Disa ndryshime të sugjeruara nga donatorët e huaj për skemën e ndihmës ekonomike pritet të rrisin numrin e familjeve përfituese, si dhe kostot e buxhetit të shtetit për këtë skemë, bëhet e ditur nga një raport i detajuar i Ministrisë së Financave i publikuar së fundmi.
Gazeta ‘Shqip’ publikon se ndryshimi më i rëndësishëm i propozuar është lidhja e përfitimeve nga skema e ndihmës ekonomike me regjistrimin dhe pjesëmarrjen në shkollë të fëmijëve të familjeve në nevojë, një skemë kjo e përdorur me sukses në disa vende. Kjo reformë e propozuar synon që fondet e shpenzuara nga qeveria për asistencë sociale, të cilat arrijnë në rreth 100 milionë euro në vit, të mos shërbejnë vetëm për të ndihmuar të varfrit të plotësojnë konsumin bazë, por gjithashtu edhe të ndihmojnë në nxjerrjen e fëmijëve të të varfërve nga kurthi i varfërisë përmes arsimimit të tyre.
Një ndryshim tjetër i propozuar është zëvendësimi i skemës aktuale, ku përfitues është kryesisht kryefamiljari mashkull, me një skemë të re ku edhe femrat do të mund të përfitojnë. Ky propozim synon të pakësojë rastet kur kryefamiljari keqpërdoron paratë e pakta të ndihmës ekonomike.
Në Shqipëri ka aktualisht 105 mijë familje (nga 740 mijë familje që janë gjithsej në vend), në skemën e ndihmës ekonomike. Këto familje përfitojnë 2-3 apo maksimumi 4 mijë lekë në muaj. Kjo është një sasi përfitimi e mjaftueshme shpesh vetëm për bukën e përditshme, pasi familjet e varfra në përgjithësi kanë numër të madh fëmijësh.
Qeveria synon gjithashtu të krijojë një regjistër elektronik të familjeve përfituese të skemës me qëllimin për të shmangur keqpërdorimet. Qeveria është ankuar disa herë për “numrin e madh” të familjeve përfituese në skemë.