1.Tipet e aparateve fotografike dixhitale - ekzistojne shume lloje aparatesh fotografike por ne linja te pergjithshme i specifikojme ne 3 te tille:
Aparate fotografike kompakte – te cilet jane dizenjuar per te qene te vegjel,te lehte ne perdorim,duke sakrifikuar keshtu opsione te rendesishme dhe kualitetin e imazheve te prodhuara.
Keto lloj aparatesh mund t’i ruajne imazhet vetem ne formatin JPEG.Shumica e tyre kane blic (flash) te inkorporuar me fuqi te vogel qe mund te jete i mjaftueshem vetem per objekte te aferta.Kane shkalle zmadhimi jo shume te madhe,megjithese jane shume te pershtatshme per tu mbajtur gjithmone me vete dhe per te shkrepur foto shume spontane.
Aparate fotografike Bridge (Gjysme profesional) – jane ato lloj aparatesh qe ne pamje te jashtme ngjajne shume me aparatet dixhitale profesionale DSLR dhe kane te perbashketa disa opsione te perparuara.Por gjithashtu kane te perbashketa edhe me aparatet kompakte si psh:
figura inkuadrohet live me ane te ekranit digital dhe gjithashtu kane sensore te vegjel.
Aparatet Bridge shpesh kane shkalle zmadhimi te madhe zakonisht midis 10:1 dhe 18:1.Jane me te ngadalte se aparatet profesionale por jane te afte per kualitet shume te mire te imazhit nderkohe qe jane me te vegjel dhe kompakte se aparatet profesionale.Shume prej ketyre aparateve mund t’i ruajne imazhet qe bejne jo vetem ne formatin JPEG por edhe RAW dhe kane nje blic te inkorporuar.
SLR digitale (DSLR ose aparatet fotografike profesionale)-
Keto lloj aparatesh kane nje sistem me kompleks operimi,megjithate aftesia per te nderruar lentet,per te zgjedhur lentet me te mira per nje foto te caktuar,dhe gjithashtu mundesia per te shtuar akoma me teper lente eshte celesi i suksesit te ketyre lloj aparateve.Ato prodhojne nje cilesi shume te mire te figures,kane shkalle zmadhimi te madhe dhe ketyre lloj aparateve mund ti vendoset blic i jashtem qe eshte shume here me i mire se ai i inkorporuari.Aspektet negative te ketyre lloj aparateve jane : veshtiresia ne perdorim sepse kerkojne edhe pak eksperience ne fushen e fotografimit dhe te fotografise ; cmimi pak i kripur e gjithashtu madhesia e tyre qe nuk i lejon perdoruesit transportim te lehte ne menyre qe ta marre me vete kudo qe shkon.
2.Rezolucioni - kur i referohet aparatit digital nenkuptohet : madhesia e imazhit digital qe prodhon ky aparat fotografik.Zakonisht si njesi matese perdoret “megapixeli” ,ose ndyshe do te thote sa milion pixela-a mund te regjistroje aparati digital ne nje imazh te vetem.
Avantazhi i te pasurit nje aparat digital me rezolucion te larte do te thote qe ka me shume Pixel-a ne disposicion me te cilat mund te punosh.Kjo eshte shume e rendesishme gjate printimit te fotove,gjithashtu ju jep mundesine te beni disa prerje te fotos (crop) ne qofte se ju nevojitet.Ne qofte se doni te printoni nje foto te madhe,te qarte dhe me kualitet te larte atehere zgjidhni nje aparat te shkalles nga 5-10 megapixel (MP).Imazhet me rezolucion te vogel perseri duken mire kur ngarkohen (upload) neper site te ndryshme ose kur shikohen ne monitorin e kompjuterit prandaj me pak pixel jane te nevojshme kur keni si qellim ti perdorni vetem per ne kompjuter rreth 5-6 MP.Shume fotografe te avancuar do te vlersonin fleksibilitetin e nje resolucioni te madh por kjo nuk do te thote qe nje camera 10 MP eshte e domosdoshme per te bere foto shume te bukura,kshq ju keshillojme te zgjidhni nje aparat qe te dini ta perdorni , me cmim te arsyeshem e mos u genjeni nga reklamimet e aparateve me rezolucion te larte.
3.Stabilizimi i imazhit – ky eshte nje opsion shume i rendesishem per aparatin fotografik sepse eviton dridhjet e aparatit te shkaktuara nga levizjet e dores ne momentin e fotografimit.Per te luftuar dridhjet e aparatit,shume aparate digitale kane stabilizues imazhi elektronik (Electronic Image Stabilization E.I.S.) ose tek ato me te avancuara stabilizues imazhi optik (Optical Image Stabilization O.I.S.)
E.I.S. i rregullon dridhjet ne menyre elektronike,duke manipuluar ne menyre digitale imazhin ne aparatin fotografik.Nderkohe qe kjo rregullon mjegullimin e fotos mund te ndodhin edhe disa humje ne detaje dhe ne qartesine e fotos.
O.I.S. perkundrazi kompenson dridhjet e aparatit duke levizur vete lentet.Teknologjia O.I.S. mund te duket e komplikuar por ne fund rezultati eshte shume i thjeshte : fotografite jane te qarta,edhe pse aparati dridhet.
4.Shkalla e zmadhimit (ZOOM) - eshte i nevojshem kur fotografon objekte te largeta,prandaj eshte shume e rendesishme qe aparati qe do blini te kete nje shkalle te larte zmadhimi,por kujdes sepse ka dy lloje shkallesh zmadhimi dhe ju duhet te kuptoni ndryshimin midis tyre:
Zmadhimi digital-kur aparati zmadhon ne menyre elektronike pjese te imazhin brenda aparatit fotografik (duke zmadhuar pixel-at e imazhit) pa rregulluar lentet.Megjithese metoda e zmadhimit digital lejon zmadhime shume te medha krijon disa humbje ne kualitetin dhe detajet e figures. Zmadhimi optik - eshte teknologji shume me precize,sepse lentet e aparatit ne menyre automatike ose manuale rregullohen per te bere qe nje objekt te duket me afer,duke zmadhuar objektin nderkohe ruan aparencen natyrale dhe kualitetin e imazhit.
5.Baterite – Aparatet fotografike digitale i harxhojne shpejt baterite dhe ato jane te kushtueshme.Perpara se te blini nje aparat fotografik digital,kini parasysh qe baterite te jene te rikarikueshme,ne menyre qe te shpenzoni me pak.Ne qofte se jeni tip qe udhetoni shume atehere perdorni bateri AA (Kodak,Energiser etj..) qe te mos ngeleni asnjehere pa bateri ne menyre qe mund te nderroni baterite e harxhuara me nja pale te tjera nqs nuk keni mundesi t’i karikoni.
6.Madhesia e aparatit fotografik – Eshte shume e rendesishme dhe varet nga qellimi i perdorimit.Nuk do te thote se sa me i madh te jete aparati fotografik,aq me i mire ai eshte.Per shembull me nje aparat te vogel xhepi (Pocket camera) mund te beni foto fantastike spontane,gje qe jo gjithmone mund te arrihet me anen e perdorimit te nje aparati fotografik digital DSLR i cili eshte shume i madh per tu mbajtur gjithmone me vete.Prandaj perpara se te blini nje aparat fotografik digital kini parasysh madhesine e tij.
7. Kujdes ! Kontrolloni gjetesin e fushepamjes (katrori ku vendoset syri per te pare nese eshte inkuadruar sic duhet objekti) sepse jo gjithmone ajo cka shikohet ne objektiv eshte ajo qe fotografon.Shpesh aparatet fotografike te lire ne cmim kane problem me gjetesin e imazhit sepse ai eshte i vendosur mbi lentet,prandaj kur shkrep aparatin nuk fotografon ate qe shikon,duke shkaktuar fotografim jo te plote te subjektit.Neqoftese tashme e keni nje aparat te tille dote ishte me mire te perdorej monitori LCD i aparatit per te fotografuar.
8.Kini parasysh qe me blerjen e nje aparati digital duhen blere edhe disa aksesore-shumica e aparateve digital kur shiten shoqerohen me karte memorje me kapacitet te ulet qe nuk do te mjaftonte per te ruajtur me shume se 5 foto prandaj ju duhet te blini nje karte te re me kapacitet me te larte,te pakten 256MB.Per te mirembajtur aparatin do t’ju duhej edhe nje kellef per te,ndoshta nje blic tjeter ose nje tripod…
9.Mesoni masat e perdorimit te software-ve per rregullimin e fotove dhe zgjidhni nje printer te mire – Shpesh ju mund te beni foto shume te bukura por qe kane nevoje per disa permiresime per ti bere ato akoma me te bukura,po gjithashtu per ti printuar ato do t’ju nevojitej nje printer i mire,por kjo mund te evitohet neqoftese e beni printimin ne dyqanet e studiove te fotografive.
0.Beni pak kerkim ne google-perpara se te vendosni c’lloj aparati do blini ose nqs e keni gjetur tipin e pershtatshem per ju,ju keshillojme te beni pak kerkim ne google per te pare nese vertete eshte aparati fotografik qe ju nevojitet.