Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos do të jetë kandidati i vetëm në zgjedhjet për pasardhësin e PASOK-ut, partia socialiste e udhëhequr deri dje nga Jorgos Papandreu.
Për lidershipin e kësaj partie, që iu dësh të përballej me krizën më të rëndë ekonomike, u vendos për një kandidat të vetëm nga Këshilli Kombëtar i saj.
Jorgo Papandreu njoftoi të shtunën dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të socialistëve grekë.
“Mendoj se për mua ka ardhur momenti të vazhdoj betejën time në një post tjetër”, deklaroi Papandreu, që në muajin nëntor të vitit të kaluar dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Pas kësaj dorëheqjeje, PASOK do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri dhe ristrukturimin e partisë në kohë për t’u përballur me zgjedhjet e muajit prill.
Grekët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re në një kohë kur sondazhet flasin për një mbështetje minimale ndaj PASOK dhe Demokracisë së Re.
Nga këto zgjedhje pritet të përfitojnë vetëm forcat ekstremiste, të djathta e të majta, që mund të rrisin peshën e tyre në elektorat.