Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme në BE për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel, ka kërkuar që palët të vijojnë dialogun në të mirë të integrimit europian të vendit.
“Integrimi europian për Shqipërinë është prioritet dhe një projekt i tillë që të jetë i suksesshëm kërkohet një konsensus i gjerë mes palëve politike. Konsensusi ka bërë që të ketë arritje të cilat janë përkthyer në veprimi konkrete, prandaj ky dialog duhet të vazhdojë siç e kemi parë edhe në muajt e kaluar”, ka theksuar Mirel.
Mirel e ka vlerësuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit si hap pozitiv për integrimin dhe një shmbull që duhet të merret edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. / G.N.