një zbardhje të raportit, sipas këndvështrimit të tij.

“BB jep si zgjidhje uljen e çmimit të tokës, për efekt kompensimi monetar, të miratuar nga qeveria, dhe e dyta, të ulet hapësira e tokës që duhet kompensuar. Pra, në rast se një pronari, p.sh, i takon të marrë 10 ha tokë, qeveria, sipas BB, duhet t’i kthejë vetëm 2 ha, ose në rast se një pronar duhet të marrë si kompensim monetar 5 euro, t’i jepet 1 euro, pra t’i ulet çmimet. Pra, këto propozime vijojnë me justifikimin se qeveria nuk ka mundësi financiare të kompensojë ish-pronarët”, deklaronte Toro, duke akuzuar bankën se po mbronte korrupsionin e qeverisë dhe të politikës në tërësi.

Ankesa ka edhe për rekomandimin e legalizimeve, si duhet të vijojë dhe masat që duhet të marrë qeveria për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare.

“Absurdi vijon akoma e më shumë, kur BB thotë në raport që të vijojë procesi i legalizimeve edhe për shtesat e krijuara pas afatit, që janë rreth 80 mijë. Kjo është një shkelje e hapur e ligjit, në dëm të interesave tona, si pronarë të ligjshëm”, përfundon Toro.

Në kushtet e pamundësisë së qeverisë për t’i kompensuar në vlerë monetare, ish-pronarët sugjerojnë kthimin e tokës, kudo ndodhet, në përjashtim kur mbi to janë ngritur objekte të rëndësisë publike.
Raporti i pronave, BB pranon gabimet Logo

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons