Çfarë dhuratash preferojnë adoleshentët për Ditën e Mësuesit - 7 Marsin dhe Ditën e Nënës – 8 Marsin
Adoleshentët nuk i harrojnë festat e 7 Marsit dhe 8 Marsit
Një
nga datat më të shënuara në historinë e popullit shqiptar është edhe 7
Marsi – Dita e Mësuesit. Më pak se një javë na ndanë nga kjo festë dhe
nga 8 Marsi - Dita e Nënës. Çfarë dhuratash do të japin në këto festa
adoleshentët, mësoni nga anketa e zhvilluar me disa prej tyre.
Arben Zymeri:
Për festën e 7 Marsit, arsimtarit tim kujdestar ia kam blerë një
stilolaps dhe e shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë mësimdhënësit
e mi. Gjithashtu, pa harruar edhe mësuesin tim të parë, të cilit i
përkulem me dinjitet dhe respekt, se meritë e tij dhe e gjithë
mësimdhënësve të mi është kjo që unë jam deri këtu ku jam tash. Na gëzon
fakti që menjëherë të nesërmen kemi edhe festën e 8 Marsit dhe pikërisht për këtë kemi përgatitur disa dhurata për profesoreshat dhe për nënat tona.
Feti
Zeneli: Nuk ka njerëz më të përkushtuar se sa mësuesit, të cilët bëjnë
të pamundurën që nxënësit e tyre të trashëgojnë atë dije të akumuluar që
do t’u hapë dyer dhe horizonte të reja për jetë. A ka dashuri më të
madhe se sa dashuria dhe sakrifica e mësuesit ndaj nxënësit dhe nxënësit
ndaj mësuesit. Unë, kujdestarit tim për Ditën e Mësuesit ia kam
përgatitur një dhuratë, një stilolaps, të cilin e kam gravuar. Të gjithë
mësimdhënësit e mi i dua shumë, mirëpo kujdestarin e klasës e veçoj
prej tyre. Është një fakt i hidhur për mësimin në ditët e sotme, ku
pjesa dërmuese e mësimdhënësve tanë jetojnë në skaj të varfërisë për
shkak të pagës së ulët mujore që kanë. Profesioni i mësuesit është
human. Po të mos kishim mësues, nuk do të mund të ishim kështu siç jemi,
prandaj mësuesi e meriton një respekt të veçantë dhe mbi të gjitha
stimulim në pagë.Fahrije Hamiti: Nuk ka mbetur shumë ditë nga Dita e Mësuesit dhe Dita e
Nënës. Në këto dy data do të dhurojmë dhurata më të mira për mësuesit,
nënën, motrën. Unë i kujtoj me ëndje ditët e para të shkollës, ku
mësuesja më mori pranë vetes dhe më shoqëroi me nxënësit e tjerë. Po
ashtu, shumë shpesh kujtoj edhe Abetaren, ku arrija që me mësuesen dhe
me familjen time të mësoj shkronjat e para të alfabetit. Nga tërë këto
vite kam arritur të mësoj shumë nga mësimdhënësit e mi, të cilëve u
falënderohem shumë. Për Ditën e Mësuesit kam zgjedhur kujdestarin tim
për t’i bërë një dhuratë simbolike. Ndërkaq, për Ditën e Gruas, nga një
dhuratë simbolike do t’ua bëjë nënës dhe motrës sime. Nëna dhe
mësimdhënësit janë ata që kanë investuar më shumë se kushdo tjetër në
edukimin dhe suksesin tonë në jetë dhe nuk duhet kursyer asgjë për ta.
Alban
Hamiti: Dita e Mësuesit më kujton mësuesin tim të parë, i cili më dha
shumë dituri. Ai ishte dritare e hapur për mua, se më mësoi shumë gjëra.
Në ditën e mësuesit shpalos kujtimet e mia të ëmbla për mësuesin tim të
dashur të klasës së parë. Çdo festë klasa jonë është organizuar, ka
tubuar të hollat dhe i ka blerë kujdestarit të klasës një dhuratë. Kjo
festë është e veçantë edhe për ne nxënësit, siç është festa e nënës, 8
Marsi, që me ndonjë dhuratë modeste i gëzojmë nënat dhe motrat tona.Fikrete Zeka: Padyshim se edhe unë si çdo nxënës tjetër kam përgatitur
dhurata për mësimdhënësit e mi, por edhe për profesoreshat, sepse tani
menjëherë pas 7 Marsit vjen 8 Marsi dhe është festa e gruas. Mësuesit
janë ata që përpiqen të japin maksimumin e tyre për ne. Dihet mirë se në
çfarë kushte kanë punuar mësimdhënësit tanë, të cilët ende në këto ditë
po ballafaqohen me probleme të tilla. Është mëkat për udhëheqësit tanë
të institucioneve, të cilët nuk po bëjnë sa duhet për përmirësimin e
pozitës financiare të mësimdhënësit. Fushën e arsimit e kanë lënë shumë
anash, prandaj edhe vullneti u mungon disa nga mësimdhënësve tanë.
Mirëpo, sido që të jetë ata po mundohen që të na pajisin me dituri, të
na bëjnë të pavarur.
Emine IMERI : Kosova-sot.info