Forumi Kuq E Zi
Sailvana Braçe: Skena dhe ekrani, dashuri dhe emocion që rritet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sailvana Braçe: Skena dhe ekrani, dashuri dhe emocion që rritet Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Sailvana Braçe: Skena dhe ekrani, dashuri dhe emocion që rritet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sailvana Braçe: Skena dhe ekrani, dashuri dhe emocion që rritet Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Silvana Braçe është një nga ato prezantuese që i ka zgjeruar përmasat e figurës dhe personalitetit të saj artistik, duke i qëndruar vazhdimisht besnike ekranit dhe skenës. Mënyra e saj e çiltër e komunikimit, sinqeriteti në raport me kamerën dhe shikuesin, inteligjenca e lindur dhe ajo profesionale e fituar hap pas hapi, e kanë bërë Silvanën tepër të dashur për publikun. Në të folurën dhe në sjelljen e saj, ka diçka dlirësisht të pafajshme, kurse në dialog ajo ruan gjithnjë mençurinë dhe finesën që i duhet një femre moderne. Këto cilësi i ruan edhe përtej ekranit, në jetën e saj të përditshme. Silvana Brace është prezenca më fisnike dhe më dinjitoze e ekranit shqiptar të të gjitha kohërave. Këto ditë e takuam Silvanën para RTSH-së, dashurisë dhe pasionit të saj të hershëm. Përdore mbante të birin, Fatjonin, ende të vogël, me një përkujdesje të admirueshme, marrëdhënie, që zgjonte kuriozitet. Që në dialogun e parë, në bisedën tonë vendoset një intimitet prej miqsh të vjetër dhe në këtë atmosferë miqësore, ajo vazhdon t’u përgjigjet me çiltërsi pyetjeve tona.A mund të na thoni diçka për fëmijërinë, për ëndrrat dhe pasionet e para?
Po më shtyni shumë vite tutje duke më afruar me kujtimet, që kanë mbetur më të ëmblat e jetës. Edhe pse fëmijëria ime nuk ka qenë aq e begatë apo me fat, ajo përsëri ka mbetur mall i ëmbël. Kam qenë fëmijë e vetme, por prindërit nuk kanë pasur mundësi të plotësojnë “tekat”e mia, ndaj dhe fëmijëria ime ka pasur tronditjet, aksidentet dhe gëzimet e vogla, mes të cilave po rritej një shpirt i ndjeshëm, i ndrojtur, i heshtur, ëndërrimtar, një zemër e vogël e pastër, e cila që herët do të kuptonte, se jeta për të s’do të ishte aspak e lehtë. Ëndrrat e mia të para, nuk kanë qenë të lidhura me artin, por me jetën princërore, një ngjashmëri e hatashme me mjedisin, që ndërtoi Maria Antuanetë. Më pas lindi pasioni për akrobacinë, këngën dhe vallëzimin. Fëmijërinë e kam kaluar në Tiranë, ku dhe kam lindur, ndaj ndoshta jam kaq e lidhur me këtë qytet të jashtëzakonshëm, më të bukurin për mua, sepse në çdo vend dhe hap, kam ndjesinë e njohjes dhe sigurisë, edhe kujtimet,patjetër.
Si u gjendët në botën e ekranit?
Papritur e pa kujtuar u gjenda aty. S’ishte e projektuar nga familja ose unë, por fati çoi të më takonte me ekranin. Nisja që, kaq e natyrshme dhe e pasforcuar, gjë që u ndje në daljet e mia të para dhe qe pikërisht ky shpengim që më siguroi vazhdimësinë. Ishte koha e pushimeve verore për të kaluar nga arsimi tetëvjeçar(atëherë) për në arsimin e mesëm. Prindërit nuk dinin ku të më orientonin dhe unë gjithashtu. Në këto përsiatje një udhëtim me tren sikur shtroi dhe trasenë e jetës time. Gazetari i Radio Tiranës Kadri Karapici me dëgjoi në komunikim me nënën dhe i bëri përshtypje zëri, artikulimi, s’di çfarë tjetër, por më propozoi, që të paraqitem në Radio Tirana për t’u provuar në mikrofon. A do të tingëllonte ky zë edhe për dëgjuesit e radios? Dhe zhvillimi qe fantastik. Shpejt kapërceva edhe në studion televizive. Sikur fati dhe të tjerët mendonin për mua!Kështu erdha dhe u rrita mes korridoreve të RTSH-së dhe atyre të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë, e më pas universitetit në fakultetin e ekonomisë.
A ju kujtohen emocionet nga herët e para kur ju keni dalë në skenë apo në ekran?
Siç ju tregova, fillimi ka qenë shumë i natyrshëm si një dhuratë ,ndaj nuk shkaktoi shumë emocion. Isha dhe shumë e re e nuk e njihja ndjenjën e përgjegjësisë dhe vlerën e kësaj pune. Emocionet e forta, kujtoj të më kenë mbërthyer në festivalin e parë që prezantova. Ishte festivali i 19 në RTSH. Prezantonim Dhimitër Gjoka dhe unë me regji të Vera Grabockës. Vija pas 2-3 viteve përvojë dhe pritja e publikut me lëvdata të larta më kishte prekur në shpirt, duke më ndërgjegjësuar për pozicionin që kisha tashmë. Pas kësaj emocionet më kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës. Ato kanë qenë të shumta dhe nga drejtime të ndryshme.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
emer i njohur e kam degju e me para ket emer

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons