Deri më sot besohej nga studiuesit e epokës së dinosaurve se Mikroraptori, dinosauri me përmasat e një pëllumbi të ditëve të sotme që mendohet se ka jetuar rreth 130 milion vjet më parë, fluturonte.
Por studimet e reja të fosileve të gjetura në veri të Kinës për gjallesën prehistorike, tregojnë të kundërtën. Mikroraptori, edhe pse kishte plot katër krahë, nuk fluturonte. Gjymtyrët e tij shërbenin vetëm për t'u kacavjerrë dhe për të kërcyer nga njëra degë në tjetrën.
Studiuesit kanë arritur në këtë përfundim pas krahasimit mes përmasave të krahëve dhe trupit të grabitqarit. Sipas tyre, përmasat nuk ishin në proporcionin e duhur për të mposhtur forcën e gravitetit.
Ata rikrijuan në kompjuter se si dukej një Mikroraptor. Pasi studiuan melanozomet e gjetura në fosilet e zbuluara në veri-lindje të Kinës, që janë përgjegjëse për ngjyrën e puplave, arritën në përfundimin se Mikroraptori kishte pendë të zeza që nën dritën e diellit japin reflektime të blusë së errët, të njëjta me ato të korbit të ditëve të sotme.
Gjurmët e gjetura të këtij grabitqari janë më të hershmet të zbuluara deri më sot nga paleontologët, për të cilat ka të dhëna të mjaftueshme për të arritur në përfundime thuajse të sigurta.
TCH