Një seri shpërthimesh në një depo municionesh në një bazë ushtarake në Brazzaville të Kongos ka shkaktuar rreth 200 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur.
Bilanci i viktimave, mes të cilëve shumë punëtorë kinezë, mund të shtohet me kalimin e kohës. Sipas agjensisë “Kina e Re”, në momentin e shpërthimit 140 punëtorët kinezë gjendeshin duke sheshndërtim.
Sipas një burimi, janë rreth 200 të vdekur dhe 1500 të plagosur rëndë.
Shpërthimet kanë ndodhur në një depo municionesh dhe shumë godina pranë vendit të incidentit janë dëmtuar. Mes tyre edhe një godinë ku flenë punëtorë kinezë që punojnë për një projekt të Beijing Construction Engineering Group.
Sipas mediave kineze janë tre punëtorë kinezë që kanë humbur jetën dhe rreth 60 të tjerë janë evakuuar nga vendngjarja.