Sipas një studimi shkencor, që ka si qëllim zgjidhjen e mistereve lidhur me mite të ndryshme të antikitetit , një bakter toksik tejet i rrezikshëm i cili gjendej me bollëk në lumin e Stigës, mendohet të ketë qenë helmi që sipas legjendës vrau Aleksandrin e Madh.
Hulumtimi në fjalë, riekzaminon referencat e lashta filologjike lidhur me helmin e Stigës nën prizmën e gjeologjisë dhe toksikologjisë bashkëkohore.
Sipas kërkimit, toksiciteti i lumit rrjedhon nga mikrobi calicheamicin që vjen nga grupi i organizmave Micromonospora Echinospora. Lumi i Sigës, gjatë mitologjisë së lashtë greke, ishte Porta e Botës së Poshtme madje thuhet se zotat bënin betimet e shenjta në ujërat e tij.
Sipas poetit të madh Grek të shek. VIII p.e.r., Hesiodit në rast se Zotat shkelnin betimet e tyre, Kryezoti, pra Zeusi, i detyronte të pinin ujë nga lumi, kështu, për shkak të helmit që ai përmbante nuk do mund të flisnin, lëviznin akoma dhe të merrnin frymë për plot një vit.
Gjithashtu, sipas një referimi tjetër, uji i lumit të Stigës mund të treste sende prej kristali, qeramike akoma dhe prej bakri.