Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, përmes së cilës kundërshtohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Adem Grabovci nga PDK ka bërë prezantimin e tekstit 4 pikësh të rezolutës, ku ndër tjerash thuhet se Kosova nuk do të lejojë asnjë shtet fqinj të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës dhe se kjo do të cenonte shtetësinë dhe integritetin territorial.
”Nëpërmjet kësaj rezolute, konkludojmë se shteti i Kosovës nuk lejon Shtetin e Serbisë që të mbajë zgjedhje në territorin e vendit tonë”, deklaroi Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar të PDK.
Visar Ymeri, nga “Vetëvendosje”, para mitatimit të rezolutës, ka thënë se grupet e tjera parlamentare nuk e kanë ftuar atë që të marrë pjesë në hartimin e tekstit dhe madje nuk i kanë lënë hapësirë as në rezolutë që të vërë firmën e tij. Por, pas një pauze edhe Vetëvendosje u bë pjesë e hartimit të rezolutës.
”Përpara kësaj, Vetëvendosje kërkoi që përmes rezolutës qeveria të obligohet të ndërmarrë masa konkrete për ndalimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë”, theksoi Visar Ymeri, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Po ashtu, përpara diskutimeve në lidhje me rezolutën e paraqitur nga grupet parlamentare, kreu i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se nuk do të lejohet që asnjë shtet të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës. Ky është qëndrim unik i Qeverisë së Kosovës, institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të saj”.
Ndryshe, gjatë seancës të së enjtes është zhvilluar një debat i ashpër ndërmjet deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryenegociatores në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, të cilët lëshuan seancën për një kohë, pasi që nuk iu dha fjala për kundër-replikë.
Tahiri në replikën e saj ironizoi me deputetin e LDK-së, Ismet Beqiri, duke i thënë atij se i vjen mirë që ka përmirësimë në gjuhën angleze duke përmendur “shatëll” diplomacinë”, dhe kjo u konsiderua si fyerje nga ana e deputetëve të LDK-së.
TCH