Edi Rama dhe një delegacion i lartë i Partisë Socialiste niset javën tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë zyrtare, ku do të zhvillohen takime me zyrtarë të rëndësishëm të administratës “Obama”, por edhe Kongresit amerikan.
Një vizitë e përgatitur që prej një muaji më parë, pas një takimi të zhvilluar në selinë rozë ndërmjet liderit të opozitës dhe ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, do të realizohet prej së enjtes së ardhshme dhe do të zgjasë rreth pesë ditë.
Detajet e takimeve, ben te ditur "Shqip" janë përgatitur me hollësi nga këshilltari i kreut të PS-së, Roland Bimo, ndërkohë që në delegacion do të marrin pjesë edhe deputetë dhe drejtues të selisë rozë: si Erjon Veliaj, Ditmir Bushati, Andis Harasani, Ilir Beqja dhe Endri Fuga.
Dita e parë e vizitës së Ramës matanë Atlantikut do të nisë në metropolin amerikan, ku do të mbajë fjalën në një auditorium të posaçëm në “New York University”, i cili është një nga institucionet e arsimit të lartë më të mëdhenj në SHBA. Rama do të jetë të enjten më 16 mars në një nga auditorët e universitetit, ku në orën 16:00, qendra “Aleksander Hamilton” do të organizojë leksionin ku folës kryesor është pikërisht lideri i opozitës, Edi Rama, ndërkohë që leksioni do të prezantohet dhe drejtohet nga profesor Asli Peker.
Në posterin e shpërndarë nga organizatori i këtij aktiviteti, pedagogu Chris Bowman, është shoqëruar një CV e shkurtër e liderit të opozitës, ku theksohet ndër të tjera se “Edi Rama është një politikan shqiptar, piktor, publicist, profesor dhe ish-sportist. Ai është aktualisht lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë, partia më e madhe në Shqipëri, e cila ka fituar më shumë vota si parti në tetë zgjedhjet e fundit. Përfshirja fillestare e Edi Ramës në politikën shqiptare erdhi gjatë lëvizjes demokratike, kur po rrëzohej regjimi komunist. Edi Rama është një nga zërat intelektualë më influentë në këtë lëvizje. Ai nuk e vazhdoi karrierën politike në atë kohë dhe u bë një nga kritikët më të fortë në prirjet autoritariste të shfaqura nga qeveria e parë postkomuniste në Shqipëri. Ai ka shërbyer si ministër i Kulturës, nga viti 1998-2000, kryebashkiak i Tiranës për tre mandate dhe nga viti 2005 (datë e gabuar, duhet 2006 shën.red) është lideri i PSSH-së. Aktualisht Rama ndodhet në krye të sondazheve në lidhje me zgjedhjet e planifikuara në 2013-n dhe po përpiqet të komunikojë platformën e tij dhe politikat për Shqipërinë në rrafshin ndërkombëtar”. Në “New York University”, Rama do të mbajë leksionin me titull: “Demokracia përballë stabilitetit: Propozimet për një Rilindje Shqiptare”. Në Nju Jork, Rama pritet të zhvillojë takim edhe me komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditën e premte do të nisë axhenda e kreut të opozitës shqiptare në Uashington, ku pritet të ketë takime të rëndësishme në Departamentin e Shtetit dhe Kongresin e SHBA-së. Por axhenda e këtyre takimeve dhe zyrtaret me të cilët do të takohet delegacioni i PS-së mbahen shumë sekret nga selia rozë. Nga këto burime theksohet se dy nga takimet e shumta që Rama do të zhvillojë në Shtetet e Bashkuara janë “shumë të rëndësishme”. Vizita e Ramës në SHBA është përgatitur prej fillimit të muajit shkurt, ku ishte vetë ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili deklaroi se po “përgatisim një vizitë të liderit të opozitës në Shtetet e Bashkuara”. Para Ramës, kohët e fundit e kanë vizituar Uashingtonin dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, si dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Takimet padyshim që do të prekin zhvillimet e fundit politike dhe shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për ngadalësimin e reformave.