Peshkatarë italianë mëngjesin e së premtes, midis peshqve të zënë, kanë vërejtur edhe një specie që nuk e kishin parë kurrë më parë.
Ata e kanë dërguar peshkun e çuditshëm në Guardia Costiera të Messinës, në Sicili, ku është verifikuar se për çfarë lloj peshku bëhet fjalë.
Peshku 35 cm i gjatë është ‘peshku top’, një peshk helmues që i përket familjes Tetradontidi, dhe lëkura e tij, veshka e organet riprodhuese të tij përmbajnë një substancë toksike, e cila, nëse të pickon, arrin të paralizojë totalisht dhe të bllokojë frymëmarrjen, duke sjellë edhe vdekjen.
Bëhet fjalë për një lloj peshku të shpërndarë para së gjithash në vendet tropikale dhe ekuatoriale të oqeanit Atlantik e Paqësor.