Forumi Kuq E Zi
‘Rasti Gërvalla’, Kelmendi bën denoncim në prokurori  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
‘Rasti Gërvalla’, Kelmendi bën denoncim në prokurori  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
‘Rasti Gërvalla’, Kelmendi bën denoncim në prokurori  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
‘Rasti Gërvalla’, Kelmendi bën denoncim në prokurori  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
‘Rasti Gërvalla’, Kelmendi bën denoncim në prokurori  F.0313172832530_m

Njëri nga themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe ish-drejtuesi i “Vendlindja Thërret”, Ibrahim Kelmendi, ka bërë të martën denoncim me shkrim në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës se Kosovës, lidhur me vrasjen e heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, nga siç ka thënë ai, Riza Salihu.

“Meqë denoncimet e herë pas hershme publike nuk kanë lëvizur deri tani organet e hetuesisë dhe të gjyqësisë se Republikës se Kosovës, për të nis hetimet për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, po ndjehem i detyruar të paraqes denoncim me shkrim pranë prokurorive të sipërpërmendura, shkruan Kelmendi në denoncimin e tij dorëzuar në prokurori.

“Qysh me datën 18 janar 1982, pranë hetuesisë gjermane kam shfaq dyshimet se doras potencial i UDB-së në vrasjen e heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla është Riza Salihu (i lindur në fsh. Mushitishtë, Komuna e Therandës) dhe bashkëvrasësesi N.N. Këtë e kam paraqit edhe para Landgericht (Gjyqi i Qarkut) në Shtutgard, në vitin 1990, kur Riza Salihut i është bërë procesi gjyqësor, si i dyshuar për vrasjen e heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla”.

Arsyetimet e atëhershme (dhe të tanishme):

1. Në vitin 1978 Riza Salihu, ka formuar “Grupin Komunist Zëri i Kosovës”. Dyshimi im i atëhershëm dhe i tanishëm: Eprorët e UDB-së e kanë urdhëruar të formojë atë grup, për të identifikuar të interesuarit për veprimtari patriotike e çlirimtare në Gjermani dhe në Kosovë. Veten e tij Riza Salihu e ka caktuar për kryetar të atij grupi. Dëshmitarë për themelim të atij grupi është vet Riza Salihu, pastaj anëtarët Hysen Gega (i lindur dhe me banim në Sallagrazhdë, Lumthat), Maksut Saramati (Zhur, tani në Gjermani), e të tjerë.

2. Qysh në dhjetor të vitit 1979, sapo Jusuf Gërvalla është arratisur në Gjermani, Riza Salihu kohën më të madhe e ka kaluar në stacion të trenit në Shtutgard të Gjermanisë, duke dezinformuar bashkatdhetarët se “UDB-ja ka dërguar udbashin e rrezikshëm Jusuf Gërvalla, për të spiunuar shqiptarët patriot dhe për të përçarë organizatat ilegale...”. Dëshmitarë Hysen Gega, Maksut Saramati dhe dhjetëra të tjerë.

3. Në janar të vitit 1980 Riza Salihu, në cilësi të kryetarit të grupit dhe “në emër të organizatës”, e urdhëron Hysen Gegen për ta vrarë Jusuf Gërvallën, me arsyetim se është UDBash i rrezikshëm. Dëshmitarë unë (Ibrahim Kelmendi), Hysen Gega, Maksut Saramati.

4. Po në janar të atij viti, Hysen Gega, i bindur se Jusufi nuk është i dërguar nga UDB-ja, i bazuar kryesisht në miqësi dhe bashkëpunim me Bardhosh Gërvallën në vitet paraprake, dekonspiron urdhrin e Riza Salihut para Jusufit, Bardhit dhe Ibrahim Kelmendit.

5. Në qershor të po atij viti, pas hetimeve që bëjnë Jusufi, Bardhi, Hyseni, Maksuti, Ibrahimi, organizohet ballafaqimi mi Jusufit dhe Riza Salihut në banesë të Hysen Gegës në qytetin Esslingen, për të marrë vendim se çfarë qëndrimi duhet të mbahet ndaj atij urdhri. Të pranishëm në ballafaqim Jusufi, Bardhi, Ibrahimi, Hyseni dhe Maksuti. Jusuf lut që t’i falet krimi Rizasë, me kusht që ndërpres fushatën shpifëse.

6. Në korrik e gusht Riza Salihu organizon vjedhjen e dërgesave postare të Jusuf Gërvallës, Ibrahim Kelmendit dhe të tjerëve. Policia gjermane e zë në flagrancë. Prova: Protokollet e policisë gjermane në Shtutgart.

7. Edhe pasi Riza Salihu ka pranuar kushtin gjatë ballafaqimit me Jusufin, se nuk do të shpif më, ai ka vazhduar me shpifje, se Jusuf Gërvalla është UDBash. Dëshmitarë, pos të më lartë përmendurve, edhe dhjetëra bashkatdhetarë në Shtutgart e rrethinë.

8. Në tetor (tamam koha nuk po me kujtohet) të vitit 1980, me insistim të shumë anëtarëve të “Grupit Komunist Zëri i Kosovës”, shpërndahet ky organizim dhe po në prani të tyre digjet “dokumentacioni” i këtij organizimi, por digjen kryesisht kopjet, sepse origjinalet Riza Salihu nuk i kishte më. Dëshmitarë: Unë, Hysen Gega, Maksut Saramati, Fahredin Tafallari dhe disa të tjerë. I pranishëm ka qenë edhe Jusuf Gërvalla.

9. Riza Salihu edhe pastaj, - edhe pas vrasjes se Jusuf Gërvallës, - ka vazhduar të shpif (dhe vazhdon edhe tani), se Jusuf Gërvalla është kuadër i UDB-së. Dëshmitarë dhjetëra bashkatdhetarë, por edhe vet Hysen Gërvalla.

10. Pas vrasjes se Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, me 18 janar 1982, krye-hetuesi ka biseduar rreth katër orëve me mua në zyrat e policisë në Heilbronn dhe për atë “intervistë“ kam nënshkruar protokoll. Aty i kam shpjeguar rrjedhat, siç i paraqita më lartë.

11. Me 21 janar 1982 policia gjermane ka lëshuar urdhër arresti për Riza Salihun, si të dyshuar për vrasje, duke u bazuar në angazhimet e tij të mëhershme dhe në dëshminë e gjermanit fqinjë të Jusuf e Bardhosh Gërvallës (ndoshta e kanë marrë parasysh edhe informimin tim). Policia gjermane ia ka publikuar foton Riza Salihut në televizione gjermane, duke u lutur qytetarët të informojnë për vendndodhjen e tij. Prova: Arkivat e televizioneve dhe protokollet e policisë gjermane.

12. Në vitin 1989 hetuesia gjermane arrestoi sërish Riza Salihun si të dyshuar për vrasës dhe atij ju bë proces gjyqësor në Gjykatën e Shtutgartit. Edhe unë kam qen i ftuar si dëshmitar. Prova: Lënda e procesit hetimor e gjyqësor në Prokurori e Gjykatës të Shtutgartit.

13. Në vitin 2007 kam botuar romanin ATENTATET, kur e kam paraqit gjithë rrjedhjen e ngjarjeve, para e pas atentatit. Prandaj propozoj që ky roman të merret si provë. Nuk e di para ose pas botimit të romanit jam shkuar në zyra të një kryeprokurori në Kosovë. E kam konsultuar nëse mund të nisin hetimet në Kosovë, duke ia thënë edhe emrin e të dyshuarit për bashkautor të vrasjes. Nga ai kam marrë përgjigje se hetimet i bëjnë vetëm organet e shtetit ku ka ndodhur vrasja, dhe nëse ato na kërkojnë ndihmë, ne jemi të gatshëm dhe të detyruar t’i ndihmojmë. Pastaj kam vizituar ministrin e atëhershëm të drejtësisë, Zotëri Jonuz Salihun, për t’i kërkuar këshilla e ndihmë që të fillojnë hetimet për ato vrasje në Kosovë. Ai me ka thënë se do të konsultohet me këshilltarë profesionalist dhe do me kthej përgjigje, por përgjigje nuk mora asnjëherë.

14. Edhe për shkak të pazotësisë për të bindur organet kompetente në Kosovë që të nisin hetimet, pranova të bashkëbisedoj me Bedri Islamin dhe të denoncoj publikisht Riza Salihun, si vrasës potencial. Prandaj propozoj që edhe libri i Bedri Islamit: “Lëvizja / lindje e përgjakur / bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin” të vlerësohet si provë.

15. Në prononcimet publike të Riza Salihut, të mërkurën e kaluar dhe dje, Riza Salihu thotë se “vrasës tëJusuf Gërvallës, Kadri Zekë dhe Bardhosh Gërvallës kanë qenë dy policë gjerman të policë sekrete gjermane, kurse Ibrahim Kelmendi ka qenë informator i paguar i asaj policie” (perifrazim i përafërt). Kërkoj që këto prononcime të tij të merren si prova.

16. Për shpifjen se unë kam qenë informatorë i paguar i policisë gjermane po i bëjë kallzim penal (nëse ma pranoni me këtë shkresë).

"Për shkak të interesimit dhe shqetësimeve të mëdha të qytetarëve në Kosovë, për shkak të rëndësisë se zbulimit të dorasëve vrasës të Jusuf Gërvallë, Kadri Zekë dhe Bardhosh Gërvallës, lus që të fillohen hetimet. Para hetuesve kompetent do të bëjë të njohur edhe emrin e të dyshuarit të dytë, si bashkautor në vrasje", shkruan Kelmendi në denoncim.

Ndërkohë Salihu ditë më parë ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Kelmendit dhe e ka akuzuar këtë të fundit për bashkëpunim me ish shërbimin sekret jugosllav (UDB) dhe përzierje në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës. /Telegrafi/

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
Vrasja në Shutgart


Fadil Kajtazi


Ditëve të fundit prapë është aktualizuar ngjarja e dhimbshme e 17 janarit të vitit 1982 ku mbetën të vrarë patriotët Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ashtu siç e pati tronditur opinionin kjo ngjarje para tridhjetë viteve, ajo vazhdon të jetë tronditëse edhe trishtuese edhe në ditët e sotme për familjet e patriotëve, shokët e tyre dhe për mbarë popullin e Kosovës.

Një pjesë e madhe e atyre që deri me sot kanë marrë guximin që ad-hoc ta aktualizojnë këtë çështje janë larg prezantimit të realitetit se çfarë ka ndodhë në të vërtetë në mbrëmjen kritike te 17 janarit, dhe kjo për dy arsye. Në këtë ngjarje janë hedhur dy palë: e para është pala e cila vërtet dëshiron të vij deri te e vërteta pavarësisht se cila është ajo, dhe pala tjetër e cila krijon mjegull. Në këtë të dytën prapë kemi dy grupe, i pari i cili dëshiron të arrijë te një e vërtete çfarëdo qoftë dhe këtë për qëllime përfitimi (politik, mediatik financiar etj.) dhe gjatë rrugës për të ardhur te e “vërteta” krijon mjegull e cila ngjarjen e vërtetë e mbulon edhe më shumë. Individë të caktuar, në përpjekje për ta zbuluar të vërtetën, po e turbullojnë më shumë nga shkaku për të fshehur gjurmët e tyre të prezencës në këtë krim makabër.

Përjashto familjet e nderuara Gërvalla dhe Zeka të cilat kanë obligim njerëzor të interesohen për çdo copëz informate që dëgjojnë, të tjerët është vështirë të thuhet se në cilin pozicion gjinden, dhe te e vërteta absolute e kësaj ngjarje tani për tani është vështirë të arrihet sado që dikush thotë se “i njoh vrasësit me emër e mbiemër” edhe me kushtin se ata i ka parë.

Te e vërteta absolute për këtë ngjarje tani për tani mund të arrihet vetëm nëse ndonjë 007 i AKI-t futet në arkivat e BIA-s dhe merr origjinalin e dosjes operative dhe atë, me kushtin që ajo nuk është në njërin nga thasët me dokumente të cilat SHIK i ka sjellë nga Serbia. Në të kundërtën duhet të operohet me copëza faktesh me anë të të cilave mund të ndërtohet një pjesë e mozaikut i cili krijon një imazh të përafërt të asaj se çfarë ka ndodhur në mbrëmjen e 17 janarit 1982.

Cilat janë këto fakte

Para se t’i radhisim faktet, pakkush deri më sot ka trajtuar motivin e vërtetë të kësaj vrasje. Dhe, për t’u kuptuar dimensioni i vërtet duhet të dihet motivi i cili gjithashtu është pjesë e dosjes operative, por që është më i lehtë për t’u nënkuptuar - së paku nga ata të cilët deklarohen se i kanë pasur shokë të “idealit” Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin. Hilja fillon pikërisht te “ideali”...

Ideal i pjesës më të madhe të shqiptarëve të mbetur në Jugosllavi ka qenë çlirimi dhe bashkimi me Shqipërinë. Këtë synim në fillim OZN, pastaj UDB dhe me vonë SDB e kanë ditur dhe njëra nga detyrat kryesore të tyre kanë qenë ta pengojnë dhe kjo dihet nga praktika dhe përditshmëria e jonë. Mirëpo, si çdo punë që ka metodat e veta, edhe në këtë punë shërbimet dhe diplomacia Jugosllave e kohës ka përdorur një metodologji efikase e cila për një kohë të gjatë ju ka funksionuar.

Njëra nga këto ka qenë ngjyrosja me të kuqe e idealit tonë. Këtë përpjekje e hasim që në fillim të veprimtarisë së organizatave patriotike që vepronin qoftë brenda në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, qoftë ato të emigracionit politik. Kjo deri tani më së miri është e dokumentuar nga historiani Akif Bajrami në botimin “Intrigat dhe krimet e UDB-së jugosllave ndaj shqiptarëve të Kosovës deri në vitin 1966”.

Botërisht dihet se emigracion politik të shqiptarëve në BRSS apo në ndonjë vend të bllokut socialist nuk ka pasur. Me përjashtim të individëve dhe grupeve të vogla që kanë qenë në Shqipëri, pjesa më e madhe e emigracionit ka qenë e vendosur në vendet perëndimore. Veprimtaria e organizatave politike të emigracionit politik shqiptarë të ideoligjizuar me marksizëm-leninizëm ka qenë e mirëseardhur për SDB-në, pasi që ata shumë kanë ndikuar që shërbimet perëndimore në të shumtën e rasteve ato t’i cilësojnë si celula të KGB-së, dhe si të tilla ndikimi i tyre në qendrat politike dhe në opinionin evropianë ka qenë i papërfillshëm.

Në kulmin e Luftës së Ftohtë të bësh propagandë marksiste-leniniste në vendet perëndimore ka qenë sikur të qëndrosh në një fushë të minuar dhe më tepër se hipokrizi. Dhe pikërisht këtë e kishin vërejtur tre patriotët tanë të cilët kishin filluar tentimet e para për ta de-ideologjizuar lëvizjen për çlirim kombëtar. Bazat e një diskursi të ri në politikën e emigracionit politik shqiptar i ka vendos Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi. Kjo vërehet nga disa intervista që Jusuf Gërvalla i kishte dhen në shtypin evropian të kohës.

Së paku nga ajo që deri tani është publikuar në publicistiken serbe nga oficerët e SDB-së, kjo kishte filluar t’i tmerroj ata dhe ky ka qenë njëri prej motiveve kryesore pse SDB dhe kreu i saj i atëhershëm Stane Dollanc kanë vendosur të veprojnë në “mënyrë ofensive” (shifra zyrtare e SDB-së për t’u likuiduar fizikisht dikush) në drejtim të tre patriotëve.

Kjo është vërtetuar tërthorazi edhe në Tribunalin e Hagës. Njëri nga dëshmitarët e mbrojtur kundër Slobodan Milosheviqit, i cli kishe qenë shok i Gjorgje Bozhoviq-Gishkës, njërit prej pjesëmarrësve në atentatin në Shtutgard, dëshmon se Gishka (me prejardhje nga një familje shqiptare e fisit Kuqi nga Mali i Zi) kishte thënë se: “Ne (aludon në SDB) i kemi tërhequr vërejtjen Milosheviqit që të heqë dorë nga konflikti masiv me shqiptarët për shkak të implikimit të bashkësisë ndërkombëtare. Atyre duhet vrarë intelektualët se i kanë të pakët. Lisit duhet heq lëvozhgen, deri sa të del e reja ai thahet. Ky nuk na ka dëgjuar, dhe ja ku jemi”.

Kush është autori i vrasjes

Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës por edhe e Enver Hadrit zyrtarisht është bërë publike nga Kuvend i Serbisë pas vit 2003, si dhe nga publikimet e bëra nga oficer të shërbimit të cilët ishin organizatorë të këtyre akteve. Nga kjo rezulton se SDB në këto akte terroriste kishte angazhuar ekipe të posaçme në përbërje të së cilës ishin: Zhelko Razhnjateviq-Arkan, Ratko Gjokiq, Dragan Malesheviq-Tapija, Gjorgje Bozhoviq-Gishka, si dhe ekipi i dytë Veselin Vukotiq (Veshko), Andria Lakoniq, dhe Darko Asanin. Në vrasjen direkte të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit atentatorë kanë qenë Zhelko Razhnjateviq-Arkan dhe Gjorgje Bozhoviq-Gishka. Për këtë arsye, Sekretari Federativ i Punëve të Brendshme, Stane Dolanc, shumë vite më vonë pati deklaruar se “Arkani ka qenë më i dobishëm se i gjithë shërbimi”, kurse ai përpos privilegjeve dhe shumave të parave, nga Sekretariati Federativ i Punëve të Brendshme si dhuratë kishte marrë një pistoletë të dekoruar me ar.

Dokumenti është zyrtar dhe nuk ka pse të kontestohet dhe kjo nuk len më hapësirë të vrapohet pas gjurmës kur shihet ujku. Për ata që njohin gjuhën serbokroate, mjafton të hynë në internet dhe do të shikojnë se pjesa më e madhe e këtyre fakteve janë të publikuara.

Ajo që familjarëve në radhë të parë, por edhe njerëzve të mirë të Kosovës më së shumti i dhemb është fakti i përfshirjes së shqiptarëve në këto akte. Kjo është enigma e cila vazhdon ta lë të hapur këtë plagë për familjen Gërvalla, Zeka dhe Hadri dhe për popullin shqiptar kauzës së të cilës i shërbenin këta burra.

A ka pas shqiptarë të përfshirë në këtë ngjarje

Sado që bëhen përpjekje për të vërtetuar këtë, duhet të ruhemi nga mallkimi i të ndjerit Jusuf i cili në momentet kur po luftonte me vdekjen ka lënë amanet që “nëse është shqiptar mos u zbuloftë kurrë”.

Ku ka madhështi më të madhe se kjo, dhe ku ka virtyt më të madh se ky. Këtë Jusufi nuk e ka thënë se nuk e donte jetën, këtë e ka thënë se e donte shumë atë, dhe me këtë nuk donte ta rëndonte jetën e brezave të ardhshëm. Dhe, ku ka përkushtim më të madh se ky që në momentet e dhënies shpirt t’i shkoj mendja për ta ruajtur nderin e kombit, për t’i hequr atij epitetin e kombit primitiv, vasal dhe tradhtar dhe shmangies së vëllavrasjes.

Edhe me kushtin e bartjes së mallkimit të të ndjerit (më mirë me të mallkuar Jusufi se me të lavdëruar kërkushi), do të përpiqem të sqaroj atë se kush ka mundur t’i shoh në të vërtetë vrasësit.

Së pari nuk ka pasur gjasa që vrasësit t’i njohë ndonjë oficer i SDB krahinore apo i ndonjë komune siç pretendohet nga disa nëpër debatet televizive dhe në portale. Zgjedhja e vrasësve, trajnimi i tyre, financimi, kamuflimi është bërë nga një sektor i specializuar në SDB-në federative, sektori për veprime ofensive, i cili zyrtarisht nuk ka ekzistuar asnjëherë. Kjo punë ka qenë e ngritur në nivel të shkencës, pasi Instituti i Sigurisë që ka vepruar në kuadër të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme i ka studiuar këto gjëra dhe i ka përpunuar deri në hollësi.

Atë që ka mundur ta dijë SDB krahinore ka mundur të jetë bashkëpunëtori (spiuni) i infiltruar në rrethin e ngushtë të organizatës që drejtonte Jusuf Gërvalla. Por, edhe kjo me kushtin që bashkëpunëtori të mos jetë rekrutuar nga shërbimi ushtarak apo nga ai federativ.

Në kuadër të çdo Qendre të Sigurimit Shtetëror nëpër komuna, pos tjerash ka ekzistuar edhe e ashtuquajtura “Vija e Emigracionit Politik” e cila ka pas për qëllim që të përcjellë aktivitetin e organizatave politike në Perëndim. Rregull i punës ka qenë që informatat e dërguara nga bashkëpunëtori (spiuni) nga perëndimi të administrohen në këtë mënyrë: është shkruar vetëm një kopje e raportit, ndërsa në SDB-në komunale procedura përafërsisht është ndjekur kështu: një kopje e raportit është vendosur në dosjen e bashkëpunëtorit, një në lëndën e objektit, i cili është nën tretmanin e përpunimit operativ, tri kopje qendrës krahinore. Nëse është vlerësuar se raporti ka vlerë operative, atëherë ai i është dërguar drejtorisë së II-të të SDB-së Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme. Nëse nënsekretari federativ vlerëson se me këtë raport duhet informuar ekipin për “aksione ofensive”, atëherë një kopje e raportit, e fotokopjuar dhe e paregjistruar i dërgohet këtij sektori.

Kjo pak a shumë është dukur kusht. Nëse ta zëmë bashkëpunëtori ka qenë i rekrutuar nga SDB qendra në Pejë (zakonisht ka pas një pseudonimi p.sh. Mustaqja), ai ka informuar oficerin që e ka mbajtur në lidhje. Ky ka bërë raporti sipas procedurës së mësipërme. Dhe krejt çka mund të na tregoj për këtë ndonjë punëtor i SDB-së krahinore ose komunale mund të jetë se: në vitin X, Mustaqja është rekrutuar nga L. M. në qendrën e Sigurimit në Pejë. Ose dikush nga analitika e SDB-së krahinore mund të thotë se: “deri në vitin 1980 bashkëpunëtori Mustaqja informonte për veprimtarin e Jusuf Gervalles, pastaj ai u tërhoq nga SDB federative” dhe kaq.

Informatori (spiuni) përpos informimit për aktivitetin e grupit për të cilin SDB ka qenë e interesuar, rregull ka qenë që nëse vendoset për likuidimin e ndokujt, ai të jetë prezent me grupin e ekzekutorëve për ta bërë identifikimin e tyre. Dhe, pa dhënien e pëlqimit të tij, atentatorët nuk kanë pasur të drejt të hapin zjarr. Vetëm pas komandës “ky, apo këta janë” është hapur zjarr.

I vetmi që i njehë fizikisht vrasësit është bashkëpunëtori i cili ka qenë prezent në aktin e vrasjes, por i cili nuk e ka ditur emrin dhe mbiemrin e tyre sepse me rregullat në fuqi të SDB-së nuk ka pas të drejtë t’i dijë sikur që edhe atentatorët nuk kanë pas të drejt ta pyesin informatorin për emrin e tij. Çdo gjë tjetër për këtë rast dhe rastet e tjera është spekulim.

(Autori është analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons