Forumi Kuq E Zi
BB, kredia e ndihmës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
BB, kredia e ndihmës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
BB, kredia e ndihmës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
BB, kredia e ndihmës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1BB, kredia e ndihmës Empty BB, kredia e ndihmës 9/3/2012, 18:52

Vizitor

Anonymous
Vizitor
BB, kredia e ndihmës FINANCAT-NE-ALARM-09_tn_10Ekspertët e Bankës Botërore kanë mbërritur sërish në Tiranë për të negociuar me qeverinë paketën shtesë të kredisë për mbështetje buxhetore.

Top Channel ka mësuar se palët po zhvillojnë bisedime intensive dhe se deri tani nuk ka ende një përfundim konkret. Megjithatë mësohet se bisedimet mund të zgjasin deri nga java tjetër, ku me gjasa do të merret dhe vendimi final nëse qeveria do e pranojë apo jo kredinë me kushtet që vendos banka për reforma të caktuara dhe kufizim të shpenzimeve buxhetore.

Ndërkaq vetë Ministria e Financave në programin ekonomik dhe fiskal nuk e fsheh se kredia e bankës do të lehtësonte buxhetin dhe kërkesën për borxh në tregun e brendshëm, duke ulur kështu rreziqet për financimin e defiçitit. Në dy muajt e parë të vitit, qeverisë i është dashur të përballet me rritjen e normave të interesit, sa herë që ka dalë në treg për të marrë borxh. Në ankandin e fundit të bonove njëvjecar interesat arritën në 7.32 për qind nga 6.73 që ishin në dhjetor.

Deficiti buxhetor, qeveria pranon vështirësitë për të marrë borxh

Gjendja e vështirë në tregun financiar dhe zhvillimet që priten gjatë këtij vitit kanë vënë nën alarm ministrinë e financave për financimin e deficitit buxhetor.

Në kuadrin e ri fiskal të hartuar muajin e kaluar ministria vëren se rreziqet për huamarrjen e qeverisë janë rritur për shkak të krizës.

Në dokumentin zyrtar thuhet se “parashikimi për financimin e deficitit në vitin 2012 bazohet në skenarin se kriza e borxheve në vendet fqinje do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti duke ndikuar ndjeshëm strategjitë e bankave private në Shqipëri”.

Këta faktorë vërejnë ekspertët e Ministrisë do të ndikojnë në mënyrë të ndjeshme financimin e deficitit për vitin 2012 dhe progresin e emetimeve të letrave me vlerë". Në buxhetin e këtij vitit huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm parashikohet 18.8 miliardë lekë ose mbi 7 miliardë lekë më pak se vitit i kaluar.

Por edhe me këtë ulje, Ministria e Financave sërish thekson se tregu është shumë skeptik çka kërkon monitorimin e vazhdueshëm të tij, me qëllim që të shmangen problemet në financimin e defiçitit buxhetor dhe të garantohet likuiditeti i nevojshëm për thesarin.

Në total qeverisë i duhet të sigurojë 41 miliardë lekë borxh për të financuar buxhetin e këtij viti, prej të cilave 22.3 miliardë ka parashikuar t'i marrë në tregun e jashtëm, kryesisht përmes projekteve të donatorëve.
Por për shkak të procedurave burokratike financimet e huaja nga donatorët shpesh kanë vonesa në kohë dhe nuk garantohen në masën 100 për qind brenda vitit buxhetor, çka mund ta detyrojë qeverinë të rrisë huamarrjen e brendshme. “Ne mendojmë se në një skenar të financimit të deficitit vetëm përmes huamarrjes së brendshme, njëlloj si ai i vitit të kaluar, sfidat për menaxhimin e borxhit do të jenë të mëdha vërejnë ekspertët e Ministrisë.”
TCH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons