Enti Rregullator i Energjisë vendosi së fundmi të alokojë 90 për qind të kapacitetit të linjave për importin e energjisë elektrike për furnitorët publikë me shumicë e pakicë dhe pjesën e mbetur prej 10 për qind për industrinë e rëndë, duke e justifikuar vendimin me shpalljen e situatës së emergjencës nga ana e qeverisë.
Sipas gazetës ‘Shqip’, kapaciteti i interkonjeksionit me ligj duhet të jetë i hapur për të gjithë operatorët përkundrejt një tarife shërbimi të miratuar nga ERE, por në praktikë, ERE dhe qeveria kanë lejuar kontrollin e 75 për qind të kapacitetit nga KESH dhe CEZ, duke shkelur në këtë mënyrë një protokoll ndërkombëtar në bazë të së cilit, synohet liberalizimi i tregut të energjisë në rajonin e Ballkanit. Sekretariati i energjisë në Vjenë, i cili mbikëqyr zbatimin e protokollit ndërqeveritar për liberalizimin e tregut të energjisë, i ka dërguar ankesë zyrtare qeverisë vitin e kaluar duke kërkuar liberalizimin e tregut.
“Nga administrimi i të dhënave të marra në evidencën e dërguar nga OST rezulton se konsumi për energji elektrike ka shënuar vlerën rreth 25 milionë KWh dhe është rritur kërkesa për mbulimin e këtij konsumi nëpërmjet importit të energjisë elektrike nga vendet fqinje i cili aktualisht rezulton në vlerën rreth 10 milionë KWh.
Rritja e kërkesës për energji elektrike dhe si të tillë e sasisë së energjisë elektrike për t’u importuar nga dy kompanitë bën që KESH sh.a. dhe CEZ Shpërndarje të kenë nevojë për kapacitete të sigurta dhe të plota të kapaciteteve të interkonjeksionit në të gjitha linjat përkatëse të Shqipërisë me vendet fqinje për të siguruar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve në vend”, argumenton ERE në vendimin që i jep CEZ/KESh ekskluzivitet për 90 për qind të kapacitetit importues.
Sipas protokollit për liberalizimin e tregut të energjisë në Ballkan, vendet kanë të drejtë të kufizojnë konkurrencën në rastet e emergjencave civile dhe vendimi i ERE-s nuk e shkel protokollin.
Ndërkohë, importi privat i energjisë që do të konsumohet nga industria do të kryhet përmes kapacitetit të rezervuar për to në masën 40 MW ose 10 për qind e totalit të kapacitetit.