Një zhytje në Syrin e Kaltër është kurdoherë një sfidë drejt së panjohurës. Rryma e fortë e bën të vështirë eksplorimin e burimit, por fotot që po botojmë, zbulojnë një botë që ka mrekulluar breza të tërë shqiptarësh dhe vizitorësh të huaj Burimet e Syrit të Kaltër, një prej mrekullive shqiptare të natyrës, tërheq çdo verë qindra njerëz të ndryshëm të cilët mahniten me ngjyrat dhe ujrat e kthjellta të këtij burimi. Deri më sot shumë pak njerëz kanë tentuar të eksplorojnë burimet e Syrit të kaltër për të kuptuar diçka më shumë mbi këtë çudi të natyrës sonë. Legjenda të shumta Pagane e veshin me mister këtë burim, duke na dhënë të kuptojmë se banorët e lashtë e kanë adhuruar po aq sa edhe ne këtë mrekulli të natyrës.
Për të kuptuar sado pak vërtetësinë e këtyre legjendave, Qendra Shqiptare për Kërkime Detare, së bashku me ekipin amerikan të RPM Nautical Foundation dhe arkeologun shqiptare të ekspeditës Dr.Anastasi kryen tentativën e parë për një studim shkencor të Syrit të Kaltër më 29 korrik 2011. Ky kërkim kishte edhe mbështetjen e Organizatës së Arkeologjisë së Shpellave, një Fondacion i specializuar në studimin Shpellave dhe e përdorimim e tyre për rituale pagane në mbarë botën. Zhytesat arkeologë dhe biologë amerikane Peter Campell dhe Derek Smith ndërmorën tentativën e parë për hyrjen në thellësitë e Syrit te Kalter, të vëzhguar nga një mori njerëzish, të cilët kishin ardhur për t’u freskuar pranë këtij burimi.
Syri i Kalter është i rrethuar jo vetem nga Pyjet e gjelbër, por edhe nga rrëfime mitologjike të cilat na japin një informacion mbi mundësinë e përdorimit të këtyre burimeve për ritet pagane të kurbaneve të kafshëve, në nderim të perëndive antike. Këto rrefenja dhe tregime që rrethojnë Syrin e Kaltër, sugjerojnë se ky vend ishte një qendër e rëndësishme kulturore në të kaluarën
Mijëra vjet të kulturave historike kane lene gjurmet e tyre ne Shqipëris por keto gjurma nën ujë presin ende për t’u zbuluar. Kjo përfshin edhe shpella nënujore të tilla si Syri i Kaltër, ku çdo fillim pranvere mund te kete pasur ceremoni dhe fli ndaj hujnive si një tipar i rëndësishëm kulturor në kontekstin e lashtë. Njerëzit nga Epoka e Gurit e deri me sot a kane pare kete burim uji si fillesen e jetes dhe e kane perdorur për ritualet dhe për qëllime fetare. Afërsia e këtij burimi me qytetet e lashta si Finiqi apo Butrinti, e përforcojnë më shumë këtë ide, duke na bërë të mundur që të mendojmë se Syri i Kaltër mund të ketë qenë një qendër ritualesh të ngjashme me ato të gjetura në Francë dhe Itali.
Ritualet Pagane ishin nje mundësi e madhe për të nderuar një perëndi apo perëndeshë dhe në to ishin të përfshira flitet e kafshëve si dhe hedhja në burim e verës apo veglave të ndryshme. Ashtu si në kohet moderne, kur njerëzit ende përdorin burimet në mënyra të ngjashme ritualesh, duke hedhur sende si monedha, për fat të mbarë, ashtu edhe banorët e lashtë mendonin se hedhja e kurbaneve apo e sendeve në këto burime, sillte fat..
Sipas specialistëve shqiptare që kanë studiuar Syrin e Kaltër, burimi ka nje rrjedhje mesatare prej tetëmbëdhjetë metra kub për sekondë. Ky shkarkimin masiv uji e bën zhytjen shumë të vështirë dhe te rrezikshme. Eksplorimi i shpellave me diving (zhytje) është potencialisht i rrezikshëm edhe në kushtet e ujrave të qeta, por rreziqet jane shumë të mëdha kur uji del me presion të lartë.
Zbritja në burim kundër rrymës është shumë e vështirë, pasi forca e ujit mund të dëmtojë sistemin e ajrit dhe mund të humbësh furnizimin me oksigjen. Dalja nga shpella është akoma më e rrezikshme sesa zhytja në pikiatë. Presioni i madh i ujit ka një numër efektesh të dëmshme për fiziologjine e njeriut. Nëse një zhytës nuk eshte i kujdesshëm, ai mund të flaket me shpejtesi nga rryma, duke dalë në sipërfaqe. Një mundësi e madhe kjo për aksident fatal.
Shkencëtarët e këtij projekti ishin me fat që kishin në dispozicion një hartë të Syrit të Kaltër, e hartuar nga zhytësit e mëparshëm, e cila i ndihmoi ata të përgatiten për terrenin e shpellës. Harta tregon një rënie në afërsi të drejtë për njëzet metra, ku burimi ka një zgavër, para se të vazhdojë në rënie në anën e saj jugore. Kjo zgaver krijon një zonë ujëmbledhëse për çdo objekte që zbret nga lart dhe e ben ate të përkyer për studime të mundshme.
Gjatë zhytjes në burimin e Syrit të Kaltër, u panë dëshmi të depozitimit njerëzor, megjithatë sasia më e madhe e objekteve u gjet në zgavër. Pjesa më e madhe e artikujve ishin moderne, të tilla si xhama të thyer, copa çimentosh të thyera si dhe copa hekuri. Me interes të madh ishte vezhgimi i një sasie kockash dhe copash druri. Prania e kockave jane prova të gatimit, të cilat mund të tregojnë për sakrificën e lashtë, ku gjatë festës, kafshet e vrara të jenë përgatitur në nderin e një hyjnie.
Gjithsesi, në hulumtimet e ardhshme mund të shikohet mundësia e koleksionimit të mbeturinave të kockave, per t’i studiuar ato dhe per t’i datuar si dëshmi të ruajtura të banoreve të lashtë. Ekipi ndërdisiplinor që kreu këtë zhytje të vështirë, përdor vetëm metoda vëzhguese për të dokumentuar gjetjet në këtë shpellë, duke mos prekur asgjë dhe duke lënë çdo gjë në vend, për vizitorët e ardhshëm, si dhe shkencë*tarët që do të kërkojnë ta studiojne këtë shpellë më mirë.
Informacioni që eshte mbledhur do të përdoret për të pare mundësinë e zhytjeve shkencore në të ardhmen në këtë shpellë, apo edhe shpella të tjera në Shqipëri, si dhe eksplorimin e tyre për të kuptuar nëse banorët e lashte i përdornin këto burime si vende për rituale fetare apo jo. Kjo zhytje ishte një sondazh i suksesshëm fillestar, duke demonstruar mundësinë e burimeve shqiptare dhe duke treguar se këto burime mund të përmbajnë materiale të rëndësishme arkeologjike, të cilat mund të shpjegojnë edhe kuptimin e shumë legjendave dhe tregimeve për këto mrekulli natyrore.