Policia ruse prangosi dhjetëra persona, përfshi dhe disa prej liderëve të lëvizjes anti-Putin, në kohën kur një turmë e madhe njerëzish u mblodh përpara kullës më të madhe të televizionit shtetëror në Moskë.
Shkak i këtij grumbullimi u bë një dokumentar i transmetuar nga kanali televiziv NTV me titullin “Anatomia e Protestës”. Në të thuhej se protestuesit e ngritur kundër Putinit dhe zgjedhjes së tij president në lëvizjet e muajit mars kishin marrë para e madje pretendohej se demonstratat ishin financuar nga Shtëpia e Bardhë me qëllim minimin e njeriut që ka pushtuar politikën ruse për 12 vjet.
Dokumentari ka shkaktuar polemika të mëdha në median sociale e ka zemëruar shumë gazetarë që e akuzojnë NTV-në, pronë të firmës shtetërore të gazit Gazprom për gënjeshtra e dezinformim të qëllimshëm.
Shumë nga protestuesit në Moskë mbanin fjongo të bardhë, simboli i lëvizjes kundër Putinit dhe thërrisnin “turp NTV-së” e “Rusia pa Vladimir Putinin!”
Pavarësisht protestave masive dhe akuzave të opozitës për manipulime të mëdha në zgjedhjet presidenicale të 4 marsit, Putin vazhdon të këmbëngulë se fitoi ndershmërisht. Kundërshtarët po përpiqen me të gjithë mënyrat ta mbajnë të pandryshuar presionin e të përshkallëzojnë sfidat ndaj njeriut që e shohin si pengesë për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit.
TCH