Forumi Kuq E Zi
Cjane piramidat? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cjane piramidat? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Cjane piramidat? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cjane piramidat? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Cjane piramidat? Empty Cjane piramidat? 1/6/2011, 20:54

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Piramidat janë varre gjigande. Sipas traditës e besimit egjiptjan, pasi vdiste faraoni, trupi i tij futej në një varr gjigant në Piramidë.

Në to futeshin mjafte ushqime, stoli, e zbukurime madje dhe skllever qe duhet te shoqeronin faraonin e tyre. Ndërtimi i piramidave kërkonte kohë të gjatë. Tre janë piramidat më të mëdha: Keopsi, Kefre dhe Migerino.

Egjipti ndodhet në pjesën më veri-lindore të Afrkës dhe në veri të vendit ka dalje në Detin Mesdhe. Egjipti në veri-lindje kufizohet me Izraelin, në lindje me Detin e Kuq, në jug me Sudanin dhe në tërë pjesen perendimore kufizohet me Libinë.

Zbulimet arkiologjike kanë treguar se piramidat nuk janë ndërtuar vetëm në Egjipt, por dhe në Amerikën Qendrore, në Evropë.

Piramida e Keopsit ështe më e madhja nga tre piramidat kryesore në Gizeh dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 2700 p.e.s - 3100 p.e.s.

Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatesinë e çdo brinjë të bazes e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila.

Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi : është percaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug lëvizjet e hijës së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve. duke shumëzuar me një miliard lartesinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largesinë në km nga Toka deri në Diell.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Cjane piramidat? Empty Re: Cjane piramidat? 2/4/2013, 17:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt
dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë
tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore
egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim
madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish
në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat
egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej
guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e
faraonëve, perëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve,
zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të
krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin
këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende
një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të
famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej
mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave.
Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe
kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e
përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk
tregohet se si janë ndërtuar piramidat.

Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin
e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat.
Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi
kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora
për kërkimet e njerëzimit
Piramidat e para


Periudha e piramidave fillon gjatë Mbretërisë së Vjetër (2650-2134
para Krishtit), kur piramidat e para u ndërtuan nga Mbreti Djoser në
dinastinë e tretë. Ndërtimi i tyre vazhdoi deri në vitin 1640 para
Krishtit. Gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, mbretërit egjiptianë
varroseshin në varre të vjetër prej balte.Të vdekurit vendoseshin për
t'u prehur në një dhomëz nëntokësore në fund të një kulle.

Mbreti Djoser ndërtoi një administratë të fuqishme me bazë në qytetin
Memfis, jo shumë larg qytetit të sotëm Kajro. Një nga zyrtarët e tij
ishte një arkitekt i famshëm dhe i shkolluar, i cili kishte projektuar
Piramidën Step, varrin e një faraoni në Saqqara , që ngjasonte me rrugën
e një ylli në qiell. Ky lloj varri zëvendësoi origjinalet e vjetër
mastaba, me gropën e varrit në qendër.

Në dinastinë e katërt, faraoni Snefru ndërtoi piramidat e para të
vërteta gjeografikisht në Dahshur, në jug të Saqqara-s. Ai filloi me
lëmimin e dy piramidave ekzistuese, që ishin ndërtuar nga paraardhësit e
tij. Më pas Snefru ndërtoi dy piramitat e tij.

Piramidat e ndërtuara gjatë dinastisë së pestë kishin në përbërje
gurë, mbeturina dhe plithare (tulla prej balte) dhe lyheshin me gëlqere.
Kur gëlqerja binte, pjesa mbushëse mes tullave rrezikonte të shkrihej.
Piramidat e fundit


Piramidat e fundit u ndërtuan rreth Dahshur-it dhe Haware-s nga
mbretërit e Mbretërisë së Mesme (2040-1640 para Krishtit). Megjithë
përpjekjet e konsiderueshme për të fshehur hyrjen për në varre, si dhe
përpjekjet për të zbrapsur grabitësit me leje kalimi false, arkitektët
dështuan të parandalonin plaçkitjen e piramidave. Si rezultat i kësaj,
piramidave njëmijë vjeçare po u vinte fundi. Eksperimenti për të
siguruar udhëtimin e mbretërve në përjetësi, doli i jo i suksesshëm. Për
këtë arsye Faraonët e Mbretërisë së Re iu përkushtuan ndërtimit të
varreve në Luginën e Mbretërve. Në një zonë të largët përtej Nilit, nga
Luxor dhe Karnak , ata shpresonin t'i shpëtonin fatit të keq të
paraardhësve të ty

3Cjane piramidat? Empty Re: Cjane piramidat? 2/4/2013, 17:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Qyteti i lashte i Gizes


Giza është qytet arab ne Egjiptin e lashtë, i cili ndodhet shumë afër
lumit Nil. Nuk është edhe aq qytet i madh me sipërfaqe , ka afër 2
milion e 700 mijë banor sipas një statistike të bërë në vitin 2006.
Popullsia e saj e madhe ne raport me sipërfaqen e bënë përafërsisht një
ndër krahinat e qyteteve më te mëdha në botë sa i përket numrit të
popullsisë. Ky vend ka jashtëzakonisht shumë vizitor, dhe pret nga e
gjithë bota studiues, arkeolog, arkitekt, shkencëtar, dhe shumë të tjerë
që janë të interesuar për studimin e pasurisë së vjetër të këtij
qyteti. Njihet si një ndër vendet më të famshme në botë, për arsyet se
këtu gjendet një ndër mrekullitë e botës antike, që zakonisht njihet me
emrin “kompleksi i piramidave të Gizës”. Ky tempull bashkë me piramidën e
madhe të Keopsit, dhe me disa tempuj të tjerë, kanë shkruar historinë e
Egjiptit, dhe kanë ngjallur debat në të gjitha shoqëritë, mbi
prejardhjen e këtyre ndërtimeve antike, misteri që mundon sot njerëzit
anë e mbanë. Gjithashtu ky është edhe vendbanim i shumë faraonëve të
lashtë egjiptian, pë r të cilët historia që njohim flet vetëm me
supozime e me fakte të thata. Ka shumë e shumë te panjohura mbi këtë
vend të cilat edhe sot e kësaj dite, s’gjejnë dot zgjidhje. Ekzistojnë
shumë teori të cilat mundohen të shpjegojnë mënyrën e ndërtimit të
piramidave, përveç të tjerash, puna vije edhe aty, saqë thuhet nga disa
shkencëtar se ato janë ndërtuar nga skllavet egjiptian (rreth 2 milion
te tillë) nën udhëheqjen e një race tjetër. Më poshtë do të paraqes
strukturën e piramidave (tre sa janë gjithsej), dhe mendimet e
shkencëtarëve në lidhje me këto ndërtime të rralla.
Piramidat e Gizes


Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të
mëdha). Më e madhja nga to është piramida e madhe e Gizës e cila njihet
me emrin “piramida e Keopsit” , me 1380000 metra katror, dhe e cila
përbëhet prej 2 milion gurëve secili me 2 ton peshe, e në disa raste
pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën vështirë se e bart
edhe një kamion i madh. As sot në shek. XXI nuk krahasohet dot, bile
janë xhuxh çdo ndërtesë tjetër në botë më të për madhësi, peshë, e
përpikmëri matematikore. Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milion ton,
më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar njeriu deri më tani. Ato janë aq të
mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, madje
edhe nga Hëna. Besohet se në të kaluarën piramidat kanë qenë të
zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tjerë tepër të çmuar. Struktura e
piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas shumë
shekujsh. Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë
produkt dhe rezultat e dijetarëve te lashtë egjiptianë, dhe i një fuqi
punëtore me rreth 2 milion skllavë. Pikën e parë shumë shkencëtar po e
sfidojnë bukur, duke cituar se struktura e piramidës dhe shumë detaje të
saj nuk i përshtaten aspak kohës, dhe teknologjisë së atëhershme. Duhet
pasur gjithmonë parasysh se edhe sot për ndërtimin e një piramide (si
ajo e Gizës) duhet një sfidë e vërtet në inxhinieri e arkitekturë. Sot
ndërtohen shumë pak ndërtesa me formë piramide, sepse paraqet vërtet një
vështirësi. Njihet, një piramidë moderne e madhe (shumëfish më e vogël
se piramida e madhe e Gizës) është ndërtuar në Las Vegas, të tjerat janë
të pakta, apo shumë të vogla. Këto piramida moderne punohen vetëm me
anën e makinave të mëdha, dhe me anën e gjeometrisë së përpiktë e
ligjeve matematikore. Atëherë si kanë mundur egjiptianët të ngrinin këso
lloj strukturash, vetëm me anën e fuqisë punëtore dhe mjeteve tepër te
thjeshta të asaj kohe? Si kanë mundur të ushqenin njnumër aq të madh njerëzish? Kësaj pyetje ende nuk është mundur t’i
gjendet një përgjigje. Piramidat e Gizës thuhet se janë ndërtuar gjatë
dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më parë. Bëjnë pjesë ne 7 mrekullitë e
botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat për kohën gjendet më
shumë se çdo kund tjetër. Flitet se këto piramida janë ngritur nga po
ata arkitekt qe ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për
nderimin e faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën
drejt perëndisë e përjetësisë. Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve
nga e gjithë bota, në piramidë gjendet e kaluara dhe e ardhmja e
njerëzimit. Ne kohët e kaluara është menduar se në Piramidat egjiptiane
gjenden pasuri shumë të çmuara sikur arë e thesare, por kjo ende nuk
është vërtetuar, më përkatësisht në piramidë nuk është gjetur asgjë e
çmuar. Sipas vëzhgimeve të fundit shkencore poshtë sfinksit gjendet një
dhomë misterioze, për të cilën ende nuk është njohur gjithçka. Nga disa
studiues mendohet se nën piramidë eshte dhoma e ashtu quajtur “dhoma e
dijeve” ku gjenden të gjitha informacionet mbi sekretin e piramidave,
dhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit, por sipas legjendës
kjo nuk duhet hapur, sepse siç thonë mund të jetë dita e gjykimit dhe e
shkatërrimit të plotë të shoqërisë njerëzore. Shkenca konstaton se
ekziston “dhoma e dijeve”, por pa këtë shtesën e fundit imagjinare.
Shkenca supozon se në fillimet e tij kompleksi i Gizës duhet te ketë
qenë diçka tepër e bukur, dhe sipërfaqja e vrazhdë e piramidës duhet të
ketë qenë, pasqyrë e lëmuar, sipas konstatimeve shkencore. Tempuj te
mëdhenj, piramida super të mëdha, dhoma të nëndheshme etj. Robert
Bauval, një inxhinier dhe autor i librit “Mesazhi i sfinksit”, pasi
vizitoj dhe studioi me hollësi piramidat e Gizësdhe pasi analizoi me kujdes ato, tha se është diçka tepër misterioze se
përse nuk mbeti asnjë shënim mbi konstruktin e piramidave, përse nuk u
gjet asnjë mbishkrim, asnjë dokument? Eshtë vërtet e pakuptimtë që
egjiptianët përshkruanin çdo gjë që shihnin madje edhe lumin teksa
rridhte, edhe ndërtimin e shtëpive , edhe kanalet e ujit, e Nilin, kurse
asnjë dokument nuk u gjet kurrë për piramidat të cilat duheshin
konsideruar diçka shumë madhore, nga vetë fakti që në to punuan 2 milion
e më shumë egjiptian. Si është e mundur kjo? Pastaj Ryder Gryem
Hancock, gjithashtu studiues kishte te njëjtin mendim me Bauvalin, ai
thotë se, egjiptianet nuk do të ndërtonin diçka kaq madhore, e ta linin
në errësirë, mos ta tregonin mënyrën e ndërtimit. Sepse edhe vetë
praktika tregon se egjiptianët do ta përshkruanin sigurisht ditën kur do
të ngriheshin piramidat, por kjo nuk ndodhi, mos vallë ndërtuesit nuk
kanë qenë egjiptianët? Thuhet se civilizimi i Egjiptian filloi 3000 vjet
para lindjes së Krishtit, diku rreth 500 vjet para se të ndërtoheshin
piramidat e Gizës. Në historinë e tij Egjipti i lashtë ngërthen një
kulturë unike, krejtësisht ndryshe nga popujt e tjerë. Këtu besohej ne
disa perëndi ndër të cilat ishte edhe perëndia “Ra”, perëndia e diellit e
cila ishte mbi të gjitha. Këtu popullata ndodhej në kohën e gurit,
respektivisht koha dhe teknologjia ishin ne atë pikë saqë ende nuk ishte
zbuluar rrota, mjeti më i thjeshtë për transport. Bauvalin e mahnit
fakti se e gjithë ajo strukturë gjigante është ngritur vetëm për t’ia
siguruar varrin një faraoni, kjo është diçka shumë e çuditshme për të,
bile edhe e pabesueshme. Ai mendon se piramidat në Gize kishin edhe një
funksion tjetër. Ka të tillë qe mendojnë se piramidat janë ngritur si
stacione për një racë tjetër, sepse edhe ashtu vendi është tepër i
përshtatshëm për një eksplorim të një race tjetër, pikërisht në qendër
të tokës, në një terren të rrafshët e pa lugina të mëdha. Disa të tjerë
mendojnë se Piramidat janë përdorur vetëm si hambar për grurë, por kjo
zgjidhje besohet shumë më pak nga njerëzit. Dhe një supozim tjetër thotë
se ato janë përdorur si observator astronomik. Deri vonë piramida e
madhe e Gizës (Khufu) kishte qenë ndërtesa më e lartë në botë, deri sa u
ndërtua në Paris Kulla e madhe e Ajfelit. Tri piramidat e mëdha të
Gizës përcaktojnë saktësisht, në mënyrë matematikore katër drejtimet globale:
Perëndimin, Lindjen, Veriun e Jugun. Gjenden ne mënyrë milimetrike në
vijën e paramenduar ekuatoriale të tokës, vijë e cila e ndan tokën në dy
pjesë të barabarta. Pikërisht “kompleksi i piramidave të Gizës” gjendet
në qendër të tokës. Në piramidat e Gizës ekziston një sistem tepër i
ndërlikuar pastrimi i ajrit ne strukturën e brendshme të Faraonit. Ai
sistem është tepër komplekse dhe shumë i avancuar, qe nuk përshtatet
aspak me kohën e atëhershme. Përbëhet nga mija thyerje e lakime të
gurit, në mënyrë qe ajri të pastrohet sa më lehtë, dhe dhoma në të cilën
qëndron faraoni të jetë sa më e freskët. Ky qëllim i tyre është
arritur. Tunelet nën piramidë janë po aq misterioze sa vetë piramidat...
Për të hapur një tunel në kohën tonë, kërkohet një vend qe përbëhet
prej gurëve tepër të fortë e të ngjitur fort njëri me tjetrin në mënyrë
qe tuneli ta këtë të vështirë të shembet, sot shumë vështirë bëhet ai në
hapësira ku nuk ka gurë. Megjithatë egjiptianët para 5000 vjetëve kanë
arritur të ndërtojnë tunel super të gjatë në rërë, qe sot është tepër e
vështirë kjo. As këtij fakti nuk i gjendet sqarimi, bile është diçka e
pamundur të ndërtohet nga njerëzit me teknologjinë e atëhershme, sipas
gjykimit të Bauvalit, Ham Cock-ut, dhe Doktorr Ivanovicit. Doktorr
Ivanovic është një ndër pjesëmarrësit, në projektin tepër sekret, qe
njihet me emrin “ISiS”. Ai është gjithashtu autor i librit po me këtë
emër. Ai citon se në vitin 1961 në piramidën e madhe të Gizës është
gjetur një krijesë jo njerëore ne arkivolin e faraonit Khafu.Për këtë
Dr. Ivanovici ka edhe dokumente zyrtare të KGB-së, dhe video –
materialin mbi kete ekspedite. Kjo ekspeditë është organizuar nga
organet sekrete të KGB-së së Rusisë. Projekti ISiS ishte projekt
shkencor, i cili është formuar gjithsej për tre arsye: -për kerkime
shkencore për fuqitë telepatike -për dosjet UFO dhe. -për piramidat në Egjipt. Ekspedita në vitin 1961, pasi kishte hapur
arkivolin e Khafus, i cili qëndronte ashtu për 5 dekada, pasi kishte
marrë kufomën , dhe pasi kishte studiuar me hollësi atë KGB-ja,
rezultatet tregonin se krijesa e gjetur nuk ishte njeri, edhe pse kishte
karakteristika të përbashkëta me njeriun. Për këtë informacion edhe pse
burimet janë të sigurta ende ky fakt është në një errësirë, dhe në një
paqartësi. Sipas Dr. Ivanocvicit këtu kemi të bëjmë me zbulimin më të
madh të njerëzimit, me shkeljen e një humanoidi jashtëtokësor në tokë, i
cili la dijet e njohurit tek qytetërimi egjiptian. Gjatë kësaj
ekspedite është vërejtur edhe nje fakt tjetër: Nga shkëmbi buronte një
forcë magnetike, për te cilën shkenca ende nuk ka dhënë shpjegim. Ajo
forcë magnetike buron edhe sot nga shkëmbinjtë e lashtë të piramidës së
madhe. Gjithashtu Ivanovici thotë se KGB-ja zbuloi prova dhe argumente
të pakundërshtueshme, që Egjipti u zhvillua mbi një trashëgimi dijesh,
të një race jashtëtokësore. Kjo teori shumë besohet nga njerëzit, dhe
është shumë e mundur që në të kaluarën kemi qenë të vizituar nga një
racë jashtëtokësore, tek e fundit kjo si mundësi pranohet edhe nga
shkenca. Sipas po këtij studiuesi alienët nuk erdhën në tokë për t’i
parë piramidat e Gizës, por për t’i ndërtuar ato, si stacione
jashtëtokësore për eksplorim ndërplanetar. Ja të shikojmë mundësitë që
njeriu atë stad të zhvillimit mund të ndërtoi diçka kaq gjigante.
Problemi fillestar apo misteri fillestar më mirë të themi, është lëvizja
e gurëve ku si mesatare po marrim 5 ton një gurë. Teoria e parë ishte
tërheqja me litar, kjo mundësi bie poshtë, sepse është vërtetuar se nuk
ka asnjë mundësi teorike që të lëvizet një shkëmb nga dhjetëra e njerëz
me peshën mbi 3 ton, vetëm nëse në fuqinë shtytëse do të ishin qindrat,
dhe në këtë çast bëhet e palogjikshme sepse kohëzgjatja do të ishte me
mijëvjeçar e jo me dekada për sa janë ndërtuar. Teoria tjetër thotë se
janë përdorur drunjtë e pemëve për lëvizjen e këtyre shkëmbinjve
gjigante. Është konstatuar shkencërisht se në qoftë se kjo mundësi do të
ishte shfrytëzuar, atëherë vetë grumbullimi i drunjve të pemëve, dhe
bartja e tyre do të ishte projekt shumëfish më gjigant se sa vetë
piramidat, prandaj edhe kjo mundësi nuk pranohet si e logjikshme. Pastaj
kur të përmendet fakti se Egjipti është një ndër vendet më të varfra në
botë sa i përket numrit të pemëve.

4Cjane piramidat? Empty Re: Cjane piramidat? 2/4/2013, 18:00

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Cjane piramidat? Piramida-300x182Egjiptianët e lashtë ishin ndër vëzhguesit më kuriozë të qiellit, sipas
disa autorëve mund të konsiderohen madje edhe të parët astronomë të
vërtetë. Në Nabta Playa, një zonë depresive që ndodhet në shkretëtirën e
Nubias, afro 100 kilometra larg nga Abu Simbel, ruhet një kompleks i
madh megalitik, një bashkësi gurësh të vendosur në formë rrethi, që i
përkasin mijëvjeçarit V para Krishtit. Ky Stonehenge në mesin e dunave
të shkretëtirës duket i orientuar sipas pikave të ngjitjes dhe rënies së
diellit në periudha të caktuara të vitit. Për njerëzit e lashtë,
studimi i trupave yjorë dhe lëvizjeve të tyre kishte një përdorim
praktik. Rregullimi i një kalendari në bazë të lëvizjeve qiellore ishte
në fakt i domosdoshëm për të planifikuar festat dhe veprimtarinë
bujqësore. Në mënyrë të veçantë, për egjiptianët, kishte rëndësi jetike
spiralja në ngjitje, domethënë fenomeni i daljes, në lindje, i një ylli menjëherë përpara Diellit. Dhe ylli më i
rëndësishëm ishte Sopdet, Siriusi i sotëm. Ylli lidhej me perënditë
Hathor dhe Iside, dhe spiralja e tij e ngjitur pak javë përpara
solsticit veror dukej se paralajmëronte përmbytjen e bekuar verore të
Nilit.
Yje monumentalë

Duke marrë parasysh lidhjen e ngushtë mes studimit të trupave
qiellorë dhe fesë (astronomët e lashtë ishin në të njëjtën kohë
priftërinj, është e natyrshme që rezultatet e vëzhgimeve reflektoheshin
edhe në ndërtimin e monumenteve të shenjtë. Po të njëjtat piramida, në
fakt, duket se janë ndërtuar duke iu referuar pozicioneve të yjeve. Në
fakt, është hedhur hipoteza që, përveçse përfaqësonin monumente funeralë
të ngritur mbi varrin e sovranit, piramidat shërbenin për të lehtësuar
ngjitjen në qiell të shpirtit të faraonit të vdekur. Pra, si të thuash
makina shumë të mëdha për të “hedhur” sovranin në botën e përtejme.
Virginia Trimble, astronome e Universitetit të Kalifornias, në vitin
1964 demonstroi se si kanali në jug të dhomës së mbretit në piramidën e
Keopsit tregonte, në periudhën e ndërtimit të piramidës, mes viteve 2620
dhe 2500 para Krishtit, për nga zona e qiellit ku lëviznin yjet e
Brezit të Orionit,ndërkohë që ai verior tregonte për nga ylli polar. Duke kujtuar se si
egjiptianët e lidhnin me konstelacionin e Orionit hyjshmërinë e
Osiridit, me të cilin identifikohej faraoni i vdekur, aëherë ngrihej
spontane hipoteza që kanali ishte i destinuar të vendoste një lloj
komunikimi të drejtpërdrejtë mes dhomës ku ndodhej i vdekuri dhe
destinacionit yjor të faraonit. Që në vitet 800 një tjetër astronom
kishte mbetur i magjepsur nga saktësia e piramidave, madje deri në atë
pikë sa të formulonte megjithatë teori më të diskutueshme. Skocezi
Charles Piazzi Smyth kreu matje të sakta në Piramidën e Madhe dhe arriti
në konkluzionin që përmblidhte në vetvete një dije më të lartë të
universit. Nga matjet dhe llogaritjet e tij, ai deduktoi se mund të
nxirreshin gjëra të mëdha astronomike dhe madje data shumë të
rëndësishme për historinë e njerëzimit, si ajo e mërgimit të hebrenjve
apo e lindjes së Krishtit. “Në të vërtetë”, shpjegon astrofizikani Steno
Ferluga i Universitetit të Triestes “metoda e përshtatur nga Piazzi
Smyth do të lejonte të siguronim rezultate analoge edhe nëse do të
aplikohej në çfarëdolloj ndërtese moderne. Në fakt, duke elaboruar në
mënyrën e duhur çfarëdolloj objekti, mund të arrihet çfarëdolloj
rezultati”.Yje në Tokë

Megjithatë, hipoteza e një korrespondimi mes pozicionit të piramidave
dhe atij të yjeve nuk gjendet veç aty. Autorët e Greqisë së lashtë na
zbulojnë se për egjiptianët Rruga e Qumështit, fasha e yjeve që përshkon
qiellin, ishte korresponduesi qiellor i Nilit.

Dhe nëse Rruga e Qumështit mund të ishte reflektimi qiellor i lumit,
dhe e anasjellta, përse pika të tjera mbi Tokë nuk do të mund të
korrespondonin me pika specifike në qiell? Ishin Robert Bauval dhe
Adrian Gilbert, në librin “Misteri i Orionit” që parashtruan tezën sipas
të cilës piramidat ishin ndërtuar në mënyrë të tillë që të riprodhonin
kupën qiellore. Ideja e Bauval merr shtysë nga observacioni që pozicioni
i 3 piramidave të mëdha të Gizës duket sikur riprodhon atë të 3 yjeve
në Brezin e Orionit, domethënë Osiridin, perëndinë e të vdekurve.
Kënde të ndryshëm

Megjithatë, kjo hipotezë ka mangësi të ndryshme. Pohime të tilla janë
vënë në provë mbi të gjitha nga dy astronomë, amerikani Ed Krupp dhe
afrikanojugori Anthony Fairall. Si për fillim, korrespondimi është vetëm
i përafërt: vija e tre piramidave kryesore është e drejtuar për nga
veriu, ndërsa ajo e yjeve për nga jugu; për t’i përputhur duhet të
rrotullohet një nga të dyja. Megjithatë, edhe kështu këndi i drejtimit
është i ndryshëm. Nëse pastaj përfshijmë edhe piramidat e tjera, siç bën
Bauval, nuk gjendet më asgjë dhe mbi të gjitha mungojnë pikërisht
piramidat që i korrespondojnë dy yjeve më të shdnritshëm të të gjithë
konstelacionit: Betelguese dhe Rigel.

“Bauval dhe të tjerë”, thotë Robert Chadëick, historian i McGill
University në Montrea, “nuk kanë arritur asnjëherë të çiftojnë më shumë
se 3 piramida dhe po kaq yje. Duke qenë se janë afro 30 piramida në
zonën mes Abu Ruwash dhe Dashur, ky përkim është gjithësesi i
hamendësuar. Kombinimi i 10 % të piramidave me 3 yje në mijëra yje të
dukshëm në kupën qiellore nuk është provë e një korrelacioni bindës”.

Ndoshta mundet që, për egjiptianët e lashtë, Orioni ishte i përbërë
thjeshtë nga 3 yje të Brezit. Në varrin e Senmut, një arkitekt i
dinastisë XVIII, konstelacioni i Orionit përfaqësohet nga tre yje në
rresht dhe jo nga 7 që formojnë
konstelacionin siç e njohim ne. Kinezët e lashtë e quanin Orionin Shen
che, dhe jo rastësisht ndoshta. Ky term përkthehet “Bashkimi i treshes”.
Pra, mund të mos ketë asnjë kuptim të kërkosh tek piramidat
korrespndimin e të shtatë yjeve. Ndoshta, me 3 piramidat e Gizës
egjiptianët përpiqeshin të riprodhonin në mënyrë të përafërt vendosjen e
yjeve të brezit dhe asgjë më shumë.
Jashtëtokësorë?

Por për Bauval dhe një tjetër studiues mbështetës të kësaj teze,
Graham Hancock, kjo nuk mjafton. Të dy thonë në fakt se një herë e një
kohë të tre piramidat e Gizës kanë qenë pozicionuar me saktësi
milimetrike. Dhe që, bazuar vetëm në konfigurimin e tyre, mund të
arrihesh tek mosha e tyre reale. Arsyetimi është ky: përllogaritet
raporti mes këndit të reshtimit të piramidave të mëdha dhe Nilit me
këndin e Brezit të Orionit dhe Rrugës së Qumështit. Me anë të një
simulimi në kompjuter përllogaritet më pas rrotullimi i kryer nga
konstelacioni gjatë mijëvjeçarëve dhe arrihet në një koinçidencë të
përsosur mes 2 këndeve diku rreth vitit 10 500 para Krishtit.
Konkluzioni: piramidat janë 8 mijë vite më të lashta nga sa është
menduar deri sot. Dhe pikërisht mbi këtë bazë, shumëkush ka hedhur
hipotezën e ekzistencës së qytetërimeve shumë të lashta dhe të panjohura
(për disa edhe jashtëtokësorë) që mendohet të kenë ndërtuar piramidat
në kohë shumë të largëta.

Asnjë provë

Por ekzistojnë prova në gjendje të përgënjeshtrojnë ato
historiko-kulturore të akumuluara me kalimin e kohës nga arkeologë që e
shohin ndërtimin e piramidave të mëdha të Gizës nga faraonët e dinastisë
IV? Fatkeqësisht jo. E vetmja “provë” është ajo ngjashmëri mes
pozicionit të tre piramidave dhe tre yjeve të brezit të Orionit.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons