Një molekulë në tru, e quajtur “neuropeptidi Y”, duket se është shkaktare, sipas asaj që është zbuluar nga Universiteti i Kalifornise.
Meshkujt kanë maninë të “mbyten” me pije, kur janë të pafatë në seks, apo dashuri. Këtë ka zbuluar një studim, pas testeve të kryera te insektet, teksa një i tillë mashkull, i cili ishte refuzuar nga femra, u kthye për të pirë një shurup aq të fortë sa vera e fortifikuar, gjë që duket se i ndihmon ata për të përballur situatën.
Kërkuesit në Universitetin e Kalifornisë dolën në përfundimin se disa qeliza në trurin e këtyre insekteve i bëjnë ata që të drejtohen për te shishja e alkoolit. Ky zbulim mund të përdoret për të ndaluar njerëzit të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas studiuesve bëhet fjalë për një molekulë të vogël në mendjen e insekteve që quhet “neuropeptidi F” dhe ndryshon kur atyre u refuzohet seksi. Kjo i detyron të pijnë më shumë. Një molekulë e ngjashme njerëzore, e quajtur “neuropeptidi Y”, mund gjithashtu të punojë si 'shkak' për sjellje, si teprimi me pijen dhe abuzimi ndaj drogës. Doktor Galit Shohat-Ophir, një nga autorët kryesorë të studimit, shpjegon: “Eshtë një receptor që shpreh nivelin e shpërblimit në tru dhe e përkthen në një sjellje për kërkim shpërblimi”. Pra, studiuesit mendojnë se kjo molekulë te njeriu mund të lidhet me varësinë nga alkooli dhe droga. "Nëse ‘neuropeptide Y’ do të rezultonte si përcjellës, midis gjendjes psikike dhe abuzimit me alkoolin e drogat, atëherë mund të zhvillohen terapi, për të bllokuar receptorët përsa i takon 'neuropeptidit Y", ka deklaruar nga ana tjetër Ulrike Heberlein, udhëheqësja e këtij kërkimi të publikuar në revistën “Science”.