Rusia përkrahu Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për vendosjen e një armëpushimi të përditshëm prej dy-orësh në Siri, për qëllime humanitare.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme Ruse i kërkoi trupave qeveritare dhe grupeve të armatosura që sulmojnë qeverinë që të ndërpresin dhunën pa vonesë.
Më parë, Rusia ka vendosur dy herë veto kundër rezolutave kundër Sirisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke bllokuar nismat ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.
Së bashku me Kinën, Rusia është superfuqia tjetër që mbështet regjimin, e konsideruar një aleat kyç në botën arabe. Moska dhe
Pekini kanë arsyetuar vetot e tyre ndaj rezolutave pa mungesën e garancive për mospasjen e një sulmi të njëanshëm si ai ndaj Libisë nga ana e komunitetit ndërkombëtar.
Gjatë ditës, përballje të dhunshme ndodhën në kryeqytetin Damask midis forcave qeveritare dhe rebelëve që pushtuan një lagje.
TCH