Qeveria shqiptare arkëtoi shumë më tepër taksa për çdo litër karburant apo çdo paketë cigaresh të konsumuara gjatë vitit 2011 sesa pati arkëtuar në vitet 2009 dhe 2010, duke dëshmuar se taksat më të larta kanë qenë shkaqet kryesore të rritjes së çmimeve të këtyre produkteve në treg.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të ardhurat e qeverisë për çdo ton karburant të importuar u rritën me 8.8 për qind gjatë vitit të kaluar në krahasim me vitin 2010 dhe me 25 për qind në krahasim me vitin 2009 publikon gazeta ‘Shqip’.
Taksat e arkëtuara për çdo kg cigare të importuar, u rritën gjithashtu me 20 për qind në krahasim me vitin 2010 dhe me 43 për qind në krahasim me vitin 2009. Me rritje qenë edhe taksat e arkëtuara për birrën e kafenë, por te këto dy produkte, rritja ka qenë më e vogël. Rritja e taksave shpjegon edhe se pse qeveria arriti të rrisë të ardhurat në buxhet nga importi i karburanteve, ndërkohë që sasia e importuar ka rënë.
Aktualisht, shqiptarët po përballen me çmimet më të larta të karburantit në historinë e vet. Me një litër naftë të shitur në treg për 180-190 lekë, shqiptarët po e ndiejnë koston e karburantit më shumë se kurrë.
Duke krahasuar sasinë e karburanteve të importuara me të ardhurat e realizuara nga doganat, rezulton se në vitin 2009, shteti arkëtonte 52 lekë për litër karburant ndërsa në vitin 2010 arkëtoi 60 dhe vitin e kaluar, 66 lekë për litër. Taksat e arkëtuara këtë vit do të jenë edhe së paku pesë lekë të tjera më të larta.
Cigaret/kafeja
Të ardhurat e qeverisë nga taksat mbi cigaret në dogana u rritën me 20 për qind për çdo kilogram të importuar gjatë vitit të kaluar, por në tërësi, kjo rritje e taksave nuk është se solli më shumë të ardhura. Kontrabanda duket se ka lulëzuar ndjeshëm gjatë vitit 2011 me së paku disa qindra tonë të importuar pa paguar taksa. Qeveria ka dalë më mirë te kafeja. Me gjithë disa akrobaci ligjore të ndërmarra në vitin e kaluar, taksa reale e paguar për çdo kg kafe u rrit nga 173 lekë në vitin 2009 në 183 lekë në vitin 2011.
Birra
Te birra e importit nuk pati ndonjë rritje të konsiderueshme gjatë dy viteve të fundit. Taksat e paguara për importet e ligjshme qenë 65 lekë për litër në vitin 2009 dhe 66 lekë për litër në vitin 2011.
Evazioni
Qeveria është përpjekur të rrisë të ardhurat në buxhet për të eliminuar efektet e krizës përgjithësisht përmes rritjes së taksave në mënyra direkte e indirekte. Te karburantet e cigaret, kjo është bërë kryesisht përmes rritjes së akcizës, ndërsa te mallrat e tjerë kjo është bërë përmes përdorimit me tepri të referencave doganore apo përmes vendosjes së ndryshimeve në udhëzimet për TVSH-në. Por problemi më i madh i vendit sot duket se nuk është rënia e konsumit nga kriza sesa rritja e evazionit fiskal. Numri i biznesmenëve të paprekshëm nga tatimorët për shkak të lidhjeve politike, duket se është rritur aq sa të shkaktojnë probleme në buxhetin e shtetit.
Taksat e reja që u vendosën këtë vit i shtuan së paku pesë lekë për litër çmimit të karburantit, si dhe rreth 10-20 mijë lekë në vit kostos së makinave për shqiptarët që kanë një të tillë.