Vllaznia është shkatërruar 2-4 në “Loro Boriçi” nga Kastrioti.
Pas fitores me Teutën 1-0 në Durrës u mendua se po kthehej Vllaznia e vërtetë, por vetëm një javë më pas shkodranët zhgënjyen para tifozerisë së tyre.
Kastrioti e nis takimin me gol, pasi në minutën e dytë shënon me Xhihanin. Pesë minuta më vonë Vllaznia barazon me Jablan. Por kjo është nata e krutanëve, pasi në minutën 16 Sefa shënon golin e dytë.
Në të 39-n Dragoi realizon golin e tretë për Kastriotin dhe 1-3 mbyllet pjesa e parë.
Pjesa e dytë është më e ekuilibruar. Shkodranët mundohen, por goli vjen vetëm në minutën e 78-të me Hajdarin. Kur mendohej në një përmbysje të shkodranëve, në minutën e 80-të Dragoi shënon golin e katërt për Kastriotin.
Ka fituar edhe Tomori në fushën e tij këtë javë pasi mundi Shkumbinin. Edhe pse pa trajnerin Memushi, beratasit morën tri pikë të vlefshme falë golit të Bakiut.
Ndërsa ndeshja e tretë e ditës së shtunë, ajo mes Apollonisë dhe Kamzës përfundoi në barazim 0-0 duke i ndarë nga një pikë këtyre dy skuadrave.TCH