Forumi Kuq E Zi
Perandori rus Aleksandri III-të  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Perandori rus Aleksandri III-të  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Perandori rus Aleksandri III-të  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Perandori rus Aleksandri III-të  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Më 19 maj të vitit 1883 në Pallatin Granovitoi (të audiencave) për nder të kurorëzimit të Perandorit rus Aleksandër i III-të u dha një drekë solemne. Ndër të ftuarit në të ishin përfaqësues të Klerit të lartë, figura të fisnikërisë më të lartë ruse dhe mysafirë nga monarkitë e huaja. Gjithsej ishin 275 persona. Salltanetet e dekorimit të tavolinës të habisnin me luksin dhe pasurinë e takëmeve.

Gjatë drekës orkestra e harqeve e oborrit mbretëror ekzekutoi 10 vepra muzikore. Në tavolinë u servirën si pjata të para borsh (një lloj supe me panxhar dhe zarzavate të tjera) dhe supë me mish qengji. Më pas mysafirëve iu propozua mish viçi i buburitur dhe sterlyad (një lloj shumë i shijshëm peshku bli) i zier në avull - zbukurim i famshëm ky i tavolinës ruse. Në menunë e drekës figuronin gjithashtu edhe pjata të ndryshme (vepra të vërteta arti gastronomik) me xhelatinë, mish i pjekur - zogj pule dhe shpendë të egra.

U servir gjithashtu edhe shpargull (shpërëngë). Në përfundim të drekës sollën akullore dhe çorbën e famshme të Kontit rus Dimitri Guriev (ajo gatuhej si bollgur me qumësht. Pastaj i shtoheshin arra të thërmuara, copëza pjeshke, ananasi, frutash të tjera dhe kajmak qumështi), të cilën Aleksandri i III-të e pëlqente jashtë mase.

Në vitet e rinisë së vet Kniazi (princi) i madh Aleksandër e kishte me qejf të madh të ngrënin. Por hamës ai nuk mund të quhej kurrsesi. Edhe gatimet e sofistikuara nuk i vlerësonte fort. Për shtatin e tij jo të vogël, për të mos thënë gjigand, Perandori nuk hante shumë dhe nuk i kushtonte të ngrënit ndonjë rëndësi të veçantë.

Aleksandri i III-të preferonte ushqim jashtëzakonisht të thjeshtë. Atij i pëlqenin gatimet e kuzhinës ruse dhe jo ato të vendeve të huaja. Kur i mërzitej menuja e tavolinës mbretërore Perandori, në kohën e lëngimit nga një sëmundje e rëndë në gjysmëvitin e fundit të jetës së vet, kërkonte ngandonjëherë, kur ia kërkonte mideja, ti sillnin drekë të zakonshme ushtari apo gjyetari nga kazermat e afërta me oborrin mbretëror apo njësisë së gjuetarëve.
Perandori rus Aleksandri III-të  3Shilder_AlexanderIII
Perandori rus Aleksandri III-të.

kziston mendimi se Aleksandri i III-të ishte i shumë dhënë pas pijeve alkoolike dhe bile se ishte pjanec i keq. Por nuk ka kurrfarë dëshmish në mbështetje të këtij versioni. Përkundrazi, ata që e njihnin nga afër Perandorin konfirmojnë, se ai ishte njeri krejtësisht indiferent ndaj alkoolit dhe se nuk e shihnin të dehur ndonjëherë. Një nga mjekët e familjes perandorake kujtonte, se bile edhe gjatë të ngrënit të mezeve Aleksandri i III-të pothuajse nuk pinte as gotëzën shoqëruese tradicionale të vodkës, ndërsa edhe kur e pinte rrallëherë doza e saj ishte më e madhe se një kupëz e vockël. Gjatë të ngrënit ai pinte kryesisht kvas (një lloj boze në ngjyrë çaji). Verën pothuajse nuk e vinte në gojë. Pinte me qejf të madh, por me masë ai pijen e vet të preferuar, e cila përbëhej nga përzierja gjysëm për gjysëm e kvasit rus me shampanjën.

Periudha e drejtimit të Perandorit Aleksandër i Tretë u shënua nga praktikisht mospjesëmarrja e plotë e Rusisë në konflikte ushtarake. Jo krejt rastësisht ai hyri në histori me emrin Aleksandri i III-të Paqeruajtës. Por herë pas here Cari rus u jepte megjithatë sinjal të qartë fuqive të tjera - se po të lindë nevoja Rusia di ta mbrojë për veten mrekulli.

Gjatë kohës së një dreke solemne të shtruar në Pallatin e Dimrit në Shën Peterburg Aleksandri i III-të po bisedonte me ambasadorin austriak. Pikërisht në atë periudhë ishte ndezur keq konflikti i radhës austro-rus në Ballkan. Ambasadori, me lutjen e tij këmbëngulëse, zuri vend në tavolinë përballë Perandorit me qëllim që të kishte mundësi të shkëmbente me të mendime në lidhje me situatën e mbarsur me konflikt në Ballkan. Por Perandori nuk po reagonte në kurrfarë mënyre ndaj fjalëve të tij. Diplomati austriak i irrituar e fort i zemëruar në fund të bisedës u kërcënua me fjalët, se Austria mund të mobilizojë kundër Rusisë 2 apo 3 korparmata. Aleksandri i III-të, pa thënë as edhe një fjalë, me buzëqeshje në fytyrë mori nga tavolina një pirun të argjendtë, e përthyu atë në formë patkoi dhe e hodhi në drejtim të vendit ku ishte ulur ambasadori austriak: “Ja se ç’do të bëj unë me 2 apo 3 korparmatat tuaja të mobilizuara”, - tha me qetësi Cari rus.

Në një nga drekat e shtruara për nder të ardhjes në Rusi të Princit të Malit të Zi Nikollai ndodhi një episod i mbarsur, në një farë mënyre, me skandal. Gjatë kohës së drekës Aleksandri i III-të ngriti dollinë me fjalët “Për mikun tim të vetëm, Princin e Malit të Zi!”. Personat e familjeve mbretërore europiane e pritën me habi të madhe e indinjatë këtë dolli, meqenëse prej saj rridhte konkluzioni se vetëm Princi i Malit të Zi nga gjithë mbajtësit e huaj të kurorave mbretërore gëzonte respektin e Carit rus

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons