Mbajtës të Arkës së Humbur ?
"Ata do të bëjnë një arkë prej druri akacieje", urdhëroi Zoti Moisiun në "Librin e Eksodit", pasi i ka larguar izraelianët nga skllavëria në Egjipt. Kështu, izraelianët e ndërtuan arkën ose sëndukun, duke e stolisur atë nga brenda dhe nga jashtë.
Brenda këtij sënduku Moisiu futi tabela të gurta të gdhendura me Dhjetë Urdhërimet, ashtu siç i qenë dhënë në Malin Sinai.
Kështu, hebrejtë filluan ta nderojnë Arkën si manifestim tokësor të Zotit. "Dhiata e Vjetër" përshkruan fuqitë e jashtëzakonshme të saj - e ndritshme nga flaka dhe drita që ndalon lumenjtë, hedh në erë ushtritë dhe shemb muret e trasha të Jericho. (Filmi "Raiders of the Lost Ark" i vitit 1981, i regjisorit Steven Spielberg, siguron një afërsi efektesh speciale).
Sipas Librit të Parë të Mbretërve, Mbreti Solomon e ndërtoi Tempullin e Parë në Jeruzalem, për të vendosur aty Arkën. Ajo u nderua gjatë mbretërimit të Solomon (rreth periudhës midis viteve 970-930 B.C.) dhe më vonë.
Më pas, ajo u zhduk. Shumë nga tradita hebreje thekson se ajo u zhduk përpara se babilonasit ta plaçkisnin Tempullin në Jeruzalem, në vitin 586 B.C., por, gjatë shekujve, kristianët etiopianë kanë pretenduar se Arka prehet në një kapelë, në qytetin e vogël të Aksum, në malësitë veriore te vendit.
Ajo arriti atje rreth 3000 vjet më parë, thonë ata, dhe se është ruajtur nga një suksesion murgjërish të virgjër që, pasi kungoheshin, u ndalohej që ta vinin këmbën brenda kapelës derisa të vdisnin.
Një prej gjërave të para që më tërhoqën vëmendje në Adis Abebë, kryeqytetin e vendit, qe një shtyllë e gjatë prej betoni, me një yll të kuq gjigand në majën e saj, lloji i monumentit për komunizmin, akoma i dukshëm në Phenian.
Etiopianët e ndërtuan atë si dhuratë për Derg-un, regjimin marksist që sundoi Etiopinë nga 1974 deri më 1991 (vendi qeveriset tani nga një parlament i zgjedhur dhe kryeministri).
Në një fushatë që zyrtarët e Derg-ut e quajtën Terrori i Kuq, ata masakruan armiqtë e tyre politikë - vlerësimet shkojnë nga disa mijëra në më shumë se një milion njerëz.
Më i shquari i viktimave të tyre që Perandori Haile Selassie, vdekja e të cilit, në rrethana që mbeten të kontestuara, u lajmërua në vitin 1975.
Ai qe Perandori i fundit i Etiopisë dhe, pretendonte vetë ai, monarku i 225-të, pasardhës i Menelik, sundimtarit që besohej se ishte përgjegjës për posedimin nga ana e Etiopisë të Arkës së Kuvendit në shekullin e X-të B.C. Historia tregohet tek "Kebra Negast" (Lavdi Mbretërve), kronika etiopiane e linjës mbretërore të tij: Mbretëresha e Sheba, një prej sunduesve të parë të saj, udhëtoi drejt Jeruzalemit për të marrë një pjesë të urtësisë së Mbretit Solomon.
Rrugës së kthimit, ajo lindi djalin e Mbretit Solomon. Më pas, Menelik shkoi ta vizitonte të jatin e vet dhe në udhëtimin e kthimit shoqërohej nga djemtë e parë të disa fisnikëve izraelianë, të cilët prapa krahëve të Menelik vodhën Arkën dhe e morën me vete në Etiopi.
Kur mësoi për vjedhjen, Menelik arsyetoi se përderisa fuqitë e frikshme të Arkës nuk e patën shkatërruar enturazhin e tij, duhet të ishte vullneti i Zotit që ajo të mbetej me të.
Shumë historianë - përfshi Richard Pankhurst, një studiues me origjinë britanike që kish jetuar në Etiopi për pothuajse 50 vjet - e datojnë dorëshkrimin "Kebra Negast" në shekullin e XIV-të A.D.
Ai u shkrua, thonë ata, për të vlerësuar pretendimin nga ana e trashëgimtarëve të Menelik se e drejta e tyre për të sunduar u ishte dhënë nga Zoti, bazuar në një suksesion të paprishur nga Solomon dhe Mbretëresha e Sheba, por besimtari fanatik etiopian thotë se kronikat u kopjuan nga një dorëshkrim kopt i shekullit të IV-ët që, nga ana e tij, bazohej në një tregim të mëparshëm.
Kjo linjë mbeti aq e rëndësishme për ta, sa që ishte e shkruar në të dyja kushtetutat perandorake të Selassie, respektivisht më 1931 dhe 1955.
Përpara se të lija Adis Abebën për Aksum, shkova në zyrën e Shenjtërisë së Tij, Abuna Paulos, Patriark i Kishës Ortodokse Europiane, e cila ka rreth 40 milion aderentë anembanë botës, për ta pyetur rreth pretendimit të Etiopisë nëse e kishte Arkën e Kuvendit.
Paulos ka një PhD për Teologji nga Princeton University dhe përpara se të bëhej Patriark në vitin 1992, ai ishte famullitar në Manhattan.
Duke mbajtur një shkop të artë, duke veshur një ikonë që paraqiste Marien që përkundte një Jezus foshnje dhe i ulur në atë çka dukej si një fron i artë, ai rrezatonte fuqi dhe patronazh.
"Ne kemi pasur 1000 vjet hebraizëm, pasuar nga 2000 vjet kristianizëm dhe kjo është arsyeja se pse feja jonë është e ngulitur në "Dhiatën e Vjetër"", më tha ai.
"Ne ndjekim të njëjtat ligje diete si hebraizmi, ashtu siç përcaktohen tek Leviticus", duke nënkuptuar se pasuesit e tij hanë kosher, edhe pse janë kristianë. "Prindërit i bëjnë synet djemtë e tyre si një detyrim fetar, shpesh u vëmë djemve tanë emrat e "Dhiatës së Vjetër" dhe shumë fshatarë akoma e mbajnë të shtunën të shenjtë si shabatin".
A është kjo traditë e lidhur me pretendimin e kishës për të mbajtur Arkën të cilën etiopianët e quajnë Tabota Seyen ose Arka e Sionit? "Nuk është pretendim, është e vërteta", u përgjigj Paulos.
"Mbretëresha Sheba vizitoi Mbretin Solomon në Jeruzalem, 3000 vjet më parë, dhe djali që ajo lindi, Menelik, në moshën 20-vjeçare vizitoi Jeruzalemin, nga ku mori me vete Arkën e Kuvendit në Aksum.
Qysh atëherë, ajo ka qenë në Etiopi". Pyeta nëqoftëse Arka në Etiopi i shëmbëllen asaj që përshkruhet në Bibël: pothuajse 4 këmbë e gjatë, me mbi 2 këmbë e lartë dhe e gjerë, e rrethuar nga dy engjëj me krahë që ndodhen përballë njëri-tjetrit në kapakun e rëndë të saj, duke formuar "karrigen e mëshirës" ose këmbalecin për fronin e Zotit. Paulos ngriti supet.
"A mund ta besoni që edhe pse jam kreu i Kishës etiopiane sërish jam i ndaluar që ta shoh atë?", tha ai. "Gardiani i Arkës është personi i vetëm në faqe të Tokës që e ka këtë nder të pashoq".
Gjithashtu, ai përmendi se Arka nuk ishte mbajtur vazhdimisht në Aksum, qysh nga koha e Menelik, duke shtuar se disa murgjër e fshehën atë për 400 vjet me radhë për ta mbajtur larg duarve të pushtuesve.
Manastiri i tyre ekzistonte akoma, tha ai, në një ishull në Liqenin Tana. Ishte rreth 200 milje në veriperëndim, në rrugën për në Aksum.
Etiopia është pa dalje në det, por Liqeni Tana është një det i brendshëm: zë një sipërfaqe prej 1400 miljesh katror dhe është burimi i Nilit të Kaltër, i cili e shpërndan lumin e tij 3245 milje nëpër Etiopi, Sudan dhe Egjipt, deri në Mesdhe.
Në vendin ku uji fillon udhëtimin e tij, peshkatarët hedhin rrjeta nga varka primitive prej papirusi, si ato që egjiptianët përdornin në kohërat e faraonëve.
I shikova ata nëpërmjet një mjegulle të frikshme mëngjesi, teksa ngjitesha mbi një varkë me motorr të drejtuar për në Tana Kirkos, ishullin e Arkës.
Me ngadalësi varkëtari mori rrugën e tij nëpërmjet një labirinti ishujsh të mbuluar me pemë në mënyrë aq të dendur, aq sa filloi të habitej me zë të lartë nëse kishim humbur rrugën.
Kur pas dy orësh u ndeshëm papritmas me një mur guri, rreth 30 metra të lartë dhe më shumë se 100 metra të gjatë, ulërita "Tana Kirkos", me një çlirim të natyrshëm.
Një shqiponjë peshqish u rrotullua dhe kërkëlliti me zë të lartë, ndërsa një murg i zbathur me një raso të verdhë nxitoi përgjatë një shtegu të bërë midis shkëmbinjsh dhe hodhi një shikim në varkën tonë. "Po sigurohet që nuk kemi gra në bord", më tha përkthyesi.
Murgu e paraqiti veten si Abba ose At Haile Mikael. "Ka 125 murgjër në ishull dhe shumë janë të rinj", tha ai. "Gratë janë ndaluar prej shekujsh, sepse shikimi i tyre mund të ndezë pasionet e murgjërve të rinj".
Një tjetër murg, Abba Gebre Maryam, u bashkua me ne. Edhe ai mbante një raso të verdhë, plus një çallmë të bardhë.
Një kryq i drunjtë i punuar trashë i varej nga qafa dhe mbante një shkop të argjendtë, me një kryq në majë.
Në përgjigje të pyetjeve të mia, ai shpjegoi në mënyrë të detajuar atë çka më kish thënë Abuna Paulos: "Arka erdhi këtu nga Aksumi për t'u ruajtur nga armiqtë shumë kohë përpara se të lindte Jezusi, sepse njerëzit tanë atëherë ndiqnin fenë hebreje", tha ai.
"Por kur Mbreti Ezana sundonte në Aksum 1600 vjet më parë, ai e ktheu atë prapë në Aksum". Mbretëria e Ezana shtrihej përgjatë Detit të Kuq, në Gadishullin Arabik.
Ai u konvertua në kristian rreth vitit 330 A.D. dhe u bë tejet influencues në përhapjen e besimit. Më pas, Abba Gebre shtoi: "Fëmija Jesus dhe Mary kaluan dhjetë ditë këtu gjatë mërgimit të tyre të gjatë nga Izraeli".
Kjo qe pasi Mbreti Herod urdhëroi vdekjen e të gjithë fëmijëve meshkuj nën moshën 2-vjeçare në Bet'hlehem, tha ai. "Do të donit të shikonit vendin ku ata shpesh qëndruan?".
E ndoqa nga pas gjatë një shtegu të drunjtë dhe mbi një kreshtë ku një palë murgjër po qëndronin në krah të një tempulli të vogël, me sytë e mbyllura në lutje.
Abba Gebre tregoi me gisht për nga tempulli. "Këtu është ku Jesus dhe Mary uleshin çdo ditë kur ndodheshin këtu". "Çfarë prove keni që ata erdhën këtu?", pyeta unë.
Ai më shikoi me atë çka dukej një simpati e butë dhe më tha: "Ne nuk na duhet provë, pasi është fakt. Murgjërit këtu e kanë kaluar këtë për shekuj të tërë".
Më vonë, Andrew Wearring, një studiues fetar në University of Sydney, më tha se "udhëtimi nga ana e Jesus, Mary dhe Joseph përmendet vetëm në pak rreshta në "Book of Matthew" - dhe jep detaje të kufizuara, megjithëse deklaron se ata udhëtuan në Egjipt".
Ashtu si institucioni i tij i mëparshëm, Kisha Ortodokse Kopte, besimi ortodoks etiopian thotë se familja kaloi katër vjet në Egjiptin perëndimor, tha Wearring, në Luginën e Nilit dhe Deltën e Nilit, përpara se të ktheheshin në shtëpi.
Por Egjipti perëndimor është mbi 1000 milje në veriperëndim të Liqenit Tana. A mundet Jesus, Mary dhe Joseph të kenë udhëtuar për Tana Kirkos?
Nuk ka asnjë mënyrë që ta dimë. Në rrugën prapa drejt varkës, ne kaluam kasolle të vogla, të drunjta, me çati konike prej kashte - qelat e murgjërve.
Abba Gebre u fut në njërën prej tyre dhe nxori nga errësira një komplet tabakash të lashta prej bronzi në një raft.
Ai tha se Menelik e solli atë nga Jeruzalemi në Aksum së bashku me Arkën. "Priftërinjtë e Tempullit të Jeruzalemit e përdornin këtë tabaka për të grumbulluar dhe përzier gjakun e kafshëve të sakrifikuara", vazhdoi Abba Gebre.
Kur e kontrollova më pas këtë me Pankhurst, i cili e kish parë atë në një vizitë të mëparshme, historiani tha se tabakaja ndoshta shoqërohej me ritualet judaike në epokën parakristiane të Etiopisë.
Liqeni Tana, tha ai, ishte një bastion i judaizmit. Së fundi, Abba Gebre më çoi tek një kishë e vjetër e ndërtuar me dru dhe gurë, sipas stilit tradicional etiopian, rrethore me një vendkalim të ngushtë përgjatë murit të jashtëm.
Brenda ndodhej mak'das ose i shenjti i të shenjtëve - një vend i shenjtë i brendshëm, i mbrojtur nga perde damasku dhe i hapur vetëm për priftërinjtë e vjetër.
"Ky është vendi ku mbajmë tabots tona", tha ai. Tabots janë riprodhime të tabelave në Arkë dhe çdo kishë në Etiopi e ka një komplet të tillë, të mbajtur në më të shenjtin e të shenjtëve të saj.
"Janë tabots ato që e bekojnë një kishë dhe pa to ajo është po aq e shenjtë sa një stallë gomerësh", tha Abba Gebre.
Çdo 19 janar, për Timkat ose Festën e Epifanisë, tabots nga kishat e të gjithë Etiopisë parakalohen nëpër rrugë. "Ceremonia më e shenjtë bëhet në Gonder", vazhdoi ai, duke përmendur një qytet në malësitë mu në veri të Liqenit Tana. "Për ta kuptuar adhurimin tonë të thellë për Arkën, ju duhet të shkoni atje".
Gonder (popullsia 160000 banorë) shtrihet përgjatë një serie majash dhe luginash më shumë se 7000 këmbë mbi nivelin e detit. Me këshillën e një kleriku mik, kërkova Arqipeshkopin Andreas, liderin lokal të Kishës Ortodokse etiopiane.
Ndërsa Andreas po më drejtonte në një dhomë të thjeshtë, në zyrën e tij, pashë se ai kishte një trup të hollë dhe mollëza të rëna prej asketi. Pavarësisht pozicionit të lartë, ai ishte i veshur si murg, me një raso të verdhë dhe mbante një kryq të thjeshtë prej druri.
E pyeta nëse dinte për ndonjë dëshmi që Arka të kish ardhur në Etiopi së bashku me Menelik. "Këto histori u transmetuan në breza nga liderët tanë kishtarë dhe besojmë se ato janë fakte historike", më tha ai me një frymë.
"Kjo është arsyeja se pse ne mbajmë tabots në çdo kishë në Etiopi". Pasditen e të nesërmes, Andreas, i veshur me një raso të zezë dhe çallmë të zezë, doli nga një kishë, nga një shpat mbi Gonder dhe u drejtua nga një turmë prej disa qindra njerëzish.
Një dyzinë priftërinj, dhjakësh dhe ndihmësish - të veshur me raso damasku me gështenjë, fildish, ar dhe blu - iu bashkuan atij për të formuar një turmë mbrojtëse rreth një prifti me mjekërr, që mbante një raso lejla dhe çallmë të florinjtë. Mbi kokën e tij prifti mbante tabots, të mbështjella me kadife ngjyrë ebaniti të qepur me fije floriri.
Duke parë pakon e shenjtë, qindra gra në turmë filluan të ulërijnë - duke bërë një vajtim të fuqishëm me gjuhët e tyre - siç bëjnë shumë gra etiopiane në momentet e emocionit të thellë.
Ndërsa klerikët filluan të ecin nëpër një shteg të gurtë, drejt një sheshi në qendër të qytetit (një trashëgimi e pushtimit italian të Etiopisë në vitet '30), ata qenë shtuar me ndoshta 1000 besimtarë të tjerë që këndonin dhe ulërinin.
Në shesh, procesionit iu bashkuan klerikët që mbanin tabots nga shtatë kisha të tjera. Së bashku ata nisën të zbrisnin poshtë, me turmën ndjekëse të fryrë në mijëra, me mijëra të tjerë më shumë të grumbulluar në rrugë.
Rreth 5 milje më tutje, priftërinjtë ndaluan në anë të një pishine me ujë të ndenjur në një park. Gjithë pasditen dhe gjatë natës, priftërinjtë këndonin himne përpara tabots, të rrethuar nga besimtarë.
Më pas, të shtyrë nga shenjat e para të dritës së mëngjesit në qiell, Arqipeshkopi Andreas drejtoi klerikët që të festonin pagëzimin e Jezusit, duke spërkatur gëzueshëm njëri-tjetrin me ujin e pishinës.
Festimet Timkat do të vazhdonin për ditë të tjera me lutje dhe mesha, pas të cilave tabots do të ktheheshin në kishat ku i mbanin. Isha më i etur se kurrë që ta lokalizoja Arkën origjinale, kështu u nisa drejt Aksumit, rreth 200 milje në verilindje.
Pak larg Gonder, makina ime kaloi fshatin Wolleka, ku një sinagogë prej qerpiçi mbante një Yll të Davidit në majën e saj - një relike e jetës hebreje në rajonin që zgjati për katër mijëvjeçarë, deri në vitet '90.
Ai ka qenë i fundit i hebrejve Bet Izrael (të njohur gjithashtu si falashat, fjala amarike për "i huaj")) që u evakuuan për në Izrael përballë persekutimit nga Derg.
Rruga degjeneronte në një shteg të shtrembër shkëmbor që rrotullohej nëpër shpate dhe fuoristrada jonë luftonte për të arritur 10 miljet në orë.
E arrita Aksumin në errësirë dhe ndava sallën e ngrënies së hotelit me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara nga Uruguaji dhe Jordania, të cilët më thanë se po monitoronin një segment të kufirit Etiopi-Eritre, rreth një orë me makinë larg nga aty.
Buletini më i fundit i Kombeve të Bashkuara, më thanë ata, e përshkruante zonën si "volatile dhe të ashpër". E nesërmja qe e nxehtë dhe me pluhur.
Përveç gamiles së rastësishme dhe drejtuesit të saj, rrugët e Aksumit qenë pothuajse të shkreta. Nuk ndodheshim larg nga shkretëtira Denakil, e cila shtrihet nga lindja në Eritre dhe Xhibuti.
Rastësisht, në hollin e hotelit u takova me Alem Abbay, një vendas nga Aksumi që kishte ardhur me pushime nga Frostburg State University në Maryland, ku jep Histori Afrikane.
Abbay më tregoi një tabelë prej guri rreth 8 këmbë të lartë dhe të mbuluar me mbishkrime në tri gjuhë: greqisht, gjuhë gize, gjuha e lashtë e Etiopisë dhe gjuha sabaeane, nga Deti i Kuq në Jemenin jugor, vendlindja e vërtetë, besojnë disa studiues, e Mbretëreshës Sheba.
"Mbreti Ezana e ngriti këtë tabelë të gurtë në fillim të shekullit të IV-ët, ndërsa ishte akoma një sundues pagan", më tha Abbay.
Gishti i tij prekte alfabetet e çuditshme të gdhendura në gur 16 shekuj më parë.
"Këtu, Mbreti lavdëron Zotin e luftës pas një fitoreje ndaj një populli rebel". Por diku në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, Ezana u konvertua në kristian. Abbay më çoi në një tjetër tabelë të gurtë të mbuluar me mbishkrime në të njëjtat gjuhë.
"Tani, Mbreti Ezana po falenderon "Zotin e Parajsës" për sukses në një ekspeditë ushtarake në Sudanin fqinj", tha ai.
"Ne e dimë që nënkuptonte Jezusin, sepse gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë monedha gjatë mbretërimit të Ezanas, që paraqesin Kryqin e Krishtit rreth së njëjtës kohë". Përpara kësaj, ata mbanin simbolet pagane të Diellit dhe Hënës.
Ndërsa ecnim, kaluam një rezervuar të madh, sipërfaqja e të cilit mbulohej me pisllëk të gjelbër.
"Sipas traditës, është hamami i Mbretëreshës Sheba", tha Abbay. "Disa besojnë se ka një mallkim të lashtë ndaj ujërave të tij".
Përpara ndodhej një shtyllë e lartë ose kolonë, 79 këmbë e lartë dhe që thuhej se peshonte 500 ton. Ashtu si shtyllat e tjera të rëna dhe në këmbë aty afër, ajo ishte nxjerrë nga një bllok i vetëm graniti, ndoshta nga shekulli i I-rë apo i II-të A.D.
Legjenda thotë se fuqia supreme e Arkës së Aleancës e nxori atë nga shkëmbi dhe e vuri në vend. Në rrugën tonë drejt kapeles, ku thuhet se mbahet Arka, ne kaluam sërish hamamin e Sheba dhe pamë rreth 50 njerëz me shalle të bardhë të përkulur afër ujit. Një djalë ishte mbytur shumë pak kohë më parë dhe prindërit dhe të afërmit e tij po prisnin që të dilte trupi.
"Ata thonë se do të dojë një deri në dy ditë", tha Abbay. "Ata e dinë këtë, sepse shumë djem të tjerë janë mbytur këtu teksa notonin. Ata besojnë se mallkimi ka goditur përsëri".
Abbay dhe unë u drejtuam për nga zyra e Neburq-ed, prift i lartë i Aksumit, i cili punon nga një aneks i vogël i një seminari afër me kapelën e Arkës.
Si administrator kishtar në Aksum, ai do të ishte në gjendje të na tregonte më shumë rreth gardianit të Arkës. "Ne e kemi pasur traditën e gardianit qysh nga fillimi", na tha prifti i lartë.
"Ai falet në mënyrë të vazhdueshme afër Arkës ditë e natë, duke djegur temjan përpara saj dhe duke iu lutur Zotit. Vetëm ai mund ta shikojë atë; të gjithë të tjerëve u ndalohet që të hedhin sytë nga ajo ose bile dhe t'i afrohen asaj".
Gjatë shekujve, vetëm pak udhëtarë perëndimorë kanë pretenduar se e kanë parë atë. Përshkrimet e tyre për tabelat janë si ato të përshkruara në "Librin e Eksodit".
Por etiopianët thonë se është e pakonceptueshme - vizitorëve duhet t'u jenë treguar falsifikime. Pyeta sesi zgjidhej gardiani. "Nga priftërinjtë e vjetër të Aksum dhe gardiani aktual", tha ai.
I thashë se kisha dëgjuar se në mesin e shekullit të XX, një gardian i zgjedhur, i tmerruar, kish marrë arratinë dhe i ishte dashur që të kthehej me forcë në Aksum. Neburq-ed qeshi, por nuk u përgjigj.
Në vend të kësaj, ai bëri me gisht nga një shpat barishtor i dekoruar me blloqe guri të shkatërruara - mbeturinat e katedrales Zion Maryam, kisha më e vjetër e Etiopisë, e ngritur në shekullin e IV-ët A.D.
"Ajo e mbante Arkën, por pushtuesit arabë e shkatërruan", tha ai, duke shtuar se priftërinjtë e kishin fshehur Arkën prej pushtuesve.
Tani që kisha shkuar kaq larg, pyeta nëse mund të takonim gardianin e Arkës. Neburq-ed tha jo. "Zakonisht nuk takohet me njerëz të zakonshëm, por vetëm me liderë fetarë".
Të nesërmen, i drejtuar nga një prift miqësor, shkuam në portën e Kapelës së Arkës, e cila është në masën e një shtëpie tipike rrethinash dhe e rrethuar nga një gardh i lartë hekuri. "Prit këtu", tha ai dhe ngjiti shkallët që të çonin në hyrjen e kapelës, ku i foli me zë të ulët gardianit.
Pak minuta më vonë u kthye duke buzëqeshur. Vetëm pak metra nga vendi ku qëndroja, nëpërmjet shufrave të hekurit, një murg që dukej se ishte në fillimin e të 50-ve shikonte nga muri i kapelës. "Është gardiani", pëshpëriti prifti.
Ai mbante një rrobe ngjyrë ulliri, një çallmë të errët dhe sandale.
Më hodhi një shikim të thellë. Përmes hekurave, ai nxori një kryq të drunjtë të lyer me të verdhë, duke prekur ballin tim me të për të më bekuar dhe ndaloi teksa unë i putha kokën dhe fundin në mënyrë tradicionale. E pyeta për emrin e tij.
"Unë jam gardiani i Arkës", tha ai, me priftin që përkthente. "Nuk kam emër tjetër". I thashë se kisha ardhur nga ana tjetër e botës për të folur me të rreth Arkës. "Nuk mund t'ju them asgjë lidhur të", tha ai.
"Asnjë mbret, patriark, peshkop apo sundimtar nuk mund ta shikojë ndonjëherë atë, përveç meje.
Kjo ka qenë tradita jonë qysh nga koha kur Menelik e solli Arkën këtu më shumë se 3000 vjet më parë". Shikuam njëri-tjetrin për disa çaste. I bëra dhe disa pyetje të tjera, por për secilën ai qëndroi i heshtur si në fillim.
Pastaj u largua. "Jeni me fat, pasi ai refuzon shumë prej kërkesave që ta shikojnë atë", tha prifti, por unë ndjehesha vetëm një çikë fatlum. Kishte aq shumë gjëra që do të doja t'i dija. A duket Arka ashtu siç është e përshkruar në Bibël?
A ka parë ndonjëherë gardiani ndonjë shenjë të fuqisë së saj? A është i kënaqur që t'ia kushtojë jetën e tij Arkës pa qenë asnjëherë në gjendje që ta lërë ndërtesën?
Natën time të fundit në Aksum, eca nëpër rrugën e kapelës, tani e shkretë, dhe u ula për një kohë të gjatë duke vështruar kapelën, e cila shndriste si argjend në dritën e hënës.
A ishte gardiani duke kënduar ritme të lashta ndërsa mbyste kapelën me tymin shenjtërues të temjanit? Vallë ishte në gjunjë përpara Arkës?
Ndihej aq i vetmuar sa ndjehesha unë? A ndodhej Arka vërtet aty? Sigurisht, nuk kisha asnjë mënyrë sesi t'u përgjigjesha këtyre pyetjeve.
Sikur të isha përpjekur të rrëshqisja brenda në errësirë për të hedhur një sy, jam i sigurt se gardiani do t'i binte alarmit dhe gjithashtu u stepa nga frika se Arka do të më dëmtonte nëqoftëse guxoja ta përdhosja atë me praninë time.
Në momentet finale të kërkimit, nuk mund ta ndaja nëse Arka e Kuvendit ndodhej vërtet brenda kësaj kapele të çfarëdoshme.
Ndoshta shoqëruesit në udhëtim të Menelik e morën atë dhe e kthyen në shtëpi, në Etiopi. Ndoshta origjina e saj këtu vjen nga një thënie e përpunuar nga priftërinjtë aksumas në kohëra të vjetra, për të ngjallur nderimin ndaj kongregacioneve dhe konsolidimin e autoritetit të tyre.
Por realiteti i Arkës, ashtu si një vizion në dritën e hënës, notonte jashtë kapjes time dhe kështu misteri mijëra vjet i vjetër mbeti.
Ndërsa devocioni i adhuruesve në Timkat dhe i murgjërve në Tana Kirkos u kthye tek unë me një dritë fleshuese, vendosa se thjesht duke qenë në prani të këtij misteri të përjetshëm, ishte një fund i përshtatshëm për kërkimin tim.