Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, deklaroi se rivalët e tjerë republikanë nuk mund ta mposhtin më në garën brenda partisë, duke ftuar Santorum dhe Gingrich që të heqin dorë nga gara.
Një prej drejtuesve të fushatës presidenciale të Romney, Rich Beeson deklaroi se “rivalët e tjerë po injorojnë parimet bazë të matematikës dhe duke refuzuar të heqin dorë nga gara, vetëm sa po ndihmojnë presidentin Obama”.
Sipas këshilltarit, konfirmimi i Romney pa pritur fundin e garës brenda partisë në gusht, si kandidati presidencial i republikanëve, do t’i jepte atij mundësi që të realizonte një fushatë më të suksesshme ndaj Obamës.
Në zgjedhjet e “super të martës”, ku u mbajtën votime në dhjetë shtete, Romney arriti të fitojë në më shumë se gjysmën e shteteve, por rivalët e tij kryesorë, senatori Santorum dhe kongresmeni Gingrich, u shprehën optimistë mbi shanset e tyre për të fituar. Kandidati i katërt, guvernatori i Teksasit, Ron Paul, mbetet i fundit me një diferencë të ndjeshme ndaj të tjerëve.
”Rezultatet e super të martës i reduktuan në mënyrë drastike shanset e rivalëve të Romney për t’u shndërruar ata në rivalë të Obamës në garën presidenciale. Ndërsa ata vazhdojnë të injorojnë parimet e matematikës dhe probabilitetit, e vetmja gjë që po bëjnë është një ndihmë e çmuar për demokratët”, shtoi Beeson.
Kandidati fitues i republikanëve duhet të grumbullojë mbështetjen e 1 144 delegatëve ose të mbetet i vetëm në garë. Në proporcion me votat e marra deri tani, Romney llogarit mbështetjen e 415 delegatëve, ndjekur nga Santorum me 176, Gingrich me 105 dhe Paul me 47.
tch