Një delfin, por i ngordhur është zbuluar sot në bregun e Shëngjinit në Lezhë.
Delfini është zbuluar në orët e para të mëngjesit të së hënës në bregdetin e Shëngjinit.
Delfini kishte një gjatësi rreth 2 metër dhe peshonte 60 kg.
Sipas ekspertëve të peshkimit dalja në breg të detit e delfinëve në stinën e dimrit është e rrallë.
Sipas tyre delfini është sjellë në bregun e Shëngjinit nga rrymat detare, pasi zona veriperëndimore e vendit në fundjavë është përfshirë nga erëra të forta.