Pas më shumë se një viti testimesh, për tregun shqiptar të gazit bëhet i mundur zbatimi i sistemit fiskal të matjes për sektorin kryesor në vend. Gjigantët zviceranë në fushën e matjes prezantuan sot për shoqëritë kryesore të tregtimit të gazit pajisjen e re dhe avantazhet në sistemin fiskal të matjes, duke i dhënë mundësi subjekteve të njihen nga afër me teknologjinë e fundit dhe të sigurt.
Eksperti i kompanisë, “Endress + Houser”, Frank Thorn, shpjegoi për përfaqësuesit e tregut të gazit specifikat e pajisjes dhe mënyrën e zbatimit të sistemit fiskal.
Aktualisht procesi ndodhet në fazën e testimeve në terren dhe shumë shpejt kompanitë e gazit, duke nisur nga shumica, pra në depozitat në port, do të jenë pjesë e sistemit fiskal, sikurse është vepruar me sukses me sektorët e tjerë të ekonomisë.
Certifikata nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit për sistemin fiskal të kalimatësit është marrë nga kompania AED. /F.S/