Saimir Tahiri do të jetë drejtuesi socialistëve të Tiranës për katër vitet e ardhëshme. Pas një procesi votimi dhe numërimi të votave të anëtarëve të Asamblesë së Zgjeruar, garën për kreun e PS Tiranë, e ka fituar deputeti Saimir Tahiri për të cilin nga 549 votues 390 votuan pro tij, ndërsa rivali Ilir Zela ka marrë 153 vota.
Në fund të kësaj gare fituesi Tahiri ka shtrënguar duart me Ilir Zelën e më pas përqafime dhe urime me të rinjtë e FRESSHI-it.
“Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan për të drejtuar strukturën e partisë, Tiranë por dua më shumë të falenderoj ata që besuan kandidatin Ilir Zela, duke u premtuar…për këta kam më shumë detyrim dhe u premtoj se me punën time do të fitoj besimin e tyre dhe të gjithë bashkë do të fitojmë besimin e qytetarëve të Tiranës për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Saimir Tahiri pas përfundimit të zgjedhjeve.
Përpara nisjes së votimit të dy kandidatët i janë drejtuar me nga një fjalin përmbyllës 620 anëtarëve të kryesisë së zgjeruar të kryeqytetit, të cilët do të zgjedhin drejtuesin e njërës prej degëve më të rëndësishme të PS.
I pari që votoi ishte ish-presidenti socialist Rexhep Meidani dhe më pas kreu opozitës Edi Rama, i cili ka ndjekur nga afër procesin e votimit, duke shkëmbyer batuta me njërën prej anëtareve të Asamblesë së Përgjithshme.
Zoti Rama nuk ka preferuar të flasë për votimin e Tiranës, pavarësisht interesimit të medias, por e ka shfrytëzuar atë si një mundësi të mirë për t'u takuar dhe bashkëbiseduar me socialistët e kryeqytetit.