Vendi i fundit ku ti pret që të porositësh një KFC është Irani. Megjithatë, edhe pse duket e pazakontë, Kentucky Fried Chicken ka hapur restorantin e parë në vend pas më shumë se 30 vitesh. Rrjeti amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë ka ngritur një të tillë në qytetin Karaj në provincën Alborz, në qendër të Iranit.
Restoranti u hap pavarësisht sanksioneve të ashpra amerikane ndaj Iranit. Mbajtësi i licencës thotë se iu deshën pesë vite për të marrë leje nga autoritetet lokale për të hapur degën e KFC. KFC ishte mbyllur në Iran pas revolucionit islamik të vitit 1979.