Duket se do të hyjë funksioni me pagesë për rreth 50 prej kanaleve të gjigantit të videove.
Duket se gjatë kësaj jave, Youtube duhet të lëshojë një shërbim të ri me pagesë për rreth 50 prej kanaleve të tij, me një kosto prej 1.99 dollarësh në muaj. Zërat në lidhje me përbërësit me pagesë që do të ofrohen nga faqja e famshme e videove qarkullojnë prej kohësh, por tani duket se gjithçka është bërë më ngulmuese. Sipas “Financial Times”, risia mund të hyjë në funksion që prej kësaj jave.
Për momentin nga vetë Yotube s'ka ardhur asnjë koment mbi ndonjë datë të mundshme për lançimin, teksa mjaftohen duke konfirmuar se kanalet me pagesë janë pjesë e planeve të së ardhmes: "Tani s'kemi asgjë për të lajmëruar, por po kërkojmë të krijojmë një platformë me abonim, në gjendje për t'u përcjellë më shumë artikuj përdoruesve tanë, me synimin edhe për të gjetur një tjetër mënyrë që të gjenerojë të ardhura, përveç reklamave", ka pohuar një zëdhënës i Youtube.
Duhet thënë se tashmë prej vitesh, faqja e videove që kontrollohet nga Google, ka një audiencë prej 1 miliard përdoruesish në muaj, që në total shikojnë 6 miliard orë video. Janë shifra tepër të rëndësishme që të injorohen. Deri tani, të konsiderueshme janë të ardhura që vijnë nga reklamat: parashikohen 4.14 miliard në vitin 2013, një "kërcim" i madh krahasur me 2.93 miliardët e 2011-s. E kushedi sa do të rriten, nëse edhe kanalet me pagesë do të rezultojnë të suksesshme.