Një kështjellë historike e shekullit XVI mori flakë pas një pakujdesie të dy fëmijëve që po ndiznin cigaret e tyre të para.
Policia tha se djemtë i vunë flakën barit të thatë që ishte brenda në kështjellën Krasna Horka në Sllovakinë lindore.
Fëmijët, 11 dhe 12 vjeç, ishin futur tinëz në kështjellë për të eksperimentuar me pirjen e cigares për herë të parë.
Fëmijët poshtë 15 vjeç në Sllovaki nuk mund të procedohen.
Kështjella ishte hapur vjet pasi i ishte nënshtruar një rikonstruksioni.