Forumi Kuq E Zi
Xhirohet filmi i parë porno, me aktorë shqiptarë. Të gjitha detajet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Xhirohet filmi i parë porno, me aktorë shqiptarë. Të gjitha detajet Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Xhirohet filmi i parë porno, me aktorë shqiptarë. Të gjitha detajet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Xhirohet filmi i parë porno, me aktorë shqiptarë. Të gjitha detajet Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Emanuela Sako

Dukej sikur asnjëherë vendi ynë nuk do të kishte lidhje me kinematografinë pornografike. Por tashmë tabutë janë thyer plotësisht. Shqiptarët së shpejti do të kenë në kinema filmin e parë pornografik, tërësisht shqiptar. Gjithçka flet shqip; aktorët, ambientet, veshjet etj. Realizimi është bërë nga 25-vjeçari, Erion Murizi



Kush është Erioni?

Erioni punon aktor dhe stripman nëpër lokalet e natës. I riu nga Tirana, pasionin për jetën e natës dhe striptizën, së fundi i shkriu në një film pornografik shqiptar. Ai rrëfen në këtë intervistë për rubrikën “Jetë” të gjitha detajet e kësaj inisiative që me siguri do jenë të shumtë ata që do ta konsiderojnë skandaloze.



Po vajzat-aktore?

Vajzat pjesëmarrëse në film nuk e vrasin mendjen për paragjykimet. Ndoshta sepse janë nga ato që i kanë shkëputur pothuajse fare marrëdhëniet me familjet. Ato aktualisht janë në Itali, ku edhe punojnë prej vitesh.

“Vajzat? Nuk e çajnë kokën fare për paragjykimet e opinionit.Madje nuk e patën aspak problem edhe çështjen e prindërve, motrave apo vëllezërve dhe jo më opinionin rreth e rrotull. Gjithçka u realizua me dëshirën e të gjitha palëve”,- shprehet Erioni.



Filmi është gati

Është një film pornografik tërësisht shqiptar. Me djem dhe vajza shqiptare, dhe ambientet e përzgjedhura janë shqiptare. Promovimi i filmit do të bëhet në fillim të muajit qershor në kinema. Aktualisht janë duke u përgatitur ftesat që do t’iu shpërndahen njerëzve të politikës, artit, medias, biznesit etj. Më pas, filmi mund të ndiqet në kinema edhe nga qytetarë të tjerë, që duan të shuajnë kureshtjen.





“Mami më nxori nga shtëpia, sa e mori vesh”



Erion Murizi tregon se familja e tij është llahtarisur kur mori vesh për filmin pornografik. Por, ai shprehet se u qetësuan kur mësuan se ai të paktën nuk ishte aktor në film. Ai rrëfen se familja e tij është e përbërë nga prindërit dhe motra 20-vjeçare. Dy femrat e familjes e pritën shumë keq realizimin e tij, ndërsa babai nuk e vrau mendjen.

“Mamaja e mori vesh nga interneti, ku kishin qarkulluar thashethemet e para për filmin tim. Shoqet e punës i thanë se kishin dëgjuar që unë kisha bërë një film pornografik shqiptar. Më mori në telefon; ‘Çfarë ke bërë këtë herë? Nuk të pranoj më në shtëpi’. Ndërsa motra nuk më foli një javë rresht”,- shprehet Erioni.





FILMI



Filmi është i ndarë në 3 pjesë, në të cilat marrin pjesë tre çifte. Është i gjatë 75 minuta, nga të cilat 60 minuta janë skena hot, ndërsa pjesa tjetër janë momentet e njohjes së çifteve.

Çifti i parë njihet nga liqeni, duke bërë vrap. Çifti i dytë njihet në urban, ku djali ngacmon vajzën. Ndërsa çifti i tretë njihet në rrugë, pasi djali është bohem dhe vajza një modele e njohur dhe mjaft e pasur.







Erioni: Xhirimet në Golem, te Liqeni i Tiranës dhe në urbanin e Unazës



Audicioni? Ziheshin për të ardhur. Kostot? 7 mijë euro dhe ndihmë nga personazhet e jetës së natës në Tiranë





E pyetëm Erionin si i lindi ideja dhe si arriti ta realizojë atë. Më poshtë, intervista:



Erion, si të lindi ideja për të bërë një film pornografik?

Ideja ishte spontane. Pas përllogaritjeve që bëra në mendjen time nxora fillimisht një status në FB: Kush dëshiron të bëhet pjesë e një filmi porno, të kontaktojë në numrin e telefonit…”,- shkruhej në status. E vendosa statusin një javë rresht, por nuk pati asnjë reagim, – rrëfen Erioni.



Po më pas, ç’ndodhi?

Mendova ta lë fare këtë ide, sepse mendova se nuk kishte interes njeri. Më pas, shoku im i ngushtë, Joni, më tha që ta vazhdoja. “E di që do bësh diçka të mirë”,- më tha Joni. Shkova në Itali dhe hyra në kontakt me vajza që frekuentonin jetën e natës. Gjeta vajzat shqiptare që më pëlqenin dhe u tregova idenë time për realizimin e filmit.



Pranuan lehtë?

Pranuan pa hezitim, madje njëra më tha që mezi po prisnin të kishin një rast të tillë. Vendosëm kontaktet me vajzat dhe u kthyem në Shqipëri për të zbatuar të gjitha ato që kishim në mendje.



Po djemtë, si i gjetët?

Për djemtë nuk ishte e vështirë fare. Ata nuk e kishin problem dhe kishim shumë kërkesa. Të gjithë u zgjodhën nëpërmjet një audicioni të hapur.



Kishte shumë kërkesa në audicion?

Plot…Nuk mund ta besoni. Shumica e merrnin vesh nga njëri-tjetri dhe vinin paraqiteshin në audicion. Pavarësisht dëshirës ne ishim të detyruar të bënim përzgjedhje, sepse jo të gjithë i plotësonin kriteret.



Çfarë kriteresh?

Kriteri është që të jenë vajza tërheqëse, me një fytyrë të tërheqëse dhe trup të bukur. Duhet të jenë të gjata mbi 1.75 centimetra, të kenë trup të përsosur, gjoksin nuk duhet ta kenë më tepër se 3-shi, sepse ngjajnë skandaloze.

Ato ishin OK, më pas një studio u ofrua për stafin teknik, dmth kameramanët, teknikët e zërit, të ndriçimit, fotografët, gjithçka.



Ku janë xhiruar skenat e këtij filmi?

Janë përzgjedhur 3 ambiente. Një ambient është në një vilë 3-katëshe në Golem të Durrësit. Kemi bërë xhirime edhe nga Liqeni Artificial i Tiranës, si dhe në një urban të linjës së Porcelanit. Njëkohësisht është përdorur si element edhe rruga.



Ka pasur qytetarë të rastit në film….?

Ne e morëm nga kompania përkatëse të drejtën për të përdorur urbanin. Ndërsa protagonistët si udhëtarë, janë gjithashtu aktorë. Aktorët luajnë rolin e përcaktuar, ndërkohë që urbani udhëton. Zgjodha urbanin, sepse ka shumë djem që iu ngjiten vajzave në urbane. E dimë të gjithë këtë. Subjektin e doja nga jeta reale.



Kur janë bërë xhirimet, gjatës ditës apo natës?

Ditën janë bërë xhirime të tilla si në parkun e liqenit, kur është momenti i njohjes së njëri prej çifteve. Po kështu, janë bërë xhirime në rrugë, kur është njohur çifti tjetër. Xhirimi tjetër është bërë gjatë ditës, në urban, ku njihet çifti i tretë. Ndërsa gjatë natës janë bërë xhirimet e skenave të nxehta, në vilë, në ambient të mbyllur.



Sa aktorë marrin pjesë në film?

Në film marrin pjesë tre vajza dhe tre djem. Vajzat janë të moshës 25 vjeç dhe 27 vjeç. Dy prej vajzave janë kushërira, vajza xhaxhai.



Sa kushtoi ky film Erion, është sekret të thuhet?

Për realizimin e tij shfrytëzova gjithë njohjet e mia të jetës së natës dhe më kushtoi diçka më pak se sa duhet të ishte realisht. Çdo gjë është bërë nëpërmjet uljeve të çmimit nga të njohurit e mi, të cilët ma dhanë mundësinë, meqë ishte filmi i parë i këtij lloji. Për filmin shpenzova 7 mijë euro. Tashmë është shitur në një nga platformat dixhitale dhe pritet të transmetohet, pasi të bëhet promovimi.



Prisni sukses?

Pres të kem sukses të madh.







RRËFIMI:



“Të huajt në Tiranë organizojnë shumë mbrëmje private striptizi”



Erioni ka 6 vjet që punon si stripman. “Në vitin 2006 kam emigruar në Gjermani. U nisa si emigrant, pasi doja vetëm të punoja që të nxirrja të ardhura. Bëra punë të ndryshme por më pas fillova punë në lokalet e natës, sepse rashë në sy me fizikun tim. Më parë, në moshën 17-vjeçare kam konkurruar për bodybuiling dhe kam fituar 3 vjet rresht vendin e parë për të rinjtë” – tregon për veten Erioni.

Në fundjavë është përherë i zënë sepse merret me organizime festash, dasmash, festa beqarie, ditëlindje. Çfarë bën aty? “Më kërkojnë të bëj striptizë, bashkë me grupin tim të kolegëve. Shkoj kudo ku më kërkojnë. Kam arritur tani të krijoj një grup striptize, me të cilët ndajmë punën. Ka mjaft kërkesa, sidomos nga të huajt që vijnë në Shqipëri, të cilët organizojnë mbrëmje private” – rrëfen ai pa ndroje.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
interesante po mesa kom ngju esht ledri vulaj ai qe e ka bo kshu kom ngjuuuu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons