iPad-i i ri do të mund të blihet në Shtetet e Bashkuara nga data 16 mars. Modeli i ri përmban lidhje 4G dhe përshtatet me rrjetet AT&T dhe Verizon. Fotokamera është 5 megapixel me teknologjinë e iPhone 4S. Ngjyra bardhezi është një ndër karakteristikat kryesore të tij. Objekti do të ketë të njëjtat çmime të iPad 2 në versionet me 16 dhe 64 giga. iPad-i i ri i “Apple” është me cilësi të lartë, një milion piksel më shumë se televizioni më i mirë “high definition”. Të dhënat janë publikuar në San Francisko dhe janë transmetuar në rrugë streaming edhe në Londër. Deri tani kompania “jetime” nga vdekja e Steve Jobs nuk i ka dhënë një emër objektit, duke e quajtur vetëm “iPad-i i ri”. “”Apple” udhëheq revolucionin post-PC. Ne kemi tre instrumentë post-PC. Kompanitë e tjera do të ishin të lumtura po të kishin vetëm një”, ka deklaruar administratori i deleguar, Tim Cook, gjatë prezantimit të produktit në San Francisko. Duke vijuar fjalimin, Cook ka saktësuar se janë 172 milionë aparatet e shitura të “Apple”, si iPod, iPhone dhe iPad. “76 për qind e të ardhurave vijnë nga produktet post-PC”, ka shtuar Cook.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy