Fusha e veprimtarisë së Dianetikës
Një shkencë e mendjes është objektiv që ka tërhequr mijëra breza të njerëzimit.Ushtri,dinasti dhe qytetërime të tërra janë shfarosur nga mungesa e saj.Roma u bë pluhur e hi nga dëshira për të.Kina noton në gjak nga nevoja pët të.Dhe thellë në arsenal,për shkak se një shkencë e tillë nuk njihet,është një bombë atomike,me majën të mbushur në pritje.
Asnjë kërkim nuk ka vijuar kaq parreshtur dhe nuk ka qenë më i dhunshëm.Asnjë fisi primitiv,sado i paditur,nuk i ka shpëtuar ta njohë problemin,apo të mos ketë tentuar të sajojë të pakëtën një formulim të përafërt.Akoma edhe sot gjejmë indigjenët e Australisë që zëvendësojnë me “kristalin që shëron magjin”,një shkencë të mendjes.
Shamani i Guajanës Britanike arrin t’ia dal mbanë duke përdorur në vend të ligjeve të sotme të mendjes,këngën e tij monotone dhe puron e shenjtëruar.Në mungesë të një teknike të efekshme, regëtima e daulles së njeriut të mjekësisë së Goldit shërben për të hequr ankthin tek pacientët.
Megjithëatë edhe epoka e ndritur dhe e artë e Greqisë nuk kishte tjetër, veçse supersticionin në qendrën e saj kryesore të kurimit të sëmundjve mendore:Tempullin e Eskulupit.Më e shumta që mund të bënin romakët,për qetësinë e mendjes tek të sëmurët,ishte t’u drejtoheshin penateve,hyjnive të familjes,ose të bënin kurban për Febrisin,perëndeshën e etheve.Dhe shekuj më pas,një mbret anglez mund të gjendej në duart e yshtësve,të cilët përpiqeshin të shëronin delirët e tij duke përzënë demonët që e kishin mbërthyer.
Nga kohërat më të lashta e deri sot,në fisin më të egër primitiv ose në qytetërimin e zbukuruar në mënyrën më madhështore,njeriu është ndodhur në një gjendje të pashpresë e pa rrugëdalje kur është ndeshur me dukuritë e aberracioneve ose sëmundjeve të pashpjegueshme.Dëshpërimi i tij,në orvatjet për të kuruar një individ, gjatë historisë,ka ndryshuar vetëm pak; dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë,përqindjet e çrregullimeve mendore,që janë arritur të lehtësohen,ishin të barabarta me sukseset e shamanëve kur ata përballeshin me të njejta probleme.Sipas një shkrimtari modern,i vetmi përparim i psikoterapisë ishte akomodimi në mjedis të pastër i të sëmurit mendor.
Përsa i përketë brutalitetit në trajtimin e të sëmurëve mendorë, metodate përdorura nga shamanët ose në Baldam janë kapërcyer dukshëm nga teknikat “e qytetëruara” që shkatërrojnë indet nervore me dhunën e elektroshok-ut ose të kirurgjisë – trajtime të cilat nuk ishin garantuar nga rezultatet e përfituara dhe të cilat nuk do të ishin pranuar as në shoqërinë më të ulët primitive,pasi atoo e katandisin viktimën në një zombizëm të plotë,duke e kthyer atë veçse në një kafshë që zbaton urdhërat.
I përmendëm këto,jo për t’i paditur praktikat e “neurokirurgut” dhe të instrumenteve kirurgjikale që ai ngul dhe përdredh në mendjet e sëmura, por vetëm për të demostruar thellësitë e dëshpërimit ku mund të arrijë njeriu kur ai përballet me problemin në dukje të pazgjidhshëm të mendjeve të sëmura.
Duke kaluar më gjërë,në sferën e shoqërive dhe kombeve,mungesa e kësaj shkence të mendjes nuk ka qenë kurrë më evidente se sot; shkencat fizike duke u zhvilluar shumë më shpejtë sesa aftësia e njeriut për të kuptuar njeriun,e kanë armatosur arë me armë të tmerrshme dhe të sofistikuara,të cilat presin vetëm një shpërthim tjetër të çmendurisë sociale – luftën.
Këro probleme nuk janë të vogla,ato qëndrojnë në çdo shteg të njeriut,ato mbesin dhe shoqërojnë të ardhmen e tij.Përsa kohë që njeriu ka pranuar se epërisia e tij kryesore mbi zotërimine e kafshës është një mendje që mendon dhe për aq kohë sa ai ka kuptuar se vetëm mendja e tij është arma e tij.ai ka kërkuar,është thelluar në përsiatjet dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje.
Ashtu si lodra me formim figurash nga copëza të shpërndara sa andej- këndej nga një dorë e pakujdesshme,ekuacionet që do të na çonin tek një shkencë e medjes dhe akoma më lartë,tek një shkencë e përgjithshme mbi universin u trazuan dhe u trazuan.Ndonjëherë mund të bashkoheshin dy fragmentet; ndonjëherë si në rastin e epokës s[ artë të Greqisë,ndërtohej një kapitull i tërë.
Filozofi,shamani,mjeku,matematikani:secili vështroi copëzat.Disa mendoni se ato i përkisnin të njejtës lojë.Disa thanë se,në të vërtetë, në to kishte gjashtë lojëra,disa thanë dy.
Luftrat vazhduan dhe shoqëritë u sëmurën ose u shpërndanë dhe vëllime të tëra dijetarësh u shkruajtën për hordhitë gjithnjë në rritje të njerëzve të çmendur.
Shkencat fizike vazhduan me metodat e Bejkonit,me matematikën e Njutonit,duke konsoliduar dhe zgjeruar kufijtë e tyre.Dhe ashtu si një batalion i shthurur,i pakujdesshëm për numrin e rredhëve të bashkuara që ia ekspozonte shkatërrimit nga armiku,studimet mbi mendjen mbetën prapa.
Por,në fund të fundit,në çdo lojë formimi figure ka shumë pjesë.Para dhe pas Frensis Bejkonit,Herbert Spencerit dhe shumë pak të tjerëve, shumë prej kapitujve të vegjël ishin mbydhur dhe ishin vëzhguar mjaft fakte të vërteta.
Për të ndërmarrë aventurën e hyrjes në mijërat e variableve nga të cilat përbëhej loja,mjaftonte të dallohej e drejta nga e gabuara,e vërteta nga gënjeshtra dhe të përdoreshin të gjithë njerëzit e natyra si porvëz.Dhe ato 13 pika që i cekëm më lartë janë fusha e veprimtarisë së Dianetikës.
Clear-i
Dianetikisht,individi optimal quhet Clear.Do të dëgjohet shumë për këtë fjalë në këtë libër,si emër dhe si folje,prandaj do të ishte mirë t’i kushtohet që në fillim pak kohë,për të shtjelluar me përpikmëri çfarë mun të quhet Clear,që është qëllimi i terapsië dianetike.
Një Clear mund të testohet për çdo lloj psikoze,neuroze,kompulsioni dhe represioni(të gjitha forma të aberracionit) dhe mund të ekzaminohej për çdo sëmundje autogjenetike (shkaktuar nga personi vetë),të quajtura këto sëmundje psikostomatike.
Këto teste vërtetojnë se Clear-i është pa asnjë sëmundje ose aberracion të tillë.Teste të tjera mbi inteligjencën e tij tregojnë se ai është shumë lartë normës së sotme.
Vëzhgimi i veprimtarisë së tij tregon se ai e jeton ekzistencën e vet me energji dhe kënaqësi.
Përveç kësaj,këto rezultate mund të përfitohen edhe mbi baza krahasimore.Një individ neurotik,gjithashtu është i mbërthyer edhe nga sëmundje psikostomatike.Ai mund të testohet për këto aberracione e sëmundje,duke treguar se ato ekzistojnë.
Pastaj atij mund t’i bëhet terapi dianetike që në fund rezulton me çlrimin e tij nga këto neuroza dhe sëmundje.Së fundi,ai mund të riekzaminohet,për rezultate e mësipërme.
Kalimthi,ky është një eksperiment që është jkryer shumë herë dhe ka patur rezultate të pandryshueshme.Është një çështje testi laboratorik që vërteton se të gjithë indivdët,që kanë sistem nervor të plotë organikisht,i përgjigjen në këtë mënyrë proçesit të clearing-ut dianetik.
Krahas kësaj,Clear-i zotëron cilësi,themelore dhe të lindura,por jo gjithnjë të disponueshme tek një individ që nuk është Clear,për të cilat as nuk është dyshuar se njeriu mund t’i zotërojë,dhe prandaj ato nuk janë përfshirë në diskutimet e të shkuarës mbi aftësitë dhe sjelljet e tij.
Pikësëpari është çështje e perceptimeve.Edhe të ashtuquajturit njerëz normalë nuk e shohin gjithmonë tërë gamën e ngjyrave,nuk i dëgjojnë tërë luhatjet e tingujve ose nuk ndjejnë në maksimum me organet e tyre të nuhatjes, shijes, prekjes dhe ndëgjimit organik.
Këto janë linjat kryesore të komunikimit me botë shqisore të kufizuar që shumica e njerëzve e njohin si realitet.Interesant është komenti se,ndërsa vëzhguesit e së shkuarës e ndjenin se përballja e realitetit ishte një nevojshmëri absolute në rast se individi i aberruar dëshironte të ishte shëndosh mendërisht, nuk ka qenë parashtruar asnjë kufizim se si të kryej kjo gjë.
Në kohën e sotme, për të përballur me realitetin,njeriut sigurisht do t’i duhej të ishte i aftë ta perceptonte atë përmes atyre kanaleve të komunikimit që përdoreb më gjerë nga njerëzit në çështjet e tyre të përditshme.
Secili prej perceptimeve të njeriut mund të aberrohet nga çrregullime psiqike,të cilat nuk pranojnë të lejojnë që ndijimet e marra të realizohen nëpërmjet pjesës analitike të mendjes së individit.
Me fjalë të tjera,ndonëse nuk ka asgjë të gabuar në mekanizmat e marrjes së ngjyrave,në mendje mund të ekzistojnë qarqe të cilat i fshijnë ngjyrat përpara se vetëdija të lejohet të shohë objektin.
Verbëria ndaj ngjyrave mund të zbulohet se është relative ose në nivele të ndryshme e tillë që ngjyrat duken më pak të ndritura,të zbardhura ose, që është maksimumi, ato mungojnë fare.
Të gjithë jemi njohur me persona tek të cilët ngjyrat e “forta” nuk pëlqehen dhe me persona të cilët i shohin ato jo aq “të forta” sa t’i vënë re.Kjo shkallë e ndryshme e verbërisë ndaj ngjyrave nuk është njohur si faktor psiqik,por është hamendur me dyshim se është një lloj i gjendjes së mendjes në rastet kur është vrojtuar.
Ka njerëz tek të cilët zhurmat janë mjaft shqetësuese,tek të cilët,p.sh.,tingëllimi i vazhdueshëm i violinës është njësoj si trapani shpues që godet daullen e veshit; dhe ka nga ata tek të cilët 50 violina bashkë edhe pse me zë të lartë do të ishin qetësuese;ka edhe nga ata që në prani të një violine shprehin mungesë interesi dhe mërzitje;përveç këtyre,ka edhe persona tek të cilët tingulli i një violine,edhe pse luhet melodia më e ndërlikuar,është monoton.
Këto ndryshime të perceptimit të tingullor (sonik)(të dëgjimit),ashtu si gabimet me ngjyrat dhe gabimet të tjera,vizuale,i janë atribuar natyrës së brendshme të lindur ose defiçencës organike,ose nuk i janë atribuar asgjëje.
Në mënyrë të ngjashme,shqisat e nuhatjes,të prekjes,perceptimet organike, dhimbja dhe gravitieti,ndryshojnë gjerësisht dhe dukshëm nga një njeri tek tjetri.Një kontroll i përciptë në radhët e miqve do t’i tregonte një njeriu që për stimuj të njëjtë,ekzistojnë ndryshime të mëdha perceptimi.
Aromën e gjelit të detit në furrë dikush e percepton si të mrekullueshme, dikush me indiferencë, ndërsa një tjetër mund të mos ndjejë asnjë aromë.Dhe në ndonjë rast ekstrem , një tjetër mund të mbrojë idenë se gjeli i detit i pjekur mban të njëjtën erë si vaji i flokut.
Derisa të përfitojmë njerëzit Clear,do të mbetet e errët përse duhet të ekzistojnë të tilla dallime.Pasi, në masën më të madhe,kjo sasi dhe cilësi kaq e gjerë perceptimeve ka shkak një aberrim.
Për shkak të përvojave dhe përjetimeve të kënaqësive në të kaluarën dhe ndjeshmërisë së brendshme,midis njerëzve Clear do të ketë disa ndryshime;dhe reagimi i një Clear-i nuk duhet të merret automatikisht i standartizuar,një e mesme e përshtatur,gjë që ka qenë objektivi i mefshët dhe i papranueshëm i doktrinave të mëprashme.
Clear-i vjen me një përgjigje maksimale që përputhet me dëshirën e tij për t’u përgjegjur.Aroma e barutit që digjet pa tym,edhe atij,i duket e rrezikshme,por kjo nuk e shqetëson.Aroma e gjelit të pjekur i duket e këndshme në rast se është i uritur e i pëlqen gjeli,dhe, në këtë rast kjo aromë i duket shumë shumë e këndshme.
Violinat luajnë melodi,jo monotinguj,nuk të shkaktojnë dhimbje dhe shijohen plotësisht deri në fund, në rast se Clear-i i pëlqen violinat,pra,ka shije për to-në rast se nuk e ka këtë shije,ai pëlqen dullet, saksafonin ose në të vërtetë,duke iu përshtatur gjendjes së tij shpirtërore,mund të mos dëshirojë të dëgjojë fare muzikë.
Me fjalë të tjera,këtu hyjnë në lojë dy variable: njëri,më i paparashikueshmi,është variabli i shkaktuar nga aberracionet. Tjetri,krejt raciona dhe i kuptueshëm,është rezultat i personalitetit. Kështu, perceptimet e një të aberruari (individi jo Clear) ndryshojnë gjerësisht nga ato të individit Clear.
Ndërkohë,midis organeve konkrete të perceptimit ka ndryshime dhe rastis që të bëhen edhe gabime prej tyre.Disa prej këtyre gabimeve, më të paktat,janë organike: daullja e shpuar veshit nuk është mekanizëm i aftë për regjistrimin e tingujve.
Pjesa më e madhe e të metave në perceptim (mesazhin ndijimor)në sferën organike shkaktohen nga gabimet me natyrë psikostomatike.
Syzët shihen mbi hund gjithandej,edhe tek fëmjët.Shumica e këtyre syzeve vendosen mbi fytyrë në përpjekje për të korrighuar një gjendje që vetë trupi lufton ta çkorrigjojë përsëri.Shikimi,kur hyn faza e syzeve,po keqësohet për shkak të parimit psikostomatik (dhe kjo jo për shkak të syzave).Ky vëzhgim është thuajse po aq i papërgjegjshëm sa pohimi që kur mollët bien nga pemët ato zakonisht i binden gravitetit.
Një ndër gjërat e rastësishme që i ndodhin një Clear-i është se,në rst se shikimi i tij do të ishte i keq kur ai ishte i aberruar,ky shikim përgjisisht përmirësohet ndjeshëm dhe duke i kushtuar pak vëmendje e brenda pak kohësh rivendoset perceptimi optimal.
(Kjo gjë nuk duhet t’i bëj okulistët,që marrin vesh këtë,të jenë kundër Dianetikës,sepse siguron një biznes mjaftë të mirë për taihet që në fund të trajtimit,njerëzve Clear iu është dashur të blejnë, shumë shpejtë njërën pas tjetrës,deri në pesë palë syze,për të kompenssuar përmirësimin e vazhdueshëm të shikimit të tyre;nga ana tjetër, shumë të aberruar,të bërë Clear disi vonë,e stabilizojnë shikimin në nivelin maksimal.që është pak nën optimalin).
Tek i aberruari shikimi zvogëlohet në nivelin organik nga aberracionet e tij,kështu që funksionimi optimal i vetë organit perceptues bie. Testet e përsëritura kanë vërtetuar se,me heqjen e aberracioneve, trupi bën një përpjekje të lavdërueshme për të rikthyer gjendjen optimale.
Krahas perceptimeve të tjera,dëgjimi ndryshon organikisht në një masë të madhe.Për shembull, depozitat e kalciumit bëjnë që veshët “fishkëllejnë” pa pushuar.Heqja e aberracioneve e lejon trupin të ripërshtatet deri në optimumin që mund të arrihet; depozita e kalciumit zhduket dhe veshët pushojnë së gjëmuari.
Por krejt larg këtij rasti mjaft specifik,ekzistojnë ndryshime të mëdha në dëgjim në nivelin organik.Si për shkaqe organike ashtu edhe aberracionale,dëgjimi mund të shtohet ndjeshëm ose të zhduket thuajse fare,aq sa një njeri të mund të dëgjojë hapat një pallat më tutje si të ishte një gjë normale,kurse një tjetër të mos dëgjojë as gjëmimin e daulles në verandë.
Fakti që perceptimet e ndryshme ndryshojnë gjërësisht nga individi në individ në bazë të nivelit aberracional dhe psikostomatik,është më e pakta e zbulimeve të përvijuara këtu.Ndryshimet nga njëri person te tjetri në aftësinë për të rikujtuar janë shumë më të pabesueshme.
Në procesin e vëzhgimit të personave Clear dhe të atyre me aberracione doli në dritë një proçes krejt i ri rikujtues,i cili ishte karakteristik për mendjen,por që nuk ishte vënë re deri më sot.Ky porçes rikujtimi,në kuptimin e plotë të tij,është i mundur vetëm nga një pjesë e vogël të aberruarish.
Megjithatë tek Clear-i është i zakonshëm.Natyrisht,këtu nuk bëhet asnjë aludim që dijetarët e epokave të shkuara nuk kanë qenë vëzhgues të mirë.Këtu merremi me një objekt shqyrtimi krejtësisht të ri që deri tani nuk ekzistonte,domethënë,Clear-in.Atë që një Clear mund ta bëjë pa mundim, shumë pak njerëz kanë arritur dhe, rrallëherë kanë qenë thuajse të aftë,ta bëjnë në të shkuarën.
Aftësia e lindur ,jo e mësuar,e mekanizmave të kujtesës në mendje mund të quhet me fjalën teknike të Dianetikës rikthim.Ajo përdoret sipas kuptimit të saj në fjalor,por asaj i shtohet fakti se mendja e zotëron si funksion normal kujtese në mënyrën e mëposhtme;njeriu mund të “dërgojë” një pjesë të mendjes së tij në një periudhë të së shkuarës,ose vetëm në nivelin mendor ose të konbinuara mendor e fizikë bashkë,dhe mund të ripërjetojë incidente të cilat kanë ndodhur në të kaluarën e tij, në të njejtën mënyrë dhe me të njejtat ndijime si më parë.
Një herë e një kohë,arti i quajtur me emrin hipnotizëm përdorte atë që quhej “regresion” mbi subjektet e hipnotizuara,ku hipnotizuesi e dërgonte subjektin prapa në ndodhitë e së shkuarës në dy mënyra.Kjo kryej me teknikat e transit,droga dhe teknologji të konsiderueshme.
Subjekti i hipnotizuar mund të dërgohej “tërësisht” prapa në një moment të caktuar,saqë ai shfaqte krejt pamjen e të qënit në moshën në të cilën dërgohej duke patur vetëm aftësisë dhe perceptimet që kishte patur në atë moment; kjo quhej ivivifikim (ri përjetim).
Regresioni ishte një teknikë me anën e së cilës një pjeë e vetë individit mbetej në të tashmen dhe një pjesë tjetër kthehej në të shkuarën.Këto aftësi të mendjes mendoheshin të lindura vetëm në hipnotizëm dhe përdoreshin vetëm në teknikat hipnotike.Ky art është mjaft i vjetër,shkon rreth mijëra vjet përpara, dhe sot ekziston në Azi,ashtu siç ka ekzistuar mesa duket që nga agimi i kohës
Këtu rikthimi përdoret në vend të regresionit,sepse këto dy gjëra nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën dhe sepse regresion,si fjalë,ka njëfarë kuptimi të keq,i cili do ta pengonte përdorimin e tij.
Në vend të fjalës rivivifikim në Dianetikë përdoret fjala ripërjetim, sepse Dientika është në gjendje të shpjegojë parimet e hipnotizimit, por siç do të shpjegohet më vonë,hipnotizmi nuk përdoret në terapinë e Dianetikës.
Mendja,pra,ka një aftësi tjetër të kujtojë.Një pjesë e mendjes mund të “rikthehet” mandje edhe kur një person është krejt zgjuar dhe ripëjetojë plotësisht ndodhi të së kaluarës.
Në qoftës se dëshironi ta vërtetoni këtë,provojeni me njerëz të ndryshëm,derisa të gjeni një që e bën këtë lehtësisht.Krejt zgjuar ai mund të “rikthehet” në çastet e së shkuarës së tij.Ndoshta ai nuk e dinete që e ka këtë aftësi,deri në momentin kur dikush t’ia kërkonte ta bënte.
Në rastin kur ai e ka këtë aftësi,ai ndoshta mendonte se kushdo tjetër mund ta bëjë (pikërisht ky lloj supozimi ka penguar që kaq shumë të dhëna si këto të mos kenë dalë në dritë më parë).
Ai mund t’i kthehet një kohe kur notonte dhe të notojë duke kujtuar plotësisht tingujt,pamjen,shijen,nuhatjen, ndijimet organike,prekjen etj.
Dikur,një zotëri “iditur” kaloi disa orë duke i treguar një turme se psh.rikujtimi i një nuhatjeje,si ndijim, ishte krejt i pamundur pasi “neurologjia kishte vërtetuar se nervat e nuhatjes nuk lidheshin me talamu-in”.
Dy njerëz në turmë zbuluan se zotëronin aftësinë e rikthimit dhe, megjithë dëshminë e tyre,zotëria i dituri vazhdonte debatin që rievokimi i nuhatjes ishte i pamundur.
Një verifikim midis të pranishmëve mbi këtë aftësi,pavarësisht nga diskutimi për rikthimin,zbuloi që gjysma e tyre e rikujtonin erën e diçkaje duke e nuhatur atë përsëri.
Rikthimi është realizimi i plotëi rievokimit të shëmbëlltyrës.Kujtesa e plotë është e aftë t’i bëjë zonat e organeve shqisore të rindjejnë përsëri,të gjitha stimujt e pranishëm në një ndodhi të së shkuarës.
Kujtesa e pjesshme është një fenomen i zakonshëm,jo mjaft e zakonshme sa për t’u konsideruar normale,por,sigurisht,aq e zakonshme sa të ketë merituar studim të konsiderueshëm,pasi edhe ajo është një variabël i gjërë.
Perceptimi i së tashmës është një ndrë metodat e përballjes me realitetin.Por,në rast se njeriu nuk është në gjkendje të përballet me realitetin e së shkuarës,atëherë ai,në njëfarë mënyre,nuk po përballet me ndonjë pjesë të realitetit.
Dhe,në rast se biem dakord që përballja me realitetin është një gjë e dëshirueshme,atëherë duhet të jemi në gjendje të përballemi edhe me realitetin e së shkuarës,në rast se duam të konsiderohemi ttërësisht “të shëndoshë nga mendja”,sipas përkufizimit të sotëm.
Që të “përballesh me të djeshmen” nevojitet zotërimi i një aftësie të caktuar rievokimi.Njeriu,pra,duhet të jetë në gjendje të rikujtojë.Po sa mënyra rikujtimi ekzistojnë?
Pikësëpari,ekziston rikthimi.Kjo është diçka e re.Ai të jep epërsinë e ekzaminimit të figurave në lëvizje dhe perceptimeve të tjera shqisore të regjistruara në kohën e një ngjarje dhe të të gjitha shqisave që kanë qenë të pranishëm aty.
Njeriu mund t’u rikthehet edhe konkluzioneve dhe përfytyrimeve të së shkuarës.Të jesh në gjendje të kthehesh përsëri në vendin ku janë shqyrtuar fillimisht të dhënat që po kërkon,është një ndihmë e konsiderueshme në studim,kërkime shkencor,e jetesën e
përditshme.Përveç kësaj,ekzistojnë edhe mënyra më të zakonshme të kujtesës.
Kujtesa optimale realizohet me metodën e rikthimit të një apo disa shqisave,ku vetë individi mbetet në kohën e tanishme.Me fjalë të tjera,kur disa njerëz mendojnë për një trëndafil,e shohin atë,i marrin erë,e prekin.
Ata shohin plotësisht ngjyrat,të gjalla-me “sytë e mendjes”,po të përdorim një shprehje të vjetër.I ndjejnë fort aromën.Mund të ndjejnë edhe gjembat e tij.Ata mendojnë për një trëndafil duke rievokuar vërtet një të tillë.
Kur mendojnë për një anije,këta njerëz shohin një anije konkrete, ndjejnë lëvizjen e saj,në qoftëse e mendojnë veten hipur në të, kujtojnë aromën e katranit,mandje edhe aromat më pak të forta dhe dëgjojnë çfarëdolloji tingulli përreth.Ata do ta shihnin anjijen me të gjitha ngjyrat e në lëvizje,dhe do të dëgjonin të gjitha tonet e tingujve.
Këto aftësi ndryshojnë së tepërmi tek i aberruari.Kur disave u thuhet të mendojnë një trëndafil,ata thjesht përfytyrojnë një të tillë.Disa mund të ndjinë aromën,por nuk e shohin.Disa e shohin atë pa ngjyra ose me ngjyra mjaft të zbehta.Kur iu thuhet të mendojnë një anije, disa të aberruar shonin vetëm një formë të sheshtë,pa ngjyra,pa jetë, të palëvizshme,të ngjashme me pikturën apo fotografinë e një anije.
Disa perceptojnë një anjije në lëvizje,pa ngjyra,por me tinguj.Disa dëgjojnë zhurmën e një anije,por nuk arrijnë të shohin asnjë llojë pamje.
Disa,thjesht,e mendojnë një anije mbështetur vetëm në konceptin që anijet ekzistojnë dhe,që ata e dijnë këtë,pa arritur të shihin, ndjejnë ,dëgjojnë, nuhasin aromën ose,thënë ndryshe,të perceptojnë ndonjë gjë mbi bazën e kujtesës.
Në të kaluarën disa vëzhgues e kanë quajtur këtë “shëmbëlltyrë”,por termi është kaq i pamundur të përdoret për tingullin dhe prekjen, ndijimin organik dhe dhimbjen,prandaj tani përdorim termin teknik,
që në Dianetikë është rievokim.
Vlerës së rievokimit në procesin e jeteës i është kushtuar kaq pak vëmendje,saqë tërë koncepti i tij nuk është formuluar asnjëherë më parë.Prandaj ai është shtjelluar ne hollësi,siç bëmë më lartë.
Për të testuar rievokimet është mjaftë e thjeshtë.Në rast se një njeri i pyet miqët e tij se cilat janë aftësitë e tyre,ai do të fitojë një ide të qartë se sa ndryshon kjo aftësi nga njeri individ te tjetri.Disa kanë një lloj të caktuar rievokimi,disa kanë një lloj tjetër,disa nuk kanë fare,por veprojnë vetëm mbi koncepte rievokimi.
Dhe në rast se bëni ndonjë test mbi ata që ju rrethojnë,kujtoni që çdo perceptim arkivohet në kujtesë dhe,kësisoj,ka një rievokim që përfshin dhimbjen,temperaturën,ritmin,shijen dhe peshën me pamjen e lartpërmendur,tingullin,prekjen dhe nuhatjen.
Terma e Diantikës për këto rievokime janë vizio(pamja), sonik (dëgjim), të prekjes(prekja), të nuhajtjes (nuhatja), ritmike, kinestike (pesha dhe lëvizja),somatike (dhimbja),termale (tenperatura) dhe organike (ndijimet e mbrenshme dhe,sipas përkufizimit të ri, emocioni).
Përveç këtyre ka edhe një numër veprimesh mendore të tjera që mund të përmblidhen nën titujt e imagjinatës dhe imagjinatës krijuese.Edhe këtu materiali për testim është i bollshëm.
Imagjinata është rikombinim i gjërave që ka shqisuar,menduar ose njehsuar njeriu intelektualisht,të cilat nuk është e domosdoshme të ekzistojnë.Kjo është metoda me të cilën mendja përfytyron objektiva për t’u realizuar ose parashikon të ardhmen.
Imagjinata është tejet e vlefshme si një elemnt për zgjidhje thelbësore të çdo problemi në nivelin mendor dhe në jetën e përditshme.Fakti që ai është rikombinim,nuk e privon atë aspak nga kompleksiteti i tij i pamasë dhe i jashtëzakonshëm.
Clear-i e përdor imagjinatën në tërësinë e saj.Imagjinata përfshin mbresat për pamjen,nuhatjen, shijen,tingullin – me një fjalë,për të gjitha perceptimet e mundshme.Këto janë mbresat të krijuara në bazë të modeleve në bankat e kujtesës,të konbinuara me ide dhe ndërtime konceptuale.
Struktura të reja fizike,e nesërmja në lidhje me të sotmen,viti tjetër në lidhje me vitin e kaluar, kënaqësia për t’u arritur,veprat për t’u kryer,aksidentet për t’u shmangur; janë të gjitha funksione imagjinativë.
Clear-i,në gjendje të mirë,ka imagjinatë të plotë vizive e me ngjyra,të tingullit me tone,të prekjes, dëgjimore, ritmike, kinestetike, të temperaturës organike. Nëse i kërkohet ta përfytyrojë veten duke ngarë një karrocë të praruar me katër kuaj,ai “sheh” karrocën në lëvizje,tërë ngjyrat,”dëgjon” të gjitha zhurmat që duhet të jenë të pranishme,”nuhat” aromat që mendon se duhet të jenë atje dhe “ndjen” tapicerinë,l ëvizjen dhe praninë e vetvetes në kabinë.
Krahas imagjinatës standarte ekziston imagjinata krijuese.Kjo është një aftësi mjaft e gjërë dhe e pa kufij,krejt e ndryshme nga individi në individ,e zotëruar në sasi të pamasë nga disa të tjerë.
Ajo përfshihet këtu,jo sepse bën pjesë në funksionet e mendjes që zakonisht trejtohen në Dianetikë, por për ta afirmuar dhe izoluar si një entiet që ekziston.
Prania e kësaj imagjinate krijuese tek Clear-i që e zotëronte,edhe pse e penguar kur ai ishte aberruar,është e demonstrueshme.Ajo është e lindur,Ai mund të aberrohet vetëm duke ndaluar ushtrimin normal të saj,dëmethënë,duke aberruar këmbënguljen në zbatimin e saj,ose duke kyçur tërë mendjen.
Por,imagjinta krijuese,kjo e mirë me anën e së cilës realizohen të gjitha veprat e artit,ndërtohen shtete dhe pasurohen njerëzit,mund të përfyttyrohet si një funksion i veçantë,i pavarur në veprim dhe ekzistenca e të cilit nuk varet aspak nga një gjendje aberracioni tek individi,pasi analiza e veprimtarisë së saj te Clear-i që e zotëron
dhe përdorimi që i bëhet nga ana e tij,tregon bindshëm karakterin e qenësishëm të saj.Janë të rrallë njerëzit të privuar plotësisht prej saj.
Së fundi,kemi veprimtarinë e fundit,por më të rëndësishme,të mendjes.Njeriu duhet të konsiderohet si qenie ndjesore.Kjo cilësi varet nga aftësia e tij për zgjidhjen e problemeve,duke perceptuar ose krijuar dhe duke kuptuar situatat.
Ky racionalitet është funksioni kryesor dhe më i rëndësishëm i asaj pjese të mendjes që e bën atë njeri,pra,jo thjesht një kafshë tjetër.
Duke kujtuar,uke perceptuar,duke përfytyruar,ai ka aftësinë e shquar të zgjedhë probleme,të arrijë përfundime dhe t’i përdorë përfundimet e nxjerra për të arritur në përfundime të tjera.Ky është njeriu racional.
Racionaliteti,si shkëputur nga aberracioni,mund të studiohet vetëm te njeriu Clear.Aberracionet e të aberruarit i japin atij pamjen e irracionalitetit. Megjithëse ky irracionalitet mund të quhet me emra më të butë si “ekcentricitet” ose “gabim njerëzor” ose edhe “tipar karakteristik vetiak”, prapëseprapë ai është irracionalitet.
Personaliteti nuk varet nga shkalla se sa irracional mund të jetë njeriu në sjellen e tij.Për shembull, nuk është tipar personaliteti të ngasësh makinën ndërsa je i prirë dhe të vrasësh një fëmijë në udhëkryq – ose edhe të rrezikosh të shtypësh një fëmijë duke ngarë makinën kur je i pirë. Irracionaliteti është thjjesht ky- paaftësia për të dhënë përgjigje të sakta duke u nisur nga të dhënat.
Ndërkohë,është intersante që,megjithëse “të gjithë dinë” (dhe çfarë mase e tmerrshme keqinformimi qarkullon për shkak të kësaj deklartet!) se “të gabosh është njerëzore”,pjesa e ndjeshme e mendjes që njehson përgjigjet e problemeve dhe që e bën njeriun njeri,është shprehimisht e paaftë për gabime.
Kur u arrit,ky ishte një zbulim i mahnitshëm,por nuk ishte nevoja të ishte i tillë.Ai mund të ishte nxjerrë si përfundim kohë më parë sepse është krejt i thjeshtë dhe i lehtë për t’u kuptuar.Aftësia efektive e njeriut për të arsyetuar nuk gabon kurrë,as edhe te njeriu në gjendjen më të rënd aberrative.
Duke vëzhguar veprimet e një të aberruari mund të arrihej,pa u menduar,në përfundimin që arsyetimet e tij janë të gabuara.Por ky do të ishte një gabim i vëzhguesit.Çdo njeri,i aberruar ose Clear arsyeton në mënyrë të përkryer mbi bazën e të dhënave të regjistruara dhe të perceptuara.
Merrni çfarëdo makine llogartitëse (dhe mendja është instrumenti më i mahnitshëm,me epërsi shumë më të madhe se çdo makinë që ajo vetë do të shpikë në epokat e ardhshme) dhe i shtroni një problem për zgjidhje.Shumëzoni 7 herë 1.Ajo do të përgjigjet,me të drejtë 7.Tani shumëzoni 6 herë 1,por vazhdoni ta mbani të shtypur 7-ën.6 herë 1 bëjnë 6,por përgjegja që do të merrni është 42.
Vazhdoni të mbani të shtypur 7-ën dhe zgjidhni ushtrime të tjera me makinë. Të gjitha do të jenë të gabuara,jo si probleme,por si përgjigje. Tani bllokoni 7-ën në mënyrë të tillë që ajo të qëndrojë e shtypur,pavarësisht se cilët butona preken dhe provoni t’ia dhuroni makinën dikujt.
Askush nuk do ta dëshirojë këtë,sepse kuptohet,makina ka lajthitur. Ajo thotë se dhjetë herë dhjetë bëjnë 700.Por a është pjesë llogartise e makinës vërtet e gabuar,apo asaj thjesht po i ushqehen të dhënat e gabuara?
Në të njëjtën mënyrë,duke u thirrur për të zgjidhur preobleme madhësish dhe me mjaft variable, aq sa për të ngatërruar çfardo makinen llogaritëse një mijë herë në orë,mendja njeëzore është pre
e të dhënave të pasakta.Në rast se në makinë futen të dhëna të pasakta makina jep përgjigje të gabuara.
Po të futen të dhëna të pasakta në bankat e kujtesës njerëzore,njeriu vepron në “mënyrë jonormale”. Pra,në thelb,problemi i zgjidhjes së aberracionit është problemi i gjetjes së “shtatës së mbajtur shtypur”.Por me këtë do të merremi shumë më tepër,më vonë.Tani për tani ne i kemi arritur qëllimet tona imediate.
Këto janë aftësitë dhe veprimet e ndryshme të mendjes në detyrën e saj të përhershme të zgjidhjes dhe vënies në rrugën e zgjidhjes të një pafundësie problemesh.Ajo percepton,rievokon ose rikthehet, përfytyron, koncepton dhe pastaj zgjidh.
E ndihmuar nga teminalet e saj-perceptimet,bankat e kujtesës dhe pëprfytyrimet- mendja përpunon përgjigje të cilat janë të sakta në mënyrë të pandryshueshme dhe,zgjedhjet modifikohen vetëm me vëzhgim,edukim dhe këndvështrim.
Qëllimet bazë të kësaj mendjeje dhe natyra bazë e njeriut,siç mund të shihet tek një Clear,janë konstruktive dhe të mira në mënyrë konstante dhe,modifikohen vetëm me vëzhgim,edukim dhe këndvështrim.
Njeriu është i mirë.
Hiqni aberracionet bazë të tij dhe bashkë me to shkojnë edhe të këqiat që skolastikët dhe moralistët i kanë patur kaq për zemër.E vetmja pjesë e shkëputshme e tij është pjesa “e keqe”.Dhe kur ajo shkëputet,personaliteti dhe energjia e tij intensifikohen dhe ai gëzon kur sheh largimin e pjesës së “keqe”, sepse ajo ishte dhimbje fizike.
Më vonë do të kemi eksperimentet dhe provat për këto gjëra dhe këto mund të maten me përpikmëri,kaq të shtrenjtë kjo për zemrën e shkencëtarit të fizikës.
Pra,Clear-i nuk ështëp një person “i përshtatur",i vënë në punë nepërmjet represioneve të tij tashmë krejt të shtypura.Ai është një person pa represione,që vepron mbi bazën e vetëvendosjes.Dhe aftësitë e tij për të perceptuar,rievokuar,rikthyer,përfytyruar,krijuar dhe njehsuar,përshkruhet siç pamë më lartë.
Clear-i është qëllimi i terapisë dianetike,një objektiv që,me pak durim,studim e punë,mund të arrihet. Çdo njeri mund të bëhet Clar,në qoftë se nuk ka qenë aq i pafat sa t’i kenë hequr një pjesë të madhe të trurit,ose të ketë lindur me një strukturë nervore të deformuar rënd.
Deri këtu kemi përshkruar qëllimin e Dianetikës.Le të shqyrtojmë tani qëllimin e njeriut.