Kerkuestit japoneze kane publikuar shpikjen e tyre te fundit, nje arme qe detyron kedo mbi te cilin ajo perdoret, te mos flase.
Pajisja eshte bazuar ne konceptin e ‘auditory feedback’ apo reagimi i vonuar, kur perdoret mbi dike, pajisja perserit po te njejtat fjale qe jane thene por me nje vonese te vogel prej 0.2 sekondash, kjo pergjigje eshte e mjaftueshme per te ngaterruar teresisht trurin e personit qe eshte duke folur dhe duke e lene ne nje gjendje konfuzioni ku nuk mund te flase me tej.
Qe kur jane shpikur armet, njerezit i kane modifikuar ato. Disa gjuajne plumba, disa gjuajne lazera. Por kerkuesit japoneze mund te kene shpikur nje nga armet me te cuditshme e cila gjuan vale zanore duke bllokuar kedo qe tenton te flase.