Forumi Kuq E Zi
Planeti X, ose Nibiru.................... Historiku i planetit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Planeti X, ose Nibiru.................... Historiku i planetit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Planeti X, ose Nibiru.................... Historiku i planetit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Planeti X, ose Nibiru.................... Historiku i planetit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjate veres 2005 nje ekip shkencetaresh amerikane pranoi egzistencen e Planetit X. Michael Brown, drejtori i ekipit te kerkimeve planetare ne Pasadena thoshte qe planeti i dhjete, qe graviton ne nje distance prej 15 miliard km nga Toka ishte i madh gati sa dyfishi i Plutonit.
Psikoza u perhap ne internet por ky lajm ishte dhene qe ne 2002. Ne fakt nuk ishte nje lajm i rendomte, “thjesht” nje planet me shume ne Sistemin tone Diellor qe nga 9 shkonte ne dhjete. Ne fakt, as ajo date nuk ishte ne te vertete hera e pare qe flitej per nje gje te tille.
Qe ne 1846, pas zbulimit te Neptunit, u deklarua qe mund te kishte dhe nje planet tjeter ne ate zone dhe kerkuan nje planet tjeter qe influenconte rrotullimin e Neptunit. Kur u gjet Plutoni, ne 1930, shkencetaret e kuptuan qe ishte teper i vogel qe te kishte nje ndikim real ne fushen gravitacionale te Neptunit, keshtu qe kerkimi u adresua jashte Plutonit, drejt nje planeti qe u quajt “Planeti X”.

Por hipoteza e nje tjeter trupi qiellor ishte hedhur qe ne lashtesi, çuditerisht qe ne kohen e Sumereve te lashte. Sipas studimeve te gjuhes kuneiforme te bere nga Zecharia Sitchin, gjuhetar dhe studiues rus nga Baku, poopulli antik i sumereve i kishte vendosur emrin Nibiru, nje planeti qe rrotullohej ne pjesen me te fundit te sistemit tone. Nibiru thene ndryshe dhe “planeti i kryqezimit”, gjithmone sipas sumereve, rrotullohej rreth diellit, me orbite te kundert, duke pershkuar nje elips shume te madh qe e afron me diellin tone dhe token, çdo 3600 vjet.
Nga Nibiru thone qe kane ardhur Anunaket, “ata qe nga qielli rane ne toke”, nje rrace gjigandesh te zhvilluar qe pasi zbriten ne toke i dhane fillim jetes se njeriut. Ne librin e tij “Planeti i dymbedhjete”, Sitchin, gjithmone duke u bazuar ne tekstet antike te sumereve, pershkruan me preçizion karakteristikat e Nibirut. Sipas teksteve antike te interpretuar nga Sitchin, Planeti ka dale nga nje sistem tjeter dhe eshte kapur nga yni duke kaluar afer Neptunit. Nibiru duke vazhduar ecjen e tij drejt Diellit eshte ndeshur me nje planet – thone burimet sumere – qe ndodhej midis Marsit dhe Jupiterit. Behej fjale per planetin Tiamat. Si pasoje e perplasjes Tiamat u nda ne dy pjese duke formuar me nje nga pjeset Rripin e asteroideve dhe me tjetren Token dhe Henen duke i vendosur ne nje orbite te ndyshmenga e sotmja. Po perse i dymbedhjeti kur deri tani kemi folur per nje planet te dhjete?

Sumeret konsideronin sistemin tone si te perbere nga 11 planete, duke perfshire ne llogari Diellin dhe Henen, si rrjedhoje planeti qe vinte nga skaji i larget i qiellit ishte i Dymbedhjeti. Ne mbeshtetje te njohurive astronomike fantastike te sumerve, studiuesi rus tregon nje analize te nje objekti qe gjendet ne Muzeun Shteteror te Berlinit, nje shkrim ne nje vule cilindrike akadike te datuar 2400 a.C. Vula nuk ishte gje tjeter, sipas Sitchin, nje paraqitje e Sistemit tone Diellor me planetin tone te rrethuar nga te tjere qe sot i njohim me emrat Tiamat dhe misteriozi Nibiru. Eshte padyshim unike qe ilustrimet e sistemit diellor te lena nga ai popull i lashte, deshmojne njohurite qe kishin ne ate kohe te hershme per planete qe sot studiohen fale aparaturave optike.


Ne dhjetevjeçarin e fundit jane shumefishuar lajmet qe tregojne nje planet te dhjete dhe efektet e tmerrshme qe eventualisht ai mund te shkaktonte nese vertete do te kishte nje orbite si ajo qe i pershkruhet. Nga te apasionuarit e kesaj tematike, planeti “Nibiru” quhet ndryshe dhe Planeti X, qe ne numrat romake do te thote dhjete, por njekohesisht ne matematike eshte simbol i te panjohures. Kane folur shume per kete planet, perveç Sitchin, dhe komunikata te agjencive te ndryshme shtypi dhe revista “New Scientist”.
Natyrisht qe behet fjale per sugjerime dhe fakte mbi egzistencen e X. Nderkohe, se fundmi, nje planet rrotullues perveç Plutonit eshte zbuluar faktikisht fale astronomit Brown. Atij i eshte vene emri Sedna. Behet fjale per nje trup qiellor me dimensione afersisht dy mije km mbuluar nga akull dhe shkembinj. Por planeti i fundit qe eshte zbuluar, nuk mund te krahasohet me Nibirun e sumerve antike dhe te Zecharia Sitchin. Nibiru eshte nje planet gjigand. Ai eshte tashme i identifikuar, por zbulimi i tij mbahet sekret, sipas disa teorive konspiracionale, nga disa qeveri, te cilet faktikisht dyshojne se ne Nibiru mund te kete jete inteligjente. Jemi ne fantashkence, por shume here realiteti e ka tejkaluar dhe imagjinaten me te shfrenuar. Nese kjo vertetohet, Zecharia Sitchin do te kishte te drejte dhe ne toke, me afrimin e Nibiru, mund te riktheheshin Zoterat antike qe kane krijuar Adamin me nje eksperiment gjenetik dhe i kane dhene keshtu origjinen rraces njerezore, keshtu siç konfirmojne “kreacionistet” qe kundershtojne teorite e Darwinit dhe evolucionisteve.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons