Lemuria eshte emri i “botes se humbur’ qe varesisht nga shkencetaret, dikur shtrihej ne oqeanet Indian dhe Paqesor. Koncepti i Lemurias e ka origjinen ne shekullin e XIX por me formimin e teorise se pllakave, ky koncept u hodh poshte.
Edhe pse kontinentet e zhytur ekzistojne, si per shembull Zealandia ne Paqesor dhe Kerguelen Plateau ne oqeanin Indian, nuk ka formacione gjeologjike nen oqeanin Indian apo Paqesor qe i korrespondon pershkrimit te Lemuria-s. Edhe pse Lemuria nuk konsiderohet me si nje hipoteze e vlefshme shkencore, eshte adoptuar nga shkrimtaret okulte.
Studimet dhe idete per Lemuria-n ndryshojne por te gjitha besojne se ne kohet e lashta ka ekzistuar nje kontinent i cili eshte zhytur ne thellesi te oqeanit si pasoje e nje ndryshimi gjeologjik, kataklizmik, si psh. ndryshimi i poleve magnetike.
Helena Petrovna Blavatsky (1831 – 1891) ishte nje teozofiste, shkrimtare dhe udhetare. Pas eksperiencave ne udhetimet e saj ajo shkroi disa libra dhe doreshkrime per tema te ndryshme, nder te tjera edhe per Lemuria-n.
Ne kozmologjine komplekse te Blavatky-t qe perfshin shtate “Rracat Zanafille”, Lemuria ishte pushtuar nga “Rraca e trete”, te cilet pershkruhen si gjallesa rreth 2.1 m te gjate, seksualisht hermaphrodite, qe shumoheshin me veze, menderisht te pazhvilluar dhe shpirterisht me te paster se rraca e tyre paraardhese, per te cilet thuhet se kane jetuar ne Hyperborea. Pas krijimit te gjitareve – thote Blavatsky- disa lemure u shnderruan ne ‘bisha’ dhe perendite u zemeruan me sjelljen e tyre dhe e zhyten Lemuria-n ne oqean e pas tyre krijuan rracen tjeter, me intelekt, qe jetuan ne Atlantis.
Lemuria dhe mali Shasta
Ne vitin 1894, Frederick Spencer Oliver publikoi artikullin ‘Nje banor ne dy planete’, ne te cilin shkroi se te mbijetuar nga nje kontinent i mbytur te quajtur Lemuria, kishin jetuar ne ose brenda malit Shasta ne Kalifornine veriore.
Oliver shkroi se lemuret jetuan ne nje kompleks tunelesh brenda ne mal dhe rastesisht ishin pare duke shetitur ne siperfaqen e malit, te veshur me mantele te bardhe. Shume studiues kane shkruar per malin Shasta dhe mundesine e ekzistences se lemureve aty, nder to permendim botanistin William Cooke i cili ka shkruar dhe disa artikuj ku shpjegon faktet ne te cilat eshte bazuar.