Kompania që operon centralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimës, në Japoni, deklaroi se gjendja e rrezatimit në një reaktorë është shumë më serioze nga sa ishte besuar më parë.
Një pajisje matëse e futur në reaktorin e dytë të centralit, i dëmtuar nga një tërmet shkatërrimtar në mars 2011, tregoi se niveli i rrezatimeve është dhjetë herë më e lartë se doza vdekjeprurëse për një njeri.
Media japoneze kujton se ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i rrezatimeve, më i lartë edhe se në kulmin e krizës.
Njëkohësisht, hetimi zbuloi se niveli i ujit që duhet të realizojë ftohjen është më i ulët nga sa pritej, por operatori “Tepco” vazhdon të pretendojë se reaktorët e Fukushimës janë në një gjendje që quhet “mbyllje e ftohtë”, që përkthehet me një nxjerrje të plotë të përkohshme nga puna.
”Tepco” shtoi se në central janë vendosur të gjithë parametrat e nevojshme të sigurisë dhe se asnjë rrezik i ndonjë krize bërthamore nuk kanoset.
Pas ngjarjeve të Fukushimës, popullsia japoneze ka rritur ndjeshëm skepticizmin e saj ndaj energjisë bërthamore dhe aktualisht, në punë mbetet vetëm një ndër 54 reaktorët e ndërtuar në vend, i cili edhe ai do të mbyllet në muajin maj.
TCH