Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka lëshuar kritika të ashpëra në drejtim të delegacionit kosovar për bisedimet Kosovë-Serbi. Duke mos përmendur emrin e kryenegociatores, Edita Tahiri, kryeparlamentari Krasniqi tha se delegacioni kosovar nuk ka patur njohuri të mjaftueshme për të arritur sukses.
Më tej, Krasniqi tha se ndërprerja e bisedimeve nuk është zgjidhje, por sipas tij zgjidhja duhet të kërkohet në bisedimet, gjithnjë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Unë e kam thënë publikisht, se ndërprerja e bisedimeve nuk është zgjidhja. Zgjidhja duhet të kërkohet në bisedime dhe nëse delegacioni nuk ka arritur të kryejë detyrat dhe përgjegjësit e veta që i ka me Kushtetutë dhe me ligje, natyrisht ata që e kanë formuar
këtë delegacion duhet të mendojnë edhe për ta ndërruar dhe dërgimin e një delegacioni që i kryen përgjegjësitë e veta konform ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.
Për më tëpër në një nga gazetat ditore kryetari i Kuvendit ka deklaruar se, në asnjë menyrë nuk është dashur të pranohet fusnota, kështu siç është pranuar.
Krasniqi ka thënë se po të kishte biseduar klasa politike për këtë çështje, do ta kishim një zgjidhje më të mirë. Sipas tij, ekipi kosovar nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme për ta udhëhequr këtë dialog.
I pyetur se a duhet të ndërrohet kryenegociatroja, Edita Tahiri, Krasniqi ka thënë se nuk ka folur për emra të përveçëm, por siç ka thënë ai, nëse delegacioni nuk i ka njohuritë e mjaftueshme për të dialoguar, natyrisht që duhet të mendohet edhe ndërrimi.
“Unë nuk po insistoj, por po e them se në këto bisedime delegacioni nuk ka poseduar njohuri të mjaftueshme dhe ata që e kanë formuar këtë delegacion duhet të mendojnë në rikompozimin e tij”, deklaroi kryeparlamentari, Jakup Krasniqi.
Me tej, Krasniqi sqaroi se për t’u shtruar kjo çështje në Kuvend, duhen nënshkrimet e 6 deputetëve. Por sipas tij, pa u respektuar procedurat që parashikohen me rregullore të Kuvendit, nuk mund të shtrohet një pikë, ose një çështje në rend të ditës.
TCH