Protesta të reja pritet të mbahen në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë, pas fitores së Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të fundjavës së kaluar.
Autoritetet u kanë dhënë leje deri në 50 mijë protestuesve që të mblidhen në një nga sheshet kryesore të Moskës.
Një valë protestash shpërtheu dhjetorin e kaluar, pas zërave se zgjedhjet parlamentare ishin manipuluar.
Dyshime të ngjashme kanë përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale, që panë kryeministrin Vladimir Putin të fitonte mandatin e tretë në krye të shtetit.
Vendet e huaja e kanë pranuar fitoren
e tij. Vetë presidenti amerikan Barack Obama i ka telefonuar sot Putin për ta uruar për rizgjedhjen.
Gjithashtu, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, dy liderët kanë folur për Afganistanin, Sirinë dhe Iranin. Por vëzhguesit kanë deklaruar se proçesi është manipuluar në favor të tij.
Korrespondenti i BBC në Moskë, Richard Galpin deklaron se disa liderë të opozitës kanë planifikuar një manifestim shumë të madh për ditën e shtunë, pjesërisht sepse lëvizja e tyre nuk arriti të parandalonte marrjen e mandatit të tretë nga Putin.
Demonstratat e ditës së sotme do të jenë një test i rëndësishëm për oreksin e opozitës për vazhdimin e protestave në rrugë, nënvizon korrespondenti Galpin.
Qarkullojnë zëra se opozita duhet të ndryshojë taktikë dhe të fokusohet në ngritjen e partive të reja politike për të sfiduar partitë në pushtet. TCH