Tepelena vetëm pak kohë më parë përfaqësonte një prej qyteteve më të ndotur në Jug të Shqipërisë.
Ndotja masive e cila niste me kështjellën dhe përfundonte në të dalë të qytetit kishte në themel mungesën e investimeve në këtë sektor , mungesën e vendgrumbullimeve të mjaftueshme dhe papërgjegjshmërinë e komunitetit.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci në përfundim të kontratës së kompanisë private që realizonte pastrimin e qytetit bashkia ka vendosur ta realizoje dhe kontrollojë vetë këtë shërbim kaq problematik.
Megjithatë Peci thotë se ky shërbim për pamjaftueshmëri fondesh do të kryhet me personel të reduktuar kështu që kërkohet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për t'i shpëtuar ndotjes. Nga ana tjetër Tepelena ka një nivel të ulët të vjeljes së taksave vendore për pastrimin. Gjendja e vështirë ekonomike në qytetet, papunësia dhe varfëria e skajshme për më shumë se 45% të familjeve thonë specialistët e shërbimeve bën që të kemi vështirësi në vjeljen e të gjitha taksave.