Zaptimi i Wall Street-it është rikthyer me protesta, por edhe me arrestime të reja.
Pauza dimërore ishte thjesht armëpushim, thonë mediat amerikane, dhe të indinjuarit në Nju Jork janë rikthyer për kremtimin e 6 mujorit të lëvizjes. Protestuesit kanë rimbushur parkun Zucchotti nga ku qindra vetë u dëbuan në muajin nëntor. Por forcat e rendit nuk qëndruan duarkryq. Dhjetëra vetë përfunduan në pranga, ndërsa tre gra u plagosën. Në protestë mori pjesë edhe regjizori Majkëll Mur.
Për zëdhënësin e “Occupy”, Majkëll Promo kjo është ofensiva e pranverës.
“Njerëzit mendojnë se zaptimi i Wall Street ka përfunduar, por nuk është kështu dhe duam t`i tregojmë se jemi rikthyer”, theksoi Promo.
Lëvizja “Zaptimi i Nju Jorkut” lindi në muajin shtator në parkun Zucchoti të Nju Jorkut si protestë kundër kapitalizmit e më pas u përhap shumë shpejt edhe në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara. Ndjekësit e saj shprehin në këtë formë pakënaqësinë ndaj politikave financiare amerikane për të cilat thonë se thellojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.
Protestat kanë tërhequr njerëz të ndryshëm: veteranë, studentë, artistë, e madje dhe punonjës qeveritarë, të cilët mendojnë se ka shumë për të ndrequr në fusha të ndryshme të jetës në Amerikë, siç janë arsimi, infrastruktura apo shpenzimet e luftës.
TCH