Ngrohja globale nuk është thjesht një term që përdoret për të ndërgjegjësuar njerëzit por është shndërruar në një risk real.
Nga të gjitha llojët e studimeve më e rrezikuar duket se është Britania e Madhe. Vendi ishullor rrezikon “zhdukjen” nga ngritja e nivelit të ujit të oqeanit si pasojë e shkrirjes së akujve në Polin e Veriut.
Pikërisht për të ndaluar këtë, shkencëtarët britanikë kanë propozuar ndërtimin e “ftohësve të atmosferës”. Inxhinieri Stephen Salter paraqiti para autoriteteve britanike projektin e tij për “uzinën ftohëse”. Sipas Satler, uzinat duhet të ndërtohen në afërsi të Polit të Veriut dhe vendi ideal janë Ishujt Faroe.
Funksionimi i tyre është mjaft i thjeshtë; marrja e ujit të detit dhe lëshimit të tij në ajër me shpejtësi duke shfrytëzuar energjinë alternative. Lëshimi me shpejtësi nga gypat e uzinës do të krijonte kondensimin e bulëzave të ujit duke formuar kështu ato që ne i quajme “re të bardha”.
Satler thotë se nga studimet retë e bardha zbehin depërtimin e rrezve të nxehta diellore duke formuar një “mur mbrojtës” në Polin e Veriut. “Kjo teknologji do të ftohë planetin” tha ai.
Ideja e ndërtimit të “uzinave ftohëse” është hedhur për herë të parë nga fizikanti amerikan John Latham, por ai propozoi ndërtimin e tyre në anije. Satler thotë se ndërtimi i tyre në anije kërkon më shumë kohë, por që ne s’e kemi.