Drejtuesit e klubit shkodran e kane cilesuar te padrejte vendimin e se enjtes se Komisionit te Disiplines per ta denuar Vllaznine me luajtjen e nje takimi pa tifoze, per shkak te incidentit te ndodhur pas ndeshjes me Skenderbeun, me trajnerin e kesaj skuadre.
Sipas administratorit te ketij klubi, Kujtim Shaba, kjo gje eshte e padrejte. “Nuk mendoj se klubi Vllaznia duhej te penalizohej ne kete menyre. Topa bore jane hedhur ne fushe edhe ne kohen e diktatures dhe jo me sot.
Ne cdo ndeshje qe eshte luajtur ne Korce, gjithmone na kane gjuajtur me topa bore. Mendoj se eshte nje denim i ekzagjeruar”, ka thene ai. Ky denimi duket se e ka shtuar pakenaqesine ne Shkoder.
Rikthimi nga ana e Komisionit te Apelit e tre pikeve Flamurtarit ne Kupe dhe zbutja e denimit per fushen e Pogradecit, kane goditur ne menyre indirekte Vllaznine, e cila rendohet edhe me teper me vendimin e fundit te Disiplines per ta luajtur ndeshjen me Kamzen pa tifoze.